Home / LAJME / PERSONALITETE / Luan Xhuli {Profili}
loading...

Luan Xhuli {Profili}

Luan Xhuli {Profili}

Luan Xhuli ka lindur ne Baban te Devollit me 1955.Studioi ne degen Kimi Industriale dhe per me shume se 20 vjet, punoi ne sektorin e naftes ne qytetin e Kucoves.Prej vitit 1995 jeton dhe punon ne Athine, Greqi.

Eshte autor i disa librave si :

Ne shqip

  • 1 Maska e kohës : poezi / Luan Xhuli; Jani Nase
  • 2 Më shumë se një firmë : poezi / Luan Xhuli; Andrea Petromilo
  • 3 Ditën ëndërroj, natën e lë zgjuar… : poezi / Luan Xhuli
  • 4 Ku po shkon, o devolli… : tregime dhe kujtime / Luan Xhuli
  • 5 Ariani : novelë / Luan Xhuli; Leon Lekaj
  • 6 Në emër të pasurisë sime… : poezi / Luan Xhuli; Sh. Asllani
  • 7 U takova përsëri me Zef Lekën.. : mbas leximit të një monografie për Të / Luan Xhuli
  • 8 Në biografinë e dikurshme të një hamalli-poet! : [cikël me poezi] / Luan Xhuli
  • 9 [ Poezi] / Luan Xhuli

Ne Greqisht :

  • -Mbaj ere molle 2003 poezi
  • -Biografia e syve 2006 poezi
  • -Ku te kerkoj te falur 2008 poezi
  • -Qiparisi qe donte te matej me qiellin (2008), perralla per femije me ilustrim.

Libri “ Biografia e syve” u vleresua si nder me te miret e vitit dhe per 2007 u fut ne antologjine e poezise greke..Ka botuar poezi ne shume revista letrare dhe kritika greke eshte marre ne vecanti me poetiken e ketij poeti devolli. Pervec librave te mesiperm ,ne Greqi qarkullojne edhe kater libra per femije te perkthyera nga letersia greke per femijet shqiptare.
Punon bibliotekist ne nje nga librarite qendrore te Athines.

*******************************************************************

Ditë lindje

Iku dhe ky tren
me orar fiks
dhe vagona që vjetërohen nga ndryshku…
Përsëri se kapa .
Justifikova mosdashjen,
duke rishikuar orën time të mbetur mbrapa me qëllim…
Biletën e zhubrosur në dorë
me vlerën e ikjes,
transportova në buzën e poshtme
rrudhur në shënjë keqardhje…
Para viteve shtuar,
veten e ndjeva të vogël
për të bërë një bilanc të mundshëm ;
një llogari, një matje,nje…
Asgjë pra , asgjë,
që të më zhgënjente çastin dhe veten kësaj dite !
Me një trëndafil,
lënë mbi tryezë nga vajza e vogël,
luaja “luleshqerën” me motivin
“…Një për vete dhe dy për të tjerët…”
Nga ankesa e petaleve të rëna,
ndjeva se gjethet e gjëmbëta ,
donin të thonin diçka të gjelbërt e të veçantë
në përlotimin tim
kësaj dite ! !

Në vënd të nje krehje…

Duke kërkuar në komodinën e kujtimeve
gjeta kerhërin e dikurshëm
ngjyrë gri….
Miku i dikurshëm gjimnazist,
fëmija adhurues
i pasqyrës adoleshente…
Në xhepin e pasëm të pantollonave
ishte studioja e tij
Dhëmbët e pluhurosur nga lyra e djersës
akoma fshihnin citate serenatash…
Banori më besnik i moshës,
Dashnori më optimist i ëndrës.
Në fund,
duke imituar krehjen,
fshehurazi nga sytë tinzarë të gruas
bëra sikur rregullova kaçurelat e dikurshme
zhdruar në lëkurë të rreshkët me fije të rralla…
Në meridjanë gërvishtjesh
dhëmbët e kërhërit heshtën
duke udhëtuar larg, shumë larg…,
si të ishin afruar ekuadorit pervelues
të rinisë së hershme…!

Unë dhe Ti

Gjyshe tani, gruaja ime
sigurisht dhe unë, gjysh
Shpirtin, kemi që të dy pa moshë
pa pyetur si,ku, kur e qysh…
Rrudhat të thella si rrugë e pa shtruar
dhe mendimin… si një mal i prerë…,
Ilaçet e mbrëmjes në një kohë i pijmë
duke thënë pa folur…”na ishin njëherë…”!

2010

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...