Home / POEZI / MBI UNIVERSIN POETIK TË SABIT RRUSTEMIT
loading...

MBI UNIVERSIN POETIK TË SABIT RRUSTEMIT

MBI UNIVERSIN POETIK TË SABIT RRUSTEMIT

Poet i mirë është vetëm ai,duke bërë hapat e tij në krijimtari hap pas hapi,lufton për të arrirë të bukurën,të përshkruaj ngjarëjet dhe fenomenet,për atdheun,kohën,njerëzit e atdheut,ku qoftë mes poezisë apo tregimit,dokumenteve,krijimtarinë e bënë si skulpturë që flet, si muzikë që fisnikëron,si zjarr që nuk i nënshtrohet hirit,por një art të përsosur,estetik,të thjesht,lakonik dhe të qartë,të pasur letrarisht dhe të kapur për secilin lexues.

Një poet i mirë lypset sa më shumë lexim. Veçanërisht në lëmin e poezisë që të përvetësohet përvoja e të tjerëve në përsosjen e vargut si nga pikëpamja teorike (forma), ashtu edhe nga pikëpamja përmbajtjesore.

kuptojmë se poezia lirike, për të dalë e mirë, duhet të jetë: e shkruar me fjalë të zgjedhura që, me pak fjalë të thuhet shumë, ) duhet ta ketë idenë e domosdoshme sipas temës së trajtuar, duhet ta ketë ndjenjën e ngrohtësisë së brendshme, që të dalë poezia sa më e mbrujtur dhe sa më bindëse, ta ketë, në të njëjtin kohë, edhe dufin, që është dyzash sipas temës e motiveve të trajtuara dhe, duhet ta ketë edhe goditjen e qëlluar,sipas këtyre cilësive të cilat cekëm më lart,njëri nga letrarët tanë i cili i posedon të gjitha këto cilësi,është poeti ynë i çmuar,z.Sabit Rrustemi.

Sabit Rrustemi:Shquhet ndër letrarët më të spikatur të rrethit të Anamoravës.Veprat e tij poetike, vijnëpara lexuesit me një përkushtim të theksuar,ai që prej krijimeve të para artistike ka ruajtur identitetin e vet krijues, gjithnjë duke e pasuruar fondin e letërsisë shqiptare me veçantit e tija artistike.Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë.Tek krijimtaria e Sabit Rrustemit . Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë portretin e ekspresiv prej artisti.

Poeti përmes figurave artistike si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin tematik,po ashtu edhe si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin tematik,po ashtu edhe në rrafshin e vetëdijesimit të këtij absurditeti nëpër shoqëritë e ndryshme.Sabit Rrustemi,veç talentit të tij,punës së paepur,ka ardhur në këtë botë edhe me dhunti për të shkruar,me dhunti për të kapur mendimet, për të shprehur ate që ndizet në shpirtin e tij poetik,për të shpalosur botën shpirtërore para lexuesit.Ai është një lërues i madh i kulturës sonë,gëdhend vargun dhe nga ai nxjerr thesaret e fjalës,të cilat lëkundin shpirtin e lexuesëve.Poezia e tij është poezi e prushit të madh,ai ka ditur të pregadis mirë brumin e tij poetik,Ai di të zgjedh tema,din të i shtjelloj ato,gjatë shtjellimit nxjerr motive dhe mesazhe të fuqishme,
bënë mrekullira dhe vargun e tij e bënë armë të fortë në duart e luftëtarit.

Një poet që poezinë e vënë në shërbim të kombit,mes saj pastron shpirtin e vet prej krijuesit dhe shpirtërat e lexuesëve.Ai ka shumë aftësi për të shprushur shpirtin poetik,për të e pasuruar me figura të pasura poetike,metafora e simbole,qoftë kur vargëron në motivin kombëtarë,qoftë në ate të dashurisë.Sabiti iu është përkushtuar poezisë nga fëmijëria,ndoshta mu aty e mori frymëzimin,se i takonte një treve me pasuri të pashterrshme kulturore e kombëtare,në odat e rrethit të tij ka pasur burra veprimtarë të kombit të cilët kishin cilësitë më të çmuara të cilat u takojnë burrave,mençurinë,trimërinë,burrërinë,qëndresën,besen,nderin ,mbi të gjitha atdhedashurinë,si ishin:Mulla Idriz Gjilani,Idriz Seferi,Ramiz Cërnica,e shumë të llojit të tyre në rrethin e Karadakut,të cilët jetën ia kushtonin burrërisë,nderit dhe kombit.E si mos të e frymëzonin burrëritë e tyre,madje ato pejsazhet e bukura të vendlindjes së Sabitit,fushat,arat,malet,gurrat,e atij vendi të dashur e pitoresk.Poezitë e Sabitit i kam lexuar si fëmijë nëpër gazetat e revistat që botoheshin atëhere,aq sa i kuptoja,ia kisha lakmi vargjeve të tija të fuqishme.Shumë kohë më vonë,kam pasur

fatin të e njoh personalisht Sabitin,të e përqafoj e të i shtrëngoj duart me te,të pijmë kafe së bashku,të bisedojmë e këshillohemi për poezinë,artin,kulturën,i mençur ,i ngrohët,i papërtueshëm në këshilla, të jep guxim,frymëzim dhe të mundëson të kapish kuptimin e bukur të fjalës së shkruar.

Njeri që dhuron libra,unë edhe pse në mërgim,kohën kur shkoj në vendlindje takohem me te,në Hotelin”KRISTAL” të Gjilanit,vend ky që sikur i bashkon krijuesit,isha edhe në shtëpinë e tij,ku më ka lënë përshtypëje mikpritja e tij prej burrit,bukuritë pitoreske të vendlindjes së tij,më ka dhurua shumë nga krijimtaria e tij, deri te përmbledhja e fundit”Zjarrmi e Kthjelltë”,madje më ka dhënë të u përcjell edhe miqëve në mërgim,çka e kam bërë me shumë kënaqësi.Sabiti është një organizator i mirë i krijimtarisë letrare,udhëheq klubin”Beqir Musliu” në Gjilan i cili rreth vetes bashkon shumë krijues,nxjerr revistën “Agmia”,unë kam marrur pjesë në organizimet e tyre dhe jam nda shumë i kënaqur.Sabiti me Nexhat Rexhën,një shkrimtar,poet e kritik letrar,kanë bërë shumë për krijimtarinë letrare në rrethin e Anamoraves,nuk e fsheh mallin i cili më ka pushtuar,për të takuar këta dy miq të mirë,të cilët kur të i takoj,padyshim do të sjellin ndonjë risi.

Sabit Rrustemi,një poet i cili simbolizon atdhedashurinë,guximin,largpamësinë,mendjen e ndritur,i ka armë të forta fjalët e tij në vargje,frymëzim për çdo atdhedashës,ngrohin zemrat e artdashësit,ngritë moralin në shpirtin e lexuesit,është idator,projektor dhe realizues i veprave të mëdha në letërsinë tonë kombëtare.Të shkruash të bëmat e Sabit Rrustemit në letërsinë tonë,nuk arrin të i thuash me një vështrim të shkurtër,për to duhet të shkruajmë shumë.Ky mendimtar i fjales së ndritur,letërsinë e ka bërë pasion e dashuri të shpirtit,mënyrë e të jetuarit me te në të njejten çati.

Beqir Musliu u shfaq në poezinë tonë në fillim të viteve ’60, si poet me pikëpamje dhe forma insistuese, që nuk ishin të rëndomta për atë kohë… prandaj kritika e përcolli me interesim të veçantë dhe krijimtarinë e tij e tij ,i cili atë botë ishte më i miri,por shkuarëja e tij e parakohëshme në botën tjetër,la pasardhësit e tij në Anamoravë,të cilët nuk e lanë të rrënohet asnjë çast kështjella e tij letrare, vetëm sa shtoheshin krijuesit e kësaj ane,të cilët secili vënin nga një gurë në atë kështjellë,i pari e vuri Sabit Rrustemi,i cili punoj çdo çast që të ruaj,kultivoj,pasuroj dhe të mbajë gjallë vepren e tij.

Kur kujtonim të madhin Beqir Musliun në Gjilan,e pata thënë publikisht:As Beqir Musliu dhe as Kadare nuk u shfaqen rastësisht,ata me punë e mençuri bënë emër dhe vepër,ata duhet të i zëvendësoj dikush,unë e quajta një Beqir Musliu të dytë z.Sabit Rrustemin,por ai protestoj menjëherë,tha se Musliu mbetet i pazëvendsueshëm.Eh,po kështu janë ata që punojnë pa zhurmë e bujë,por jeta dhe vepra e Beqir Musliut,mbetet
e gjallë,e ndritëshme,nga se ate e bëjnë të pavdekshme krijues të mëdhenj të Anamoravës,si:Sabit Rrustemi,Nexhat Rexha,i madhi poet e kritik Ibrahim Ibishi,i cili fatkeqësisht nuk është më me ne,por i jeton vepra,Hysen Kqiku,Daut Maliqi,Demir Krasniqi,Musah Ahmetaj,Hasije Selishta -Kryeziu,Bajram Kosumi,Albinë Idrizi,Dan Kosumi,Linditë Ramushi,Vehbi Klaiqi,Fatushe Ahmetaj,Fitore Bunjaku,e shumë të tjerë të cilët nuk po mund të i përfshij në këtë shkrim të shkurtër,si Ramadan S.Latifaj,Sadbere Gagica,Isë Kosumi,Fehmi Cakolli,Shpresa Ajvazi,e shumë të tjerë…….

SABIT RRUSTEMI

Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terziaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.

Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën “Zëri i rinisë” të Prishtinës. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit “Nën maskën e mysafirëve”, të botuar në revistën “Fjala” më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poeziveËNDËRRO ËNDRRËN E MUNGUAR

Sabit Rrustemi,ka botuar:

Ku i la lisat era Rilindja, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja.
Besoj në një diell, Fjala 1992 Prishtinë.
Variacione për lirinë, Rilindja, 1997, Prishtinë.
Ëndrra që puthet, poezi, Rozafa, 2001, Prishtinë.
Pika e zezë, përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.
Maska e mysafirëve SH.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.
Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës, prozën dokumentare 1994, Shtëpia Botuese Plejada botues, Beqir Musliu.
Natyrë me vaj, album poetik, Shtëpi Botuese Plejada, Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.
Paqja e brishtë, bot. Rozafa, Prishtnë, 2007
SHIU I BUZËVE TUA, bot. Rozafa, Prishtnë, 2009
ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009
NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009
I përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, Bukuresht 2009

Trekëndshi Poetik i Paqës

Zjarmi e Kthjelltë,si dhe Sabiti do të ketë botuar edhe shumë libra tjerë,por unë si mërgimtarë shkoj rrallë në vendlindje,dhe nuk kam mundur të siguroj gjitha veprat e tij.

Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010.

Nga SABIT RRUSTEMI

Qiellit të mesnatës sime
U shfaqe papritur ashtu si je
E butë
E qetë

Etur për dashuri e jetë

Si një fllad pranvere
Më shprush nëpër dej
Më grishë pas
Kah ata qiej

Tek ajo Yllnajë ëndrre
E paprekur më prêt
Vetminë time dhe tënden
Pa fjalë e vret

Dhe unë rend pas teje
Rend e t’kërkoj
Botën tënde të fshehur
Të ta shfletoj
Përngadal krejt përngadal
Me puthje lot e mallë
Faqe për faqe
Pore për pore
Të të puthë ku dua
Dhe së fundmi në ballë
Për kënaqësinë që ma falë
Si një shfaqje e rrallë

E ëmbla ime e dëshiruar
Ik tash
Fli

Fli e ëndërro
Ëndrrën e munguar

E PRITA DHE ZGJIMIN TËND

Që t’ mos ndihesh e harruar
E prita dhe zgjimin tënd

Anise nuk jam aty
Lëkurës së bardhë engjëllore të të mikloj
Flokëve jeshile shelgjeve të varem
Të këputem e të bie
Në shtratin tënd

Pastaj ti
Zemrën ta shpalosësh sërish
Të ma mbash kokën në duar
E të mos ndalesh duke më uruar

Kafja e mëngjesit
Me vargje zier e përzier
Prêt për t’u shijuar
Brenda një bote që të vlon në gji

Llogarit që jam aty
Brenda atij filgjani që e pive me fund
Si një uratë e përditshme

…..

Ti s’ je e harruara
Ti je je ajo që po vjen

Mes reshë të mbarsura
Shpërthen
Si ajo dritë

Syri yt i kaltër
Pluhurin tim e fshin me flatër
Nëpër stinë
Rilind dashurinë

Si këtë mëngjes
Lulja ime që pres

( 24 Maj 2013)

E DIELA ZGJATË ËNDRRËN

E diela zgjatë ëndrrën
vonon agun
atë trokitje në dritare

jashtë shtëpisë
bryma tinzare e natës
dogji atë jeshil buzësh

u vonuam e dashur
një orë u vonuam
duke e pritur atë puthje
në ëndërr

të dielën e shterrim solo
si kafenë e zezë
të një mëngjesi

31 tetor 2010

MA GJEJ

Ma gjej atë varg
atë imazh
ma gej atë Po E zi
që flakë mërzi

veten tënde
ma gjej në mua
veten time në Ty
e m’i kthjell këta Sy

në dritë hëne e dielli
deri te ajo kupë e kaltër
të prekim
e të prehemi
sall me dashuri

1 Nëntor 2010

TEK RRËNJA JOTE

dyshimi
për dallim nga krimbi,
nuk e gërryen atë ZemërMollë,
po atë LoçkëZemre

mos i jep rast
të të futet në brendi
trupit jeshil
qerpikëve të zi

strehë e tij
mos u bë
moj peh’rri

se ajo zemërrëmollë
do gërryhet
do bëhet zi

ajo loçkëzemre
do rrudhet
do t’kurret
e do varet syve të mi
plot mërzi

as dyshimit
as krimbit
strehë
nuk do t’i bëhesh ti

verë e dimër
tek rrënja jote do rri
plagët të t’i mbyllë me dashuri
nëpër sythat me lule
të buloj përsëri
me frut të ri

Gjilan, 6 nëntor 2010

VJEN ME DIELL

e diela vjen sërish
me diell
lutje e vetmi

vjen dhe me të dridhshmen dashuri
fshehur diku
nën gji

vjen
e më gjen mua tek ty
ku rri

të gjen ty
nën këtë strehë zemre,
si zog vjeshte nën çati
të t’mos lag ai shi

e diela vjen
e më gjenë atje ku dua
ku me ëndje rri

tek ai Çepur i lashtë
nën një meditim të ri
i flakëruar me dashuri

14 Nëntor 2010

Nata lahet në shi
ajo rrugë me mërzi
ankthi i pritjes
ato gjurmë kah vjen ti

po zërin ta vjedh era
simfonia e vjeshtës me shi
me murmurima

stinë e vonë për vetëtima
se nuk shihen fytyrat tona

përshëndetja nuk shtypet
as në tastaturë
nuk belbëzon as në dritare

e dashur
rrebeshet e pritjes
vërshojnë bebëzave të mia

natës që s’ lahet
nga tërë ky shi
vetëtimë bëhen sytë e mi

(22 Nëntor 2010)

MONOLOG DIELLOR

ajo sillet njëzeekatër orë
rreth meje
ditë e natë
me mijëra vjet

në sistemin tim
e kam më të bukurin planet

ia kam dhënë të gjitha
të gjitha

ato që i fsheh në brendësi
dhe ato që i shihen në jashtësi
dhe të bukurit sy

oh,
po nuk di ç’i mungon tashti
pos meje

nga dhimbja
se mund ta shkrijë të tërën
nuk ju futa nën qepalla
nën të shkriftin gji
për pa e krijuar një planet të ri

ajo më rrëshqiti faqesh
ra në tjetër dashuri

(23 Nëntor2010)

FESTIVE

nga rrënjë e emrit tënd
të njomë e plot shend
piptha të flamurtë
bulojnë
e lëshojnë shtat
luleshqiponjat
me aromë
atdhedashurie

(28 Nëntor 2010)

NË MESNATË

Hyre qetas shpirtit tim
Si një ëndërr
Në mesnatë

nuk ndjeva zë
nuk ndjeva gjëmë
as fytyrën
nuk ta pashë

brenda syve t’u isha
vetëm nuk të lashë

gjumin nuk ta prisha
asnjë fjalë s’ ta thashë

veten time krejt ta dhashë
moj
ta dhashë

(1 dhjetor 2010)

NATA RREBELE

nata u bë rrebele
shtyp portrete
pllakateve prej letre
e i ngjet nëpër mure
trungje
rrugëve
shesheve
hyrje daljeve
vërshojnë retë mbi gënjeshtra
vërshojnë gjerë e gjatë
tokës së mpirë shpresash
me premtime boshe

gënjeshtarët nën ombrella
struken katesh të larta

po populli ecën rrugësh
këmbëlagur i qullur
se s’ka si struket xhepash

vetëm pritjeve thahet
prej fjalëve
që pa prekur tokën
barten prej ere

sa shi bie
e pritet me ra
këtë soj gënjeshtarësh
për me la e shpërla

(3 dhjetor 2010)

E FSHEHUR N’THELLËSI

rrëzë Çepurit struken ëndrrat
nën kaçuba
vetullave të mia
thellë diku në gji
hirin e kujtesës shprushë
për zjarr të ri

janë tharë çufurraket
pritjeve nën diell
nën erë
nën shi e stuhi

e dora ime s’ është aty
as buzët tua
e mëngjesit puhi

se si ndizen të shkretat
si ëndrrat marrin flake
e më kthejnë aty
ku tash jam dhe unë
je dhe ti

një ëndërr Çepuri
e fshehur n’ thellësi

( 10 dhjetor 2010)

BESOJ

E diela e lutjeve
e diela e pritjeve
e diela e pendesës
kjo ditë e shërbesës

troket nesësr
si ditë e shpresës
maje Çepurit
me atë fytyrë diellore
e bukë nore

të pres
e nuk zbres pa ty
për dore
ëndrra ime
për një puthje
që mbeti pa prehje
e nuk pushoi
ende ku desh’

e diela ime
me ty vjen

nuk ka rrugë tjetër
pritja ime
zgjatet deri nesër

11 dhjetor 2010

PËR DRITË TË LLAMPËS
për dritë t’ llampës
i futën gishtërinjtë
duart
dhe kapën qetas
atë pjesë të vullnetshme
për ta hedhur
atje ku s’ binte

më pas
futën dhe këmbët
qetas e pa drojë
sipas porosisë
spërkatën me egjër
njerëzit e shtëpisë

shpërgjumja ndodhi vonë
diku në mesnatë

kryemjeshtri i hajnisë
pa gojë la një popull
në qendër të Dardanisë

historia
aty ku përsëritet
nuk është mësuese e jetës
fituesi edhe njëherë
shpallet përmes gënjeshtrës

(13 dhjetor 2010)

(VARIANT)

Për dritë të llampës
futën gishtërinjtë
duart
dhe kapën qetas
atë pjesë të vullnetshme
për ta hedhur
atje ku s’ binte

më pas
futën dhe këmbët
qetas e pa drojë
sipas porosisë
spërkatën me egjër
njerëzit e shtëpisë

shpërgjumja ndodhi vonë
pasi mjeshtëri i vjedhjes
cipricullak la të zonë

(13 dhjetor 2010)

MUNGOJNË

teshtinë Kosova
nga të kundërtat
zbresin gradat përjashta
temperaturat ngriten përmbrenda
dyert hapen
koridoreve të mbyllura
mungojnë shkallët për të zbritur
zonave të lira

e mali harxhohet
muret nxihen
trarët e shtëpisë
mushkëritë e njerëzisë

tabletat
si përkujdesje çasti
vetëm fshehin dhembjet
të kundërtat rikthejnë teshtimat
lutjet
bëje mirë o zot

(15 dhjetor 2010)

KOKRRAT
Dimri ha kashtën
Leje ma kokrrat

Dilni
Përpushni
Ç’prisni

Mblidhni më
Ato dokrra
Kokrra…

Hajni e borë po reshë
Si brenda
Si jashtë shtëpisë
TROJËS ju shterr zëri
Ju mpi goja
Prej acarit
Veshtë na lanë

Ku me gjetë lesh
Pojatën kush s’ e ruan
E ujqit
Bartën kopenë

Dimër i shtirë
Do vijë
Mbi ne do n’lurë
Do teshtijë

Dhe flokët do të na bien
Prej kresë
Duke kruar

Dimrit ju sos kashta
Kokrra po ha

(16 dhjetor 2010)

UDHA E SOTIT

N’ gushtohet njeri
në ditë të sotit
shtirë me ecë drejtë
…me metë n’ kamë
përfundi akull
e naltë
nji qiell i vratë

e lehtë
e lehtë i qoftë udha
kush ka me udh’tu
gjatë

deri tek ai lis
me maje t’ thatë

(20 dhjetor 2010)

THELLËSISË SATE
(maleve të Karadakut në dimër)

Heshtja e bardhë
si paqe e ftohtë
ma mbulon trupin
të shtrirë nën lisa
mb rrënjë malesh

vetëm flokët
m’ i shkund era
degëve krahëlehta
ka pak gjethe
shpresë pranvere

i vetëm ha veten
ditët që ikin
me ushtimë ere
zë a gjëmë s’ ka
sall kur thyhem
prej jugu a ngrice

rri e pres
sot e mot
nuk shkulem dot
e kanë kot

vetëm yti lot
më djeg
dhe ai zot
fshehur në mua

prej dhimbjeve
shtrydhem
shpërthej në krua
buzëve tua

(21 dhjetor 2010)

BJERI TRUP

ka shumë shtigje
deri tek ajo maje

kahdo që t’ i biesh
ecja jote do shihet
nuk ka se si fshihet

mali që patëm
më parë është prerë
tash po digjet

bjeri trup përpjetzës
diku gjunjaz
diku me duar

e di sëpaku
që arrive vetë
kurdo që ta prekësh atë majë

tagër s’ i paguan askujt

dhe pusho pastaj
pusho e kënaqu
krejt i qetë

(22 dhjetor 2010)

ORËZEMRA
Orëzemra
në dymbëdhjetë dritare
trokiti
dymbëdhjetë herë
për t’u bërë një me ty

dhe u bë

mes zerosh
u shfaqe Ti
në pikë të natës

përmes puthjesh
ditë e re agoi

(24 dhjetor 2010)

Shkruan:Shaban Cakolli

loading...

Komento!

loading...