Home / OPINION / Mafia zyrtare që ka pushtuar administratën e ka paralizuar Devollin
loading...
Edi Rama në Devoll
Edi Rama në Devoll

Mafia zyrtare që ka pushtuar administratën e ka paralizuar Devollin

Mafia zyrtare që ka pushtuar administratën e ka paralizuar Devollin

Apel i socialistëve, Ramës: Nepotizmi, ryshfeti për punësim, të paaftët dhe klanet po bëjnë ligjin. Ndërhyni se është tepër vonë!

Për shkak të numrit të popullsisë, shtrirjes gjeografike e qenies së doganës së Kapshticës në territorin administrativ, në rrethin e Devollit duket më qartë fenomeni i skandaleve të emërimeve të qeverisjes së majtë (PS-LSI), rrjeti nepotik, paraliza në sektorin e arsimit nga emërimet jashtë kriterit, deri tek klanet e hapura të interesit në dogana e sektorë të tjerë shtetërorë. Tashmë, ky fenomen që haset pothuaj në shumë rrethe të vendit, ka sjellë një indinjatë të hapur jo vetëm tek socialistët e thjeshtë, të majtët e tjerë që fituan në zgjedhjet e fundit parlamentare, por dhe nga drejtues të strukturave të së majtës në bazë. “Ne na deshën vetëm për zgjedhjet, bëmë fushatën dhe as faleminderit nuk na thanë për fitoren… Tani nuk na pyet kush. Deputeti i zonës ka klanin e tij familjar e shoqëror, po shpërblen me poste në administratë e doganë ata që paguan në fushatë, ndërsa për socialistët e thjeshtë, për dhjetëra intelektualë të njohur, nuk pyet njeri. Po dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka ndërhyrë për njerëzit e tij… Është situatë e patolerueshme, për të cilën Kryeministri Edi Rama, duhet të ndërhyjë sa më shpejt”,-pohojnë ato. Në redaksinë e “Telegraf” kanë ardhur shumë e-maile e letra me shembuj e emra konkretë të nepotizmit në administratën e Devollit. Po ashtu dhe investigime (që vazhdojnë), evidentojnë një situatë tejet të rënduar. Pa marrë përsipër të gjykojmë atë që sillet në informacionet e mësipërme, theksojmë se opinion në Devoll zien dhe kërkon ndryshimin e menjëhershëm të situatës…

SKANDALET

Informacionet nga Devolli, flasin për një sërë skandalesh në emërimet nepotike e klanore në këtë rreth… “Gjatë periudhës njëvjeçare, grupet e interesit në PS-në e Devollit, të drejtuara si mos më keq nga kryetari e njëkohësisht deputeti i PS-së për Qarkun e Korçës, Ylli Ziçishti pas takimeve nëpër kafenetë e ndryshme, caktuan drejtuesit dhe nëpunësit e rinj në administrate. Ja shembujt konkret: Hodo Cane, koordinator për zgjedhjet e fundit në Devoll, sot përgjegjës turni në doganën e Kapshticës, së pari, me bekimin e deputetëve deh qark, prefekturë e deri në Tiranë, rregulloi në punë të mirë familjarë e të afërm. Kështu, bashkëshorten e tij, ndonëse jo me arsimin e duhur, e vendosi në shkollë të mesme. Kunatën e emëroi në postë. Kushërirën e parë e vuri drejtoreshë shkolle. Edhe burrin e kushërirës po drejtor shkolle. Ndërsa djalin e xhaxhait drejtor në KESH në Devoll, që i gjithë qyteti e më gjerë dinë se është i paaftë dhe i përfolur dhe për gjëra të tjera. Po gruan e këtij drejtori, e emërojnë në arsim… Hodoja, shokun e tij të ngushtë, L.S, pa asnjë kontribut në PS, përkundër i marr nga e djathta (një nga aktivistët e zjarrtë të saj) e ka çuar në Doganën e Kapshticës. Ata, të dy kanë qenë së bashku në një agjenci doganore. Është dhe një personazh tjetër pa asnjë kontribut në PS, madje, humbës në ballafaqimet elektorale si përfaqësues i saj që është emëruar në doganë. Ai është Destan Medolli. Ka shumë skandale të tjera, që në vende kyçe janë emëruar njerëz pa kontribute në të majtën, bile, shumë prej tyre janë marr nga e djathta, kundrejt pagesave që siç përfliten shkojnë nga tre mijë deri në 5 mijë euro. Drejtuesit e lokal të PS-së nuk i pyet njeri, ligjin e bën deputeti me të fuqishmit e klanit të tij…”- konfirmojnë burimet e ardhura në “Telegraf” nga qytetarë devollinj.

ARSIMI, REKORD SKANDALESH

Sipas e-mail-eve, letrave e denoncimeve të ardhur në redaksi, në Devoll, ‘pasqyra’ e skandaleve në emërime klanore, nepotike e me ryshfet,(siç përflitet), është arsimi. Dhe kjo lidhet me emërimin në këtë detyrë të Alban Fetollit, një njeri që falsifikoi dhe notat e diplomës, për të cilën është paditur dhe nga Ministria e Arsimit. “Pasi kunati i Alban Fetollit, përkatësisht A. Prifti, që kryesonte dhe listën shumë emërore të një partie të koalicionit të majtë në zgjedhjet e 2013-s, u emërua kryetar i SHKB-së në Drejtorinë e Policisë së Korçës, Alban Fetolli emërohet titullar i Arsimit në Devoll. Ai, për t’u futur në konkurrim (dhe ky fiktiv), falsifikoi notat e diplomës nga 5.2 në 6.2, pasi nuk plotësonte kriterin bazë të konkurrimit. Tani ai është në gjyq për falsifikim, i paditur nga ministria e Arsimit. Ata që kanë filluar punë në arsim, thuhet se kanë paguar nga 3 mijë e më shumë euro. Ja një rast. Para 3 ditësh, në arsim u emërua një mësuese nga Arza e Devollit, një zonë që votimet e fundit votoi 83% për PS-në, me master të mbaruar para dy vitesh… Por çfarë ndodhi! E pushoi pas një dite punë dhe caktoi një tjetër. E caktuara në vend të saj është S. X., e njohur si militante e djathtë. Thonë që mësuesja me master, nuk duhet të ketë paguar tarifën e plotë, që të cilën duhet ta ketë bërë tjetra. Në gjëra të tilla nuk ka dëshmitarë, po të gjithë flasin. Çfarë ka ndodhur në shkollat e Devollit!? Skandal! Ky titullar, me bekimin e deputetit, nga 8 drejtorë(se kaq shkolla ka rrethi), 7, i ka jashtë kritereve e vetëm një i plotëson kriteret ligjore. Po ligji është ai dhe klani që ka pushtuar Devollin”,- shtojnë burimet e mësipërme.

NEPOTIZËM NË GJITHË SEKTORËT

Sipas informacioneve të mësipërme, nepotizmi në emërime ka përfshirë gjithë sektorët shtetërorë në Devoll. “Në krye të zyrës së punës caktohet një i paaftë për atë sektor. LSI cakton një mësuese gjuhe, ndërsa kunata e A. F., emërohet përgjegjëse e Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë. Ajo është I. Rrota dhe vjen nga strukturat e PD-së. Ndërsa është emëruar një ekonomist, që të gjithë në Devoll, e dinë se ai nuk njeh dhe tabelën e shumëzimit. Epiqendra e nepotizmit familjare shoqëror, është B. Qahja, biznesmen ndërtimi, ish-koordinator i PS-së në zgjedhjet e fundit, i cili në dukje është jashtë, por në fakt vendos ai për të gjitha emërimet. Pra, ne në Devoll e dimë se në duar të tij kalojnë të gjitha emërimet. Dhe dihet, që të emërohesh diku duhet të paguash 2 mijë, tre mijë ose 5 mijë euro. Ky ish koordinator kënaqet me emërimin e gruas, mikeshave të saj nëpër kopshte e shkolla në Bilisht e komuna. U themi hapur, në këtë rrjet nepotik e interesash që ka asfiksuar Devollin, është dora e deputetit Ziçishti…. Përflitet dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi..,”,- shtojnë burimet e mësipërme

PAKËNAQËSIA

Pakënaqësia për situatën në Devoll, është masive. Intelektualë, qytetarë dhe të zgjedhur lokal, ri konfirmojnë se situata është kritike, dhe për shkak të kësaj situate “elektorati i majtë ka humbur besimin dhe po largohet nga forcat qeverisëse”. Konfirmohet se kjo situatë është njoftuar disa herë dhe në qendër në Tiranë, në PS e qeveri dhe pritet ndërhyrja e Ramës.

GAZETA TELEGRAF

Mafia zyrtare që ka pushtuar administratën e ka paralizuar Devollin Apel i socialistëve, Ramës: Nepotizmi, ryshfeti për punësim, të paaftët dhe klanet po bëjnë ligjin. Ndërhyni se është tepër vonë! Për shkak të numrit të popullsisë, shtrirjes gjeografike e qenies së doganës së Kapshticës në territorin administrativ, në rrethin e Devollit duket më qartë fenomeni i skandaleve të emërimeve të qeverisjes së majtë (PS-LSI), rrjeti nepotik, paraliza në sektorin e arsimit nga emërimet jashtë kriterit, deri tek klanet e hapura të interesit në dogana e sektorë të tjerë shtetërorë. Tashmë, ky fenomen që haset pothuaj në shumë rrethe të vendit,…

Review Overview

Mire!

Summary : Mafia zyrtare që ka pushtuar administratën e ka paralizuar Devollin

User Rating: 4.75 ( 1 votes)
loading...

Komento!

loading...