Home / POEZI / LUMI I DEVOLLIT DHE VDEKJET
loading...

LUMI I DEVOLLIT DHE VDEKJET

LUMI I DEVOLLIT DHE VDEKJET

Sa i bukur aq dhe i shëmtuar,do jesh o lumi devoll,i egërsuar
Sa i dashur aq dhe i urryer për zemra të ëmbla vogëlushësh
Kështu do mbetesh ndër kujtimet e tyre,i keq i shpërfytyruar
Shpirtërat njomëzakë të tyre veç me dhimbje do ti mbushësh…

***

Po devoll i tillë qënke ti me egërsinë tënde sjellë nga malet
Po o lumë! Ndër shpirtrat tona sa i bekuar dhe i mallëkuar
More dy jetë,pa pyetur se kujt i duheshin vuajtjet e hallet
Mbushe me lot sy nënash,dhe vogëlushëve me sy të shkruar!

***

Devoll ! Lumë me histori sa vetë jeta e jote dhe e vetë maleve
Devoll !Që herë të gëzon me valët e qeta ,herë turfullon e grindesh
Mbi varret e dy nënave-një mërmërimë ogurzezë oshëtima tënde
Mbushe këto ditë të bukura prilli me petale të vyshkura dhimbjesh !

Greqi 7-prill 2013.

Anesti T Koxhaj

loading...

Komento!

loading...