Home / POEZI / LUFTË NË ASFALT
loading...

LUFTË NË ASFALT

LUFTË NË ASFALT

Kur fishkëllen,një frenë,dhe dëgjoj një “bam”
më shkon një dridhërimë,jam unë, a nuk jam
dikush thërret “o nënë”,posht’ nën llamarinat
ulërijn’ zjarrfikset,e shkrumbohen makinat

martirët e asfaltit,në kët’ luftë bam-bumb
luftë që nuk dihet,kush fiton, e kush humb
ku u shpie mushka,të rrinj,vajza e djem
një qan,një gjakoset,një tjetër…ç’të them

e nënat lebetiten,me kuje,me të qarrë
motrat kërkojnë,të zezat, ndër sirtarë
pse kështu o djema,pse ikni si të marre
rrugët i gjakosët,i mbushët lapidarë

pse tu shohë nëna,të shtrirë në tokë
si ju porositi: “bir me mend në kokë”
sa hap e mbyll sytë, ja, ndodh aksidenti
ç’ nuk sjell një jetë,befas sjell momenti

jo mburje , zotësi,o djema s’ka makina
ju loni,shtypni gazin,atë e shtyn benzina
pse e flakni në asfalt,e shtrenjtë kjo jetë
një her’, ju lindi nëna,ju lindi, që tu ketë.

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...