Home / SOCIALE / Lulet e pranverës Devollite
loading...
Sherbimi Shëndetësor-në Devoll-Sinan-Agolli
Sherbimi Shëndetësor-në Devoll-Sinan-Agolli

Lulet e pranverës Devollite

Lulet e pranverës devollite

Katër libra çelën shtёpive botuese gjatë muajit prill, pikërisht atëherë kur vjen pranvera e vërtetë në Devoll. Sipërfaqen e blertë e shpërtheu së pari Luan Kalana me librin publicistik “Devoll – Albania, Panoramë – sprovë” për të vazhduar me romanin e Thani Naqos “I fundmi i Shalëgjatëve”. Të dy autorët e parë jetojnë në Florida të SHBA. Erdhi pastaj promovimi i romanit “Përtej qenies njerëzore” i shkrimtarit Bujar Braho dhe u mbyll ky muaj me botimin e studimit monografi “Shërbimi shëndetësor në Devoll” nga dr.Sinan Agolli. Nuk e di nëse ka një trevë tjetër në Shqipëri që ta ketë përjetuar kaq bukur pranverën!

Sherbimi Shëndetësor-në Devoll-Sinan-Agolli

Sherbimi Shëndetësor-në Devoll-Sinan-Agolli

“Shërbimi shëndetësor në Devoll” është një përpjekje serioze për të sjellë një pasqyrë të plotë të këtij shërbimi që nga fillimi i shekullit të kaluar deri në ditët tona. I vetëdijshëm për vlerat që ka kjo trevë, dr.Agolli bën fillimisht një pasqyrë historike të kontributeve dhe vlerave që ka Devolli në të gjitha sferat e veprimtarisë njerëzore, pas të cilës çdo arritje në fushën e shëndetësisë ka një shpjegim bindës.
Për herë të parë këtu mund ta gjejë veten gjithkush që u ka shërbyer njerëzve në nevojë si mjek, stomatolog, kirurg, ndihmësmjek, infermiere, i specializuar ose jo. Shumë prej punonjësve kanë edhe fotografinë e tyre në këtë libër. Është një obelisk për përkushtimin e bluzave të bardha në qytet e në fshat, ditën e natën, në kohë të mira dhe të vështira.

Devolli është një trevë thesaresh. Në se studime të tilla do të bëheshin edhe për sfera të tjera të veprimtarisë njerëzore, do të kishim mundësi të sillnim një botim enciklopedik të plotë që e ka shënuar fillesën e vet me librin e oficerit të policisë Ismet Larti.

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...