Home / OPINION / Luleshtrydhet dhe luleshtrydhësi
loading...
Fatmir Lamaj
Fatmir Lamaj

Luleshtrydhet dhe luleshtrydhësi

Luleshtrydhet dhe luleshtrydhësi

Në tokën e bekuar shqiptare ku zoti me bujarinë e tij të pakursyer i ka dhënë çdo begati, luleshtrydhet rriten gjithandej. Ky frut i shijshëm kultivohet bollshëm në fermat e vogla fshatare…por edhe në kopshtin e egër të politikës shqiptare po kultivohet një lloj i veçantë luleshtrydheje të cilat përngjajnë dukshëm me luleshtrydhet origjinale. Këto luleshtrydhe politike dalëngadadëlë me harlisjen e tyre po dominojnë çdo ditë e më shumë florën e veçantë të këtij kopshti. Ato rriten pa buj në serat e partive ku kryetarët kopshtar kujdesen zellshëm për ti përshtatur sipas llojt të vet, ata çdo ditë i vadisin e i krasisin duke u dhënë format e përmasat e zakoneve e huqeve të tyre shpesh herë aq të mbrapshta.

Këto lloj luleshtrydhesh nuk bëjnë zë, ata gjithmonë janë të bindura ndaj sjelljes qoftë edhe fyese të kujdestarkryetarëvë sepse e dinë që mosbindja paguhet shtrenjt shumë shtrenjt. Ato çdo ditë u buzëqeshin përunjësisht kryetarëvë të tyre se ju kujtohet mirë fati tragjik i paraardhësve të tyre, të përjashtuar,të përbuzur,të fyer e të nëpërkëmbur deri në poshtërim. Kujtimi i së shkuarës u rri mbi kokë si sëpatë xhelati gati për ndëshkim për këdo që mund të mendoj e të veprojë ndryshe nga kryetari i tyre <> apo.. histerik. Për çdo ditë që kalon ato i nënshtrohen proçesit të një metamorfoze vrastare që shuan tek ata çdo grimcë personaliteti duke i shpërfytyruar pandalje deri në humbjen e çdo elementi njerëzor që mund të trashëgonin nga identiteti i tyre fillestar. A doni shembuj? A nuk vlen si i tillë presidenti aktual një nga luleshtrydhet më të përdorura të Berishës? A nuk ishte Jozefinka që kur u pyet për grevën tonë të urisë u përgjigj < > ? A nuk ishte ajo një e persekutuar që të paktën duhet ti dhimbseshin sado pak të përbashktët e saj me fatet tragjike?….Ajo e kishte përjashtuar vetveten nga shtresa e të persekutuarve ose më mirë e kishte detyruar kryetari i saj që të jepte dorëheqjen nga origjina e vet! Po E. Halimi, A. Bumçi etj gjithashtu edhe ata .

Kryetari me përkujdesjen e tij satanike i ka klonuar jo vetem këto luleshtrydhe të pafajshme, por të gjitha luleshtrydhet e tjera që rriten në serën neokomuniste të P.D-së. Në të gjitha diktaturat partitë kthehen në detashmente ushtarake ku rregulli, disiplina e veprimi diktohen nga komandanti. Enver Hoxha kryexhelati i popullit shqiptar të bënte fillimisht bashkëpuntor në krim pastaj në pushtet…ndaj frika e përbashkët për krimet e kryera krijonte unitetin e <<çelikt>> rreth partisë d.m.th rreth tij e cila përkthehesh në besknikëri ndaj kauzës. Kryetari historik apo skizofrenik i PD-së deri më sot e ka realizuar suksesshëm proçesin e klonimit dhe kllounizimit brenda PD-së,duke krijuar atje Salira me shumicë, sipas modelit të vet kur ishte sekretar partie, i asaj partie që i bëri gjëmën gjithë popullit shqiptar. Ai vazhdon dhe sot të prodhojë akoma luleshtrydhe të llojit të vet në serën e shpartalluar nga egoizmi i tij edhe fortunat e kohës…por gjithmonë mbetet ai luleshtrydhsi i pamëshirshëm i gjithë luleshtrydheve të prodhuara në atë serë. Eunukët politik që veprojnë e vegjetojnë në gjirin e molepsur të PD-së nuk e trembin më sulltan Saliun me ndonjë klithëm të mekur revolte. Sulltani di se ç’bën dhe si e bën, jetëgjatësia në pushtet të kthen në një Makiavel sa të pashpirt aq edhe dinak. Luleshtrydhet e rritura në serën berishiane do të mbeten gjithmonë të gatshme për të shuar orekset perverse të luleshtrydhësit Berisha si një shembull unikal i shpërfytyrimit karakterial e njerëzor.

Deri më sot në historinë e këtij vëndi vetëm dy drejtues shtetesh njihen që u rrëmbyen shqiptarëve pronën me forcën e të ashtëquajturave ligje, Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Enver Hoxha u rrëmbeu gjithçka patën shqiptarët që tek floriri që dhe sot nuk <> ku ndodhen ato qindra ton ar të grumbulluara në shekuj prej breza të tërë shqiptarësh e deri tek bagëtitë e shtëpitë, si dhe bashkë me to jetët e tyre, mijëra të pushkatuarit, të burgosurit ,e të internuarit sot nuk vlejnë më as si pika referencash historike për pseudo politikanët e pseudo historianët neokomunist shqiptar për krime makabre të kryera nga rregjimi më ogurzi që ka njohur ky vënd. Të njëjtën gjë bëri dhë Berisha me pronën kur erdhi në pushtet, ua rrëmbeu tokën pronarëve me ligjin famëkeq 7501 si dhe pronat e tjera me antiligjet e veta të paskrupullta. Në mungesë të plotë morali paraqiti <<pendesën>> e tij të vonuar me një kërkimfalje për ligjin 7501 i cili me pasojat e veta negative po gërryen ekonomine e këtij vëndi si dhe paqen sociale.

Mos harroni mijëra të vrarët dhe ata që vriten përditë për çështje pronësie! Shumë pushtues ka parë toka shqiptare por askush prej tyre nuk është sjellë në këtë formë çnjerëzore, barbarie,imoraliteti dhe pangopsie ndaj pronave të shiptarëve. Askush nuk ka djegur e shkatërruar si në 91 e 97, askush nuk preu e dogji barbarisht pyjet shekullore të tyre. Askush duke pasur parasysh dhe aktet ekstreme qe prodhojnë luftrat ku segmete te caktuara të reparteve ushtarake dalin jashtë kontrollit. Italianët pavarësisht se ishin fuqi pushtuase në këtë vënd tokat e nevojshme për përdorimet ushtarake i blenë, ndërsa gjermanet edhe sanën për kuajt e tyre e kanë blerë me flori tek fshatarët shqiptar, si dhe u pagunin detyrimet financiare qeverive të kohës për aerodromet dhe portet e atëhershme shqiptare që ata kishin në përdorim për nevojat e luftës. Nuk kemi asnjë histori të dokumentuar që italianët dhe gjermanet të kenë pushkatuar e burgosur shqiptarë për tu marrë floririn e pronat e tyre. E di fare mirë qe komunistët enverist nuk mund të jenë kurrë dakort për ketë që shkruaj unë sepse ata do të vazhdojnë të dergjen deri në vdekje në moçalin e qelbur të indoktrinimit enverian…po kështu dhe luleshtrydhet berishiane që unë guxoj tiu prezantoj gabimet e fajet tragjike të luleshtrydhësit të tyre . Luleshtrydhet Lulebasha, Lulehalimi,Lulebumçi etj do të vazhdojnë të pranojnë akoma që të shtrydhen nga luleshtrydhësi i tyre. Ata gjithmonë do të qëndrojnë kokëulur para tij si krijesat më butaforike të një klonimi tërësor.

Në një inervistë timen me gazetarin Mero Baze në maj të 2010 tek Vision plus kam deklaruar se: dhe Enver Hoxha që kishte ndërtuar atë diktaturë aq të tmerrshme, ku çdo kundërshtim ndaj tij paguhesh me jetë njerëzore përsëri kishte ndonjë që e kundërshtonte, ndërsa Sali Berisha ka grumbulluar një tufë lepujsh rreth vetes së tij që po u tha të mos flënë me gratë e tyre për një javë ata rrinë dy javë pa fjetur me to për të qënë në rregull me komandantin. Si përfundim luleshtrydhësi do vazhdojë ti shtrydh deri në fund luleshtrydhet e veta për të prodhuar <> nektarin apo lëgun e përjetësisë…kuptohet përjetësi pushteti. Ai s’do ndalet për ti shtrydhur deri në fund luleshtrudhet e veta për të qëndruar akoma në lartesitë <> të një pushteti që dhe ashtu ku është në opozitë është i pamerituar për të.

Përpara Sali përpara për humbje të reja!

Shtrydhi, shtrydhi der në fund
Këta spiuna e servilë
Burrëri nuk ka kërkund
Sfidë për ty kryexhahil

Shrydhe turmën zhurmëmadhe
Se kështu në fre e mban
Mos harro se kësaj rradhe
Fundi yt është në hapsanë

O zot! Sa më pak luleshtrydhe dhe luleshtrydhës të këtij lloji në Shqipërinë e lodhur nga brengat e hallet e saj të pafund.

Fatmir Lamaj

loading...

Komento!

loading...