Home / POEZI / Lulja e rinise
loading...

Lulja e rinise

Lulja e rinise

Nje lule e zverdhur
tek oxhaku qendron
sikur plakes i flet
e mua me shikon

Ngrihem ngadale
me dore e peshtjelle
ne mendje me vijne kujtimet
dhe plakes nje sy i hell

Ngrihem i them ngadale
ta puth une e ta puthesh ti
si ne ate kohe kur ishe cupe
e une djale i ri

U ngrit edhe plaka
ne mendje sec kishte nje plan
me terhoqi ngadale
dhe me futi nen jorgan

E la lulen menjan
koken ma futi nen gji
me buzet e fishkura
me puthte si ne rini

Te mbytyr ne djerse
nen jorgan mbeshtjelle
pleqerija jone
u kthye ne keshtjelle.

Remzi Duro

loading...

Komento!

loading...