Home / SOCIALE / Lirika e natyrshme në vargjet e poetit Skënder Kodra
loading...

Lirika e natyrshme në vargjet e poetit Skënder Kodra

Lirika e natyrshme në vargjet e poetit Skënder Kodra

Vëllimin poetik “Dhimbje dhe Dashuri “

…”Lexova poezitë e poetit Skender Kodra,dhe së bashku me krijimet e tij,shtegetova ne Athinë e Selanik,në Zyrih e Amerikë,ndjeva të plotë,mallin e poezise shqipe…”

Dritero Agolli

Pas vëllimit te sukseshem me poezi lirike “Dy herë i dashuruar“,te redaktuar nga poeti Skënder Rusi, poeti lirik korcar,i larguar por jo i harruar,rishafaqet në poezine lirike me vellimin me të ri.
skender-kodra
“Dhimbje dhe dashuri”.

Për nje kohë te gjatë gati dy dekadash i mërguar larg atdheut,ringjall vargjet lirike me virtuozitet, para publikut dhe lexuesve të tij të adhuruar,si nje poet i përmallur djaloshar në moshën e pjekurisë,me pjalmin e luleve mbulon vargjet e dhimbjes,dhe me mjaltin e nektarit, embelson e ndez flakë dashurine njerezorë.Më mire se kushdo ben komentin letrar artistik ,pasi i ka lexuar me ndjesi poezite e tij,poeti Dritero Agolli,i cili eshte dhe reçezent i librit,nje dukuri e rallë ne moshen e tij te thyer,por dhe nje priviligj per autorin…

Po shkëpusim disa fragmente nga prologu parathënës i Dritero Agollit:
-”I lexova poezite e poetit Skender Kodra,dhe se bashku me krijimet e tij,shtegetova ne Athine e Selanik,ne Zyrih dhe ne Amerike,por ndjeva te plote mallin e poezise shqipe.
Ai vetem me trup eshte ne vend te huaj,pasi shpirterish ka mbetur ne Shqipëri.
Dhe kjo ështe gje e mire,pasi nuk ka humbur identitetin,origjinen,pasi duke jetuar larg Atdheut,edhe mund te eksprimentonte ne lloje te tjera poetike,por duke u ushqyer me poezite me te mira te poeteve tane,ka ditur te najape unin e tij poetik,ne lirikat e tij me te bukura,…
Dhimbjen dhe dashurine e ka lidhur me natyren,me njeriun,e sidomos me bukurine shpirterore te femres.
Keto ndjenja ai jepme finesen e vargut ritmik,me bukrine e epiteteve dhe metaforave,nga me te bukurat.
Vargjet e poezive te Skender Kodres,kane muzikalitetin e poezise popullore,mjafton te sjellim nje citim,nje poezi nga me te shumtat qe perbejne kete vellim,te ndare ne dy pjese,
“Mall dhe brenge” dhe “Bukuri dhe dashuri”,

Në qiellin e mbjell ëme yje,
nje brazdë tymi la avioni,
pastaj u fsheh diku mbi pyje,
s’di nga u nis e s’di ku shkoi.

Zhurma e tij me vlon deshirën,
që të përkundem përmbi re,
ne gjoks të fut gjithë hapesirën,
dhe shpejt të kthehem ne Atdhe….

Poeti Skënder Kodra, kudo ku ka shkuar,ka marrë me vete mallin,per shoket e tij te jetes, per Korcen,per vendlidjen ( Arrezene Devollit)
per mikpritjen e fshatareve tane,per miqte e tij te shumte te vjetre e te rinj,vecanerisht shqetesimin e shokeve te tij ushtarake,nga te kater anet e Shqiperisë ku sherbeu me devotshmeri e perkushtim …
Këto ndjenja ai i shpreh me gjuhen e figurshme poetike,me vargun transparent,qe flasin per nje bote te pasur shpirterore,pa mllefe dhe inate dhe urrejtje,por me nje mallengjim deri ne dhimbje te sinqerte..

Le te mbyllim keto shenime te shkurtera ne paraqitjen e ketij velimi poetik me nje poezi te vetë autorit.

E pazakontë

Pushteti i bardhesise i krrusi ullinjtë
dhe rruget per nje cast fryme s’morën,
siper nesh te heshtur shkembinjtë
shinin detin që grindej me dëborën.

D.A.

….. Dhe unë do te shtoja pas Driteroit, per bukurine e vargjeve lirike,se s’ka se si mos emocionohesh dhe nxjerresh lot gjate leximit,por me njehere poeti me vargun e tij nuk te le te mallëngjehesh,se te fal buzeqeshjen,shpresen ,dashurine,,,,ate buzeqshje të çiltër qe e ndesh ne syte e tij te shkruar mbuluar nga thinjat e tij të fisme,dhe ti ndjehesh optimist dhe krenar per jeten ,për Atdheun,,,

Veç ne ënderra mbretëron gëzimi,
shokët dhe miqtë pranë më rrinë,
sapo zgjohem ,tines vjen zhgenjimi,
kudo shkoj ,perqafohem me vetminë,…

“I gjori ,…sa bukur,…” – ishin keto fjalet e gruas,e cila eshte dashamirese e apasionauar e lirikave,pasi me lexonte me zë poezitë e tij,duke fshire lotet , buzeqeshte me syte gazmor,,,” bravo Skënder”….
Isha ne dileme per te zgjedhur ndonje poezi apo strofë,qe shprehin lirizmin natyral,tipike e origjinalitetiti te poetit,
ku ai i këndon me gjuhën e zemres dhe ndez dashurinë,,,

Zgjim pranveror
Lengun e jetës në damarë,
e ndien pema e vishet si stoli,
prill e maji i rinisë ndez flakë,
Zjarr që mban emrin Dashuri,

Sylarushes

Hajde sylarushe,
se nuk pres dot gjatë,
ikën dallendyshet
dhe po kthehen prapë..

Hajde sylarushe
se më thau era,
nuk mund të bëj ndryshe,
ri e pres ne dera.

Mbaj mend,nuk ishte rastesi qe ne vitet e hershme te krijimtarise letrare te poetit,gazeta Zeri i rinise,te asaj kohe,e cila botonte krijimet tona pa ndonje çensurë të fortë,do te botonte nje faqe speciale letrare,me krijimtarine e Skender Kodres,me poezi lirike dhe nje,skice letrare,e cila fitoi çmim ne konkursin letrar,por perifrazimi i kryeredaktorit ne krye te faqes ishte inkurajues,i cili citonte,”se eshte nje talent ,i ngjashem me Lasgush Poradecin,”e të tjera,.
Ai gjatë bisedave tona ma kishte shfaqur,se jo vetem e kishte idhull poetin lirik,por e ngacmonte muza e tij,..
Këtë do ta ndeshim ne vargjet lirike te tij,por dhe ne poezite kushtuar Lasgushit,liqenit ,mjelvave,natyres te dashuruar.
Le ta leme lexuesin jo vetem te shuaje kureshtjen por të ndjejë kënaqesinë shpirtore, thelle si ushqim i zemres se tij,me vargjet lirike te poezive….
Ai tani ka neper duar pergatitjen e nje vellimi permbledhes, te poezive me te bukura te pabotuara dhe ato te shkruara keto vite..
I urojme Skenderit, ne radhe te pare shendet te plote dhe krijimtari te bagatë,duke pasuruar si nje gjerdan i arte,, sfondin e poezise lirike,te letersise shqiptare mbarë kombëtare..

P.s.

Poeti lirik,Skënder Kodra…
Dy fjalë per jetën, prë ata që nuk e njohin poetin Skënder Kodra..ka lindur me 20 korrik 1952, ne Arrëz te Devollit,ku mbaroi dhe shkollen tetvjecare.Nga andej do te largohej si zog shtegetar nga fshati, ne odisene e jetes ushtarake,vazhdimin dhe mbarimin shkelqyer te studimeve ne shkollat ushtarake,Skënderbej,Shkolla e Larte e Bashkuar Ushtarake, dhe ne vitin 1989 mbaron Akademine ushtarake ne Tiranë.
Me pas ai sherben ne ushtri me funksione detyra te larta,me devotshmeri dhe me patriotizëm,si dhe me profesionalizem,ku shquhet per perkushtimin dhe obligimin e tij ushtarak,si një strateg ushtarak,dhe masovik,i shkrire mes shokesh dhe ushtareve te cilet ai i deshte dhe i repektonte si vëllezër,ne disa komando dhe reparte ushtarake ne gjithe vendin,duke krijuar njekohesisht familjen ne qytetin e tij te lindjes, ne Korçë.
Me reformat ushtarake ne ushtri ne vitin 1995,tashme akademiku i profilizuar ,pushohet nga pune e hidhet ne rrugë,pa asnjë motivacion,…
Ai me pas ,bashke me familjen do te ndjek rrugen e kalvarit të mërgimtarit, per te siguruar buken e familjes,,neper Europe,kryesisht ne Greqi, dhe ne vitin 1999,mbrin perfundimisht bashke me familje ,ne Amerike,ne Worcester te Massaçuset ku jeton dhe punon e sot ku gezon simpatine dhe respektin e shqipatreve te shumte ne ate komonitet të dëgjuar patriotik te emigranteve.
Si gjith ëintelektualet e tjere te pafat ne moshen e thyer,. u detyruan të punojnë argate,punetore me meditje,ne fabrikat e rendomta te amerikës,.
Ai megjithese vjen i lodhur e i dermuar nga puna dhe nga pesha e viteve qe i rendojn ënë kuriz,gjen kohen dhe shkruan vargje e poezi neper blloçka,si dikur ne rini,…” shperthime te çastit ,-siç i quan ai në bisedat private me shoket e tij.
E veçanta e tij eshte se, ai nuk hedh ne internet dhe ne websitete letare krijimtarine e tij,qe mbase do të ishte e preferuar nga lexuesit e shumte në ketë fushë…
Le të shpersojme se do e takohemi e do të lexojmë së shpejti edhe ne internet ,me poezite lirike të Skënder Kodrës..

Korrik 2012
Luan Kalana
New York,USA

loading...

Komento!

loading...