Home / POEZI / MANDELA I DEVOLLIT
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

MANDELA I DEVOLLIT

Nelson Mandela,simboli i qendreses,ka bere 28 vite .Por,sa kundershtare politike,ne Shqiperi,kane vuajtur me shume denim se Mandela?..Me dhjetra,ndoshta me qindra..Nje prej tyre eshte dhe Sami Dangellia,nga Menkulasi i Devollit,me 43 vjet burg..Kam dhe kemi nderin te krenohemi me Mandelat tane..

MANDELA I DEVOLLIT

40 vjet,në burg u trete
40 vjet,pamposhtur,mbete
40 vjet, burgje dhe tela
o Sami, Nelson Mandela

në burg dimri,në burg behari
Në burg jeta,në burg varri
në burg pranvera,në burg vjeshta…
në burg gjallë,në burg eshtra

eshtrat larg, në Spaç mbuluar
dhe i vdekur,i dënuar
varrosur ,nga kriminelë
o Sami,dy her’ ,Mandelë

krenari,për Devollinjtë
ishe brum,nga Dangëllinjtë
ishte vatra,që lind burra
nuk e mboshti diktatura

40 vjet, në burg u trete
simbol ishe, simbol mbete
ëndra jote, ish’ liria
o Nelson,Sami Dangllia..

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...