Home / KULTURA / Liqeni i Pogradecit, Albania
loading...

Liqeni i Pogradecit, Albania

LIQENI I POGRADECIT , ALBANIA

Qytet o enkelaja,Pogradeci im ,
lemë të derdh në liqen margaritare,
ndjenjat ëndërore të shpirtit tim,
t’i përkund me vargjet lasgushiane.
&
Të ngjall kujtimet e rinisë pogradecare,
të dëgjoj këngët sinfonike të serenave,
t’i ndjell me varkë mërmetat si manare,
të jehojë liqeni nga serenatat korçare…
& L.K.

Liqeni dhe Pogradeci,sinonim për njeri tjetrin,..

Pogradeci

Pogradeci

Një liqen malor,i rrethuar me vargmale,me origjinë vullkanore,kaltërsi dhe kthjelltësi,
që zbert nga majat bardhoshe me borë të Malit të Thatë, e reflektohen si në pasqyrë në ujin e qetë blu të liqenit,ndër më të thellet në Ballkan. Një peisazh gjithnjë piktoresk, sidomos kur e sheh që nga maja e qafes se Thanës.
Pogradeci me plazhin e tij të prefruar në verë per korçaret dhe banotet e tij, me rezervatin e Drilonit , nga ku rjedhin burime uji qe futen në liqen ,që vijnë nga Shën Naumi,një fshati ynë shqiptar i aneksuar ish Jugosllavise ,një peng që më të gjallë për pogradecarët, e pergjithë Shqiperinë,si një fëmije jetim që nuk i sheh tërë jetën prindërit e tij. …
Përballë tij, si dy vëllezer binjakë ,në dy skajet e liqenit ,qyteti i bukur i Ohrid,një truall etnik,me banorë shqiptarë nga më të shumtit ,bashkë me ish qytetin shqiptar,Strugen tonë të dashur të futur aty në qoshe te liqenit,andej nga del e buron lumi Drin,me strugarët miqtë mij të dashur, poetë e muzikantë, me këngetarët tanë të preferuar.. …
Liqeni lasgushian i stolisur me vargje lirike te madhit ,poetit lirik Lasgush Poradeci.
Një trevë e lashtë Ilire,e banuar nga fisi i enkelejve,sië thotë kënga pollore pogradecare ,”/pogradec o enkelana,/..” kënduar nga këngetarja popullore Roza Dhami, e më pas nga e talentuara Ermira Babaliu..
Më shumë se kushdo ka shkruar sot për Pogradesin,nga autoret e rinj ,studjuesi,historiani dhe poeti ,kolegu yne, Kopi Kyçyky,prandaj nuk po i hyj në pjesë se mos shkruaj ndonjë pasktësi..
Disa kujtime e mbresa modeste retrospektive nga vitet e rinisë,jo me nostalgji për vitet se sa për vendin ,por më shumë per banorët e tij të mençur,të çiltër e bujarë, qe tipizohen shumë shpejt,kudo që i takon,psikollgjia e tyre është e thjeshtë përceptuese e njohsëe, që në takimin e parë.
Jama dhe Egnatia…
Pylli i Jamsë…..tepër i dëgjuar nga pogradecarët e vjetër.
Një perrua i thellë ,i mbushur ma drure ahu,shekullore,te trashe sa ti rrethoje me krahe dy tre veta,nje xhungel malore,e pabesueshme per sot,qe vetem kafshet e egra ,strehoheshin atje dhe arinjte…
Kur isha mesues ne Pogradec,miku e shoku im i paharuar Dr.Bedullen , qe kish qene dhe ai mesues andej, nga ato fashatra,me dha disa këshilla ,të cilat nuk i harroja,..
-Dëgjo,mos shko vetëm asnjehere nga rruga që shkon nga pylli i Jamës, se ka arinj andej,na dilnin ne ,i kemi parë me sytë tona….
Pylli zbriste bashkë me perroin nga dy anët , nga qafa e Cervenakes,drejt perendimit , ne dy brigjet e kodrave te Homeshit dhe të Omçanit ( aty ishte mesuse miku dhe kolegu yne i nderuar,mesuesi i rusishtes Fehmi Bejleri ) dhe ujrat qe ridhnin në të ,nga burime të kristalta,s’ka ujë me të mirë në botë, se burimet i ahishtes, mbidheshin e derdheshinne poshtë ne Proptisht,ish qender lokaliteti ,tani komunë besoj ,ne lumin Shkumbin,ana tjere e Mokres,Slabinja,qe kufizohej me Librazhdin e Prenjasin.
Ajo që ma ka lene mbresa me shume e dua ta permend ,eshte se aty kalonte rruga e vjeter kembesore,e lashte Ilire, Egnatia.. Disa herë i bini qe andej per te ngjitur lart ne Cervanake,kur shkonim ne Pogradec,se kjo rruga me shkurter qe ngjitej malit te Cervenakes ku ishte miniera ,ishte malore e forte e ta merte shpirtin ,po ku pyesnim athere ishin te rinj dhe ishte gjithnje me kembesore nga fshatrat e zonës, qe punoni ne minieren e hekurnikelit.
Me kolegun tim ,mesuesin e pavdekshme, Andrea Palloj ,qe qendroi mesues me gjate se une,dhe u be nje nga figurat me popullore në zonen e roptishti,ish drejtori i pare i shkolles se mesme te Proptishtit,gjithmone me tregonte historirat qe lexonte per rrugën Egnatia,ishte jo vetem pasionant ,por studjues i mirefillte i historise.Sa her qe shkelnin ne guret e saj shekullore e te mbuluar më myshqe na dukej sikur nadilnini para nesh ,banoret e pare ,vellezerit tane te lashte iliret.
Cervenaka, mali, fshati dhe miniera e hekur nikelit,ishte stacioni yne qendror ,ku qarkullonim me kamionat ,dhe per furnizimin tone me ushqime,dhe shoqeria e pare me minatoret.Keta luane te tokes.Ruaj shume kujtime e mbresa per ta dhe emrat e tyre ,me kujtohen te gjithe si apeli i emrave te ishnxenesvet te mij..Kujtoj rrugen me kthesa me e perdredur se Qafa e Thanes,se edhe qe andej i binim qe te takomim kamionat per Korce ,asaj i kish dale nami ,por kjo ishte me e rezikshme.Disa here e arrinin kamionin e Barjamit,nje xhip amerika i buluar me mushama ,se nuk ngjiteshi autobuzat,me ate qarkulloni punetoret qe vini nga Pogradeci.Por me te shumte e rasteve skishte makina e as ne Memlisht ku u be stacioni i trenit shume vone,qe i thoshin guri i kuq,keshu qe i binte te benim nga pes-gjashte ore ruge, qe të mbrinim në Pogradec…
Cervenakën do ta permend e per nje fakt,se qe atje shikoni tere liqenin,fushene korces e me tej devollin tone si ne pellemben e dorës që aty ku sot eshte antna e telvizioni,repertitotri.

Mokra…me malsëine e saj,zemra e pogradecarëve..
E kemi eksploruara me këmbe Mokrën ne ato vite,qe nga Gora deri ne Prenjes duke shkuar nëper fshatrat e saj malore,nepër rethet metodike ,mbledhjet kualifikuese te arsimtareve.
Shkuam nje here ne Gurin e Kamjes.Zbriten nga nje kamion ne Qafen e Plloces ,se deri atje e benin shpesh here me bicikleta,e morën perpjete luginës.Guri i Kamjes dukej aq afër sikur dota prekje me dore,por gjersa vajtem atje na u desh kater ore ruge.Nuk u ngjitëm lart ne maje se duhej te ishe alpinist,por aty ne rreze te malit ,ne lapidari,qendruam e vume nga nje dore me lule qe i mblodhëm rrugës ,ne kujtim te te reneve.Aty e pashe per here te pare kolegun tim Andrean qe u lotua,per xhaxhain e tij deshmor, mitralerin trim,Vangjel Palloj nga Poloska ,rene aty ,gjate betejes legjendare te partizaneve te Brigades se Pare ,me pushtuesit gjermane . U kthyem me kembe,qe andej per ne pogradec duke i rene qe nga Zagorcani.
Pershtypje na ka lenë fshati Lin, buze liqenit ,ato shtepite ne uje si ne Venecia të Italisë,na ftoi mesues Todi në nje gezim familjar ,veçse ishim të lodhur pasi kishim ecur me kembe, qe nga Homeshi e kur dolem lart ne qafa e thanes ,aty ku rruga bën kthesën per nga dogana në Maqedoni,,nuk na merrnin makinat,e zbriten poshte me kembe deri ne Lin.Aty kemi kënduar kënge popullore pogradecare sa u ngjirëm ,Todi i binte fisarmonikes si profesionist,kishim terë ta koleget mësuese, qe i binin fisarmonkes ,e nje djale te ri mesuses nga Udenishti.
Mbresa na ka lenë edhe një festival folklorik i rrethit qe u organizua ne Cezmë të Mokrës, shkuam me grupin tone folklorik te Homeshit,zume vend te pare per veshjet karkeristike kombëtare,që i kishin veshur vajzat e gratë tona,që i nxoren nga sëndyqet e tyre të pajës,veshje tipike të zones së Rajcës ,të qendisura e të mbushura me paraçka, monedha metalike.
Kur shkoim në festën popullore te Pojskës,i binim rruge e pa rruge me kembe maleve te cervenakes.Aty ruajme nje kujtim simbolik,kemi dale fotografi ,te vetemen foto,se kush kish aparat atehere ,vetem fotografet e dyqanit fotograf ne qytet,para lapidarit të heroit te populit Reshit Collaku,simboli i heroizmit e te qendreses te pogradecave ndaj pushtuesve të huaj nazi fashiste.
Nuk ka si mos them dy fjale per Pyllin e geshtenjave te Zdërvaskes,nje vend ku organizonim shume herë piknike,pa le sa herë shkonim me kampin e pioniereve qe kur isha nxenes dhe pastaj i ritur qe vija udheheqes,nje bukuri e kenaqesi e rralle.Sa here qe shkoj asaj ruge,koka e qafe më mbeten andej,duke sjellë nëper mend, vitet e rinisë.
Disa herë per te shkuar Pogradec,zbrisnim nga Rodokali poshtë ne Kotodesh e pastaj ne Katjel ,në Prenjas apo ne Rajcë.Qe andej sodisnim fushen historike te Domosdoves,ku Skenderbeu,që nga lagjja qe mban të njetin emër ,majë malit,kemi shkuar dhe atje,me grupe luftetaresh kalorsish sulej e shpartalloi ushtrinë otomane turke të Sulltanit.
Homeshi… nje fasht i vogël,në një humbetirë…i thoshin atehere,por qe shume i dashur per ne ,fshati i pare ku nisi ruga e gjate e jetës time,profesioni i mesuesise.miniera qe ne majet te malit ,homeshi ishte thike ne kembe te tij,nga ana e Prenjasit,Aq thellë qe në perrua,sa lart maje malit binte bore,ne homesh,nuk binte ,beheshin fiqte e drure te tjere frutore te zones te ngohte,nje ndryshim i madh klimatik..
Shkolla dhe Xhamia ,ishin dy instuticionet ,qendrat e kulture dhe besimitor shpirtëror.Fshataret ishin shumë të varfër ne kulm,por të pasur nga bota shpirterore, të zgjuar,të dyja i besonin ei respktonin ashtu si hoxhen dhe mesusesit,dy djem te rinj,gati adoleshente,sapo dolem nga banka e shkolles se mesme pedgogjike “Ndrec Ndue Gjoka” në Tiranë….Ju besohet ,në dash besoni,na u prish ora një herë,një roskop, i thoshin atehere,dhe orët e mësmit i llogaritnim me hamendje ,por me shume kur kendonte hoxha ne minare,e kishim perballe shkolles.. Hoxha ishte nje burë intelektual e shume i mençur, qe kish studjuar mendresene në Turqi.ishin banorë të dalë e të shkolluar.
Punonim pa hile e me pasion te madh per arsimin por dhe per edukimin e qyterimin e jetes ne fshat, se fshatrat tona të Devollit ,atëhere qendronin shume lart,ishin si qyteza të vogla. Gjthnjë na felenderonin mesuesit e ciklit te larte te shkolles shtatevjecare te Rodokalit, nxenesit e Homeshit ishin te shkelqyer ne mesime e shume te edukuar,inteligjente ,por skamja fukuralleku i kshte lenë mbarapa shokeve,rinin si në hije, inferiorë……
Në dasma ,në darka gezime dhe hidherime,ne bashke me hoxhen ishin ne krye te sofres(se shtroheshin tavolina atehere),vetem e ndjenim veten pisk,kur na detyronin per te pirë raki,dollite ishin me nga njëqind shëndete ,ec mbaji mend…pa le ti pije tere ato kupa me raki,që aty u bëra ilexhar ne raki,nuk e pija dot ,se të detyronin,ose të ikje nga sofra ishte turp……
Prindërit dhe nxënesit e tanë ishin pasuria me e madhe shpirterore,kaq shume i deshim,por duhet thene e verteta ,se me shume na deshin e na respektoni si dy figura te nderuara ,jo si dy djem devollinj te thjeshte qe ishim,qe ishim mesues ne ate fshat..Nuk kam parë ne jete time njeres aq te dashur,sidomos banoret e fshatit,qe nga buri i mencur,Halil Menkshi qe na u gjend si prinderit , e shume te tjere,mesuesi Ramadan Hoxha e qe me vone u vendosen me familje ne Starove, e te tjerë.
Nuk do ta harrojme,kur na erdhen prinderit tane,vitin e pare,per te na pare,me shume i ra rruga andej..U mblodh i tere fshati per t’i takuar,e per t’i falenderuar per ne,djemte tyre qe i nderonim,me punen modeste e te aposionuar,sa rende qe na vinte, kur degjonim fjalet e tryre te sinqerta pa komplimenta. .Ate nate i shtruan nje darke te madhe si dasme.ne mengjes nxenesit tane ,mblodhen dy thase me ara, ngarkuan ne nje kale e i percollen deri lart ne miniere,ne Cervenake.Fshati ndodhej midis dy tre pernjeve te thlle ,mbushur me drure ara frutore te shumte.
E midis tyre koleget mij,i kujtoj me respekt e ruajta per shume vite lidhje me ta,ne shkollen e Rodokalit, si me Todin e Linit, Kadriun, djalin e hoxhes te Pogradecit, dhe Esat Hibron qe u be regjizor ne Kinostudio Tirane, Vangjon,fisarmonicistin e orkestres te estrades te Pogradecit e shume te tjere….Se mos harroj kishim e nje koleg mesues nga Verdova,sapo kish mbaruar universitetin per fizike,ai bashke me Vangjon improvizuan nje radio me korent primitiv me nje elike me ere ne çati, me disa fije te gjata teli si atena dhe e degjonim me kufje ne vesh,se ku kishte drite elektrike atehere,pa le radio me bateri as s’ja kishim degjuar emrin…Edhe shkollen e nates shtatevjeçaren per fshataret e ritur , e benim orët e mesimin me llamba me vajguri e me fenere…,mos ju vijë çudi ,ashtu lexonim dhe shkruanim natën apo luanim shah e letra bixhozi me kandila, se s’gjenje kollaj as qirinj…

Pogradecarët…janë shpirt njeriu,kështu i kam epitizuar qysh atëhere,në vitet ’60 dhe sot, kudo që kam punuar e jetuar me ta,miq të vjetër e të rinj,qe nuk i ndaj nga goja.Ruaj respektin me të madh për ta. Ke të kujtoj me pare ,jane te shumte,nuk dua te vecoj asnje,se do te ishte nje privilegj i pa merituar.Vetem do te kujtoj,si pergjithesimin e pogardecarit te vjeter e te ri, e intektual te dashur e miqesor ,si prind e si vella,i paharuari Kadri Mullaj dhe familja e tij ,familjen e Shides dhe Gafurit ish teknik ne PTT e shume te tjere, si dhe ish nxenesin ynë,ekonomistin Bujar Vocin,nje djale,sot nje ekonomist specialist,i urte i mençur e me shume edukate,… e te tjere…Pa le qe kishim shoqeri te ngushte me ushtaraket devollnj,me Ganiun,Avziun,Xhemilin,Dr.Pepin,Gezimin, e te tjere, ishin familje të nderuara e të respektuara në qytet.
Kishim shoqeri me shume pogradecare ,të thjeshte e intelktuale,qe për mua ishin te gjithe si vellezer.Atje beme shume shoke te rinj,që nga muzikantet e degjuar,vellezerit Borova e deri sportistet ,futbollistet dhe volejbollistet e “Yllit te Kuq”,qe ishin shume të degjuar në vend ,pervec kolegeve tane te shumte korcare qe beheshim gati dy autobuza derisa mbrinin ne Cëravë, me kuadro qe punomi, vinim të hnëave e të shtunave asaj rruge për në Korçë.

Një shoqëri e çiltër e pa ineters.Kujtoj ei dergoj të fala, për ata që i kam larg, me këdo që takoj,i pyes a janë gjallë e ku janë…
Ndjehem krenare me ta si me vellezërit e mij devollinj,prandaj quaj Pogradecin timin, si Devollin , të shtrenjtë e të shenjtë….
Le t’i mbyllim keto rështa modeste, buqete lulesh ,prejlud krenarie per pogradecaret…

Luan Kalana , SHBA

loading...

Komento!

loading...