Home / POEZI / LUM KUSH KA,SOT NJE GOMAR
loading...

LUM KUSH KA,SOT NJE GOMAR

LUM KUSH KA,SOT NJE GOMAR

Në kët’ krizë, kaq të madhe
moj makinë,sa keq na shkunde
dit për dit’ në benzinadhe
ishim miell,e na le krunde

do dal ta shes, në pazar
më shojti,benzinë, e rrota
do shkoj të ble nje gomar
pa le të çuditen bota

thon’ që ka ecjen të paktë
dhe të tund , e të bën çorbë
por ushsh.. e ush..,të shpie saktë
dhe s’e ke, kokën në torbë

herë- herë, buzën ta pëlcet
helbete,gomar,nuk di
sheh ndonje pelë, e pëllet
ësht’ njëçike, merakçi

lum ata, që gomar hipin
s’do asfalt,shkon nëpër gropa
s’i dënon njeri për rripin
as për drita,as për stopa

as që do tja dij ‘gomari
e ka namin për torollok
jo e pa,s’e pa radari
jo ka kontroll,po ka postbllok

gomar është. por ka dhe frikë
matan’ xhades, s’kapërxen
trembet, se mos ndonje dalikë
e përplas, e ngordh si qen

ndonjëherë,si për të tallur
burisë,i bien shoferat
i mallkon me një të pallur:
-Ju gjeça andej nga ferrat

pa le ata me motorë
hyjn’, n’kamiona e autobuza
thyej këmbë e thyej dorë
edhe prapë,bëjnë suza

ngren’ motorin, me nje rrotë
e pordhaviten si majmunë
thot’ gomari:
-Ç’mban kjo botë
paska me gomer’ se unë

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...