Home / POEZI / MALLI DO MË VDESË
loading...
Kadri Kadi
Kadri Kadi

MALLI DO MË VDESË

MALLI DO MË VDESË

Shqipëri moj hallemadhe
Fëmijët na i shpërndave
Ca në Evropë, ca në Amerikë
O burra, kush mund të ikë

Po ne pleqtë, ne kërcunjtë
Nuk kemi zemër të drunjtë
Se Zoti na ka bekuar
Për familje të bashkuar

Jo nga qejfi, por nga halli
Dhe ne ikëm nga Vatani
Se shtëpinë e duam plot
Pa fëmijët, s’rrojmë dot

Erdhëm këtej, jetojmë mirë
Mirëzeza, pa Shqipërinë
Malli për të do të na vdesë
Dheu i huaj, a do na tresë?

Shqipëri moj të kam nënë
Ndjehem keq që të kam lënë
Të njoh ty në çdo pëllëmbë
Të kam gjezdisur me këmbë

Dyzet vjet për ty punova
Sa munda të zbukurova
Malet dhe fushat e tua
I kam dashur dhe i dua

T’i dua lumejtë, t’i dua përrenjtë
T’i dua detet edhe liqejtë
T’i dua drurët, më dhimbset çdo gur
Çdo gjë e jotja, ka tjetër nur

Në Devollin tim dua të shkoj
Gjithë të gjallët t’i takoj
Në varre, të vdekurit t’i vizitoj
Nga një lule t’iu dhuroj

Shqipëri, të kam me vete
Më ke dhënë shumë derte
Shumë brenga e shumë mall
Sa zemra nuk po m’i mban

Ndaj po qaj, me lot po qaj
Ç’faj të kem bërë, dua ta laj
Do të më kthehet qetësia
Veç kur të jetë mirë Shqipëria

Kadri Kadiu
Denver, prill 2015

loading...

Komento!

loading...