Home / SOCIALE / Libri kryeveper -SHQIPERIA (Historia e Gjuha shqipe)
loading...

Libri kryeveper -SHQIPERIA (Historia e Gjuha shqipe)

Libri kryevepër “SHQIPERIA” (Historia dhe Gjuha shqipe)

Odiseja e pabesuseshme e një populli parahelen
…Prof.Dr.Mathieu Aref

Mathieu Aref

Mathieu Aref

…..”Ky libër do të befasojë shumë lexues.”-Me këto fjalë e nis parathënien e librit në fjalë,Pr.Dominique Briquel,profesor në universitetin e Parisit-Sorbonë,kolegu dhe bashkepunetori i autorit,Prof.Dr.Mathieu Aref,shkencetar historian,qe me se tridhjet vjet,ia kushtoi jetën dhe v…eprën studimit te historise të Shqiperisë dhe shqiptarizmit.

…Libri voluminos,”Shqipëria”,prej 608 fq,është përmbledhja e studimit në fjalë,një monografi per Historine e Shqiperisë ,hulumtim shkencor i koheve te sotme moderne,një deshmi e gjallë vërtetesie,dokumentare,qe nga lashtesia deri ne ditet tona e historise të lashtë të kombit tonë,autokton e nga me te mdhenjtë,po se po në Ballkan, por në Europe,një shtrirje pa fund për nga hapesira dhe koha.
Pas një leximi të mëparshem i jam kthyer përseri,pasi me të ndjej kënaqesi per pasionin dhe hobin tim,duke e rilexuar,e duke biseduar hulumtuar e hedhur shënime në blloçkat e mija.Librin e kam dhuratë nga miku im devolli,intelektuali enciklopedist Ilias Demolli,i cili ma dergoi per ditelindjen, një vit më parë,nga Sakramento e Kalifornisë.
Duke hedhur këto reshta modest në internet,për librin,kryevepër dhe një thesar trashegimie me vlera të çmuara për historinë e Shqiperisë,e mendoja si ajo Pema e familjes që kërkojmë rrenjet tona,me atë ndjenjë e oblogim shkencor ka skruar i madhi Pr.Dr.Mathieu,duke rizgjuar të kaluarën lashtësine e ndritur ,origjinën kombëtare ,duke zgjidhur siç permend ai ,enigmën ,të vërtetën e madhe e të pa mohushme e të paperseritshme, të ekzistences të Shqiperisë,te konceptuar e te thirrur “të vogel”,jo vetem nga të huajt por dhe nga mediat tona,që nga Pellazget e deri më sot,me fakte ,dokumenta dhe argumenta shkencore.

-“Historiani duhet të shndërrohet në gjeograf,në gjuhëtar,në folklorist dhe në shumë specialitete të tjera,nga te cilat sjelle driten e saj dhe mundëson për të arritur në siguri absolute,pa dyshim jo pa u gabuar,por të pakten për të ngritur njerin cep të mbulojës,- dhe për të arritur të shohesh se perkrah qyteterimeve klasike kanë ekzistuar edhe popuj të tjerë,te cilet kane patur dhe ata vendin e tyre në histori.
Eshtë ky thelb i veperes së Aref Matit ,për Shqipetaret dhe stërgjysherit e tyre të lashtë.ne nuk na mbetet gjë tjeter,vetem t’i urojmë të japë ndihmesën e tij për të ngjallur interesin dhe dashurinë për një vend,që ende mbetet tejet i panjohur.”

…Sa domethenese aq dhe pishtare,letmotive, janë keto fraza mbyllëse të parathenies të librit,nga Dominiku,akademiku frances, për studjuesit,historianet ,ghuhetaret dhe akademiket tane,një mesazh që vjen nga bashkekohesit tanë e nje vendi europinan të qyteteruar siç është Franca dhe parisianët.

Për lexuesit e thjeshtë dhe kureshtaret po jap një tabllo të tjeshtë.Libri është perkthyer në shqip,nga origjinali frengjishtja ,nga Iliriana Angoni,botimi i pare ,Plejad 2007.Ai shtrihet në pesë kapituj të medhenj:

I-Historia e lashtë:Stergjysherite e Shqiptareve, me 7-nën kapituj të tjerë,si libra me vete:
-Pellazgët parahelene ose zgjidhja e e një enigme…
-Homeri dhe poemat e para epike
-Thrako-iliret,stërgjyshet e drejtperdrejtë të Shqiptareve
..e të tjerë..

II-SHQIPERIA..me 8 nen kapituj si:
-Historia mijevjeçare
-Apekti etno-kulturor
-Kosovarët dhe sërbët
-Folklori .
.e te tjerë

III-GJUHESIA..me 24 nën kapituj si:
-Pellazgët e gjuha e tyre
-Indo-eropianizmi
-Pellazgo shqipja
-Pellazgo-shqipja dhe greqishtja
…e të tjera

Midis të tjerash në këta nën kapituj do te lexoni, sa për kureshtje, lexuesi do të shohë me emra konkrete,fjalë,edhe nga evolucionin gjuhesor, të paprekshëm qe nga lashtesia deri në ditet e sotme,të pa ndryshuara rrenjet e tyre, vetem ndonjë ngjitje parashtesë apo prapashtesë e shtuar,si erozion lukucionar i shekujve.
Kështu duke u nisur që nga emrat e Hyjnive dhe heronjeve të antikitetit e deri në fjalet e perdorimit te perdirtshem, jane shqip,të të folurës të gjuhes shqipe..

Mos u çuditni, që dhe fjala ,emri Odiseja,që autori e ka vëne dhe në titullin e librit është shqip, me origjinë me rrenjë gjuhësore shqipe,ja si e shtron autori si një ekuacion algjebrik :
-*Odise,epopeja homerike(“udhëtimi” i Uliksit)=udhësia.
*Uliksi (Odiseja),heroi kryesor i Odisesë,+udhëzi+udhëtari.Uliksi eshtë emëri “latin,” që vjen nga fjala shqip “ulicë”,(ulicari)…apo fjala tjeter klasik

-*Athina,fortesë e mirëfilltë e pellazgeve,=E thëna,=E thana,+premtimi ndër Pellazgët(cf.Herodoti I,56,57,58,-II,51-V,64).
e shumë të tjera si keto emra e fjalë.

Në keta nën kapituj të shumte e të detajuar,nëpermjet një analize shkencore,gramatikore-historike,si në asnjë vepër tjeter e deritanishme,studimore,albanologjike gjuhësore,autori do të arije në rezymenë e në konkluzionin,Tezë shkencore,se gjuha shqipe,eshtë nder më të vjetrat në botë,gjuha e folur shqipe e para e Familjes të gjuheve indoevropiane,pse jo dhe në një të ardhme te shpejtë,do të degjohet si këmbanat biblike,do të deshmohet e provohet,(L.K.),si gjuha e parë e folur e Njerëzimit..

IV-BIBLOGRAFI….ështe një kapitull më vete që deshmon për një studim të gjate e të hollesishem shkencor dhe bindës,pa kopjime e teorizime, por me argumenta duke shfletuar rreth 250 vepra e dokumenta të autorve te lashtë e te sotem,ne gjuhë të ndyshme,me faqe konkrete.

V- Harta dhe Fotografi …. ku perfshihen rreth 25 skica,harta e foto me burime arshivore dhe muzeale,duke u mbyllur me foton bardhe e zi ,nje pikture vaji,”Shqiptarja”,nga Carot,1872,qe ndodhet ne Muzeun e Artit,Bruklin.
Autori i ka paraqitur ato si dëshmi të gjalla,që flasin vetë pa komente,ashtu siç ben në një liber me vete ,bashkëkombësi,historiani shqiptar arvanitas NIKO STILO, në Gjermani,ne librin “Historia e shenjtë e Arvaniteve” 2004 ,Mynihen’.
Pra,një vepër edhe dokumentare me vlera ta paperseritura,si deshmi origjinale me te vertata absolute,për lashtesinë e Shqiptareve në Ballkan e Europë, para helenëve dhe grekëve të mëvonshëm…
Do të shtoja veç të tjersh ,se kjo kryeveper e Historisë Shqiptare,njeherësh eshtë dhe një përplasje në fytyrë dhe demaskimi “pseudo-teorive shkencore”,ku zbardhet e verteta mbi mjegullnajën e qëllishme,të studjuesve e shkencetareve shovenistë megalomanë dhe ata ekstremiste “filo” grekë,mbi gënjeshtrën e madhe dhe absolutizimin e historisë të Greqisë dhe mohimin e Shqiperise,si populli me i lashtë e me i vjeter ne Europë.Këte gjë autori do ta deshmojë hollesisht me fakte dokumentare,ne vazhdimin me veprën tjeter studimore historike,gjithëdimesionale në librin “Mikena pellazge”,2004.

Per te plotesuar njohuritë rreth librit le te njihemi shkuritmisht me jeten dhe vepren e autorit.
-Mathieu Aref (Arif Mati) lindi më 1 mars të vitit 1938 në Kajro të Egjiptit, është historian shqiptaro-françes Prindërit e tij kanë lindur në krahinën e Matit (Shqipëri). Tashmë ai jeton në Francë dhe i ështe dedikuar prej vitesh hulumtimit te Historise te Kombit Shqiptar.
…Më 2 Janar 2012, në Departamentin e Historisë së Vjetër dhe Mesjetës të Universitetit të Sorbonës (Universiteti Paris IV), në Paris të Francës, Mathieu Aref (Arif Mati) mbrojti tezën ë doktoraturës me temë: “Studime e kërkime shkencore mbi Pellazgët në prejardhjen e qytetërimit grek”.Arif Mati e filloi kërkimin shkencor për doktoraturën në moshën 70 vjeçare (Shtator 2008) dhe e mbrojti në moshën 74 vjeçare (Janar 2012).
Arif Mati është shqiptar Egjipti, domethënë i lindur në Kajro nga prindër shqiptarë nga Mati dhe pjestarë të kolonisë së atëhershme shqiptare të Egjyptit.

Në vitin 1952, ushtarakë të udhëhequr nga Muhamed Nagib dhe Gemal Abdel Naser rrëzojnë nga fuqia mbretin Faruk të Egjyptit, i cili ishte i fundit (i dhjeti) i dinastisë shqiptare që sundoi Egjyptin e Sudanin që nga viti 1805.
Mbas rrëzimit të mbretit Faruk, kolonia shqiptare mbi-një-milionshe e Egjyptit filloi të thërmohet dhe shqiptarët e saj filluan të largohen prej Egjyptit. Familja e Arif Matit arriti në Francë më 1961 dhe që nga ajo kohë Arif Mati ka jetuar atje.
Doktoratura e sapombrojtur pason dy libra të botuar më parë në frëngjisht nga Arif Mati (Mathieu Aref) dhe të përkthyer në shqip:
Mathieu Aref, Albanie ou l’incroyable odyssée d’un peuple préhellénique, Paris, 2003
Mathieu Aref, Shqipëria: Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen, Plejad, Tiranë, 2007
Mathieu Aref, Greece (Mycenies=Pelasges) ou la solution d’une enigme, Paris, 2004
Mathieu Aref, Mikenët=Pellazgët, Greqia, zgjidhja e një enigme, Plejad, Tiranë, 2008
Arif Mati është një shembull i atyre shqiptarëve që, ndonëse të lindur e rritur larg tokës shqiptare, shqiptarinë e kanë patur mision gjatë tërë jetës së tyre .

….&-Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme – …
Mikenët = Pellazgët: Greqia ose zgjidhja e një enigme Origjinali: Grece (Myceniens=Pelasges) ou la solution d`une enigme Histori. Autori i librit Mathieu Aref. Shoqata Shqiperia Ja se çfarë pohon me gojën e tij gjatë një interviste vetë autori :
– A.MATI: Kuptohet që për këtë duhen sjellë prova. Është e nevojshme të bëhen debate serioze në një takim ndërkombëtar mbi historiografinë e Greqisë së lashtë nga ku të dalë një rezolutë e përbashkët. Ky mendim i përbashkët, më vonë, të përfshihet në tekstet shkollore, universitare dhe të popullarizohet. Janë institucionet, akademite dhe instancat e larta të shtetit që do të bëjnë të mundur që këto ndryshime (të historise) të dalin në dritë. Të provosh, që qytetrimi grek ka lindur pas shek VIII pk dhe që kishte si origjinë atë Pellazge, është për mua jo vetëm e mjaftueshme por parësore për të çmitizuar pseudo-lashtësinë e Greqisë dhe të qytetrimit të saj.

Historia e pellazgëve është përcjellë jo vetëm nga autorët e lashtë (ata nuk bënë gjë tjetër veçse «jepnin informacionin», sepse në atë kohë nuk studjoheshin paraardhësit, me përjashtim të Herodotit) por edhe nga një numër i madh autorësh europianë të shk. XVIII, XIX dhe XX (Jubainville, Faveral, Schneider, Georgiev, Benloew, Thomopoulos, Sakellario, Carapanos, Childe, Flinders, Poisson, Pittard, Rilindja shqiptare, Konda, Pilika, etj). Ky nuk është veçse hapi i parë. Të pohosh se Pellazgët janë të lashtë është një fakt, por ta shpjegosh përse, apo ta vërtetosh, është një gjë tjetër. Është thënë shumë herë e vërteta se Pellazgët ishin «populli më i vjetër në Europë dhe nismëtarë të qytetrimit Grek» (Herodoti e pohonte këtë, por pa sjellë prova) por, pa e trajtuar me një argumentim dhe pa realizuar kërkimet përkatëse për ta vërtetuar.
Nga ana tjetër, asnjë nuk e ka vënë në dyshim luftën e Trojës e mbi të gjitha datën e saj, të afruar nga 1193 në 1183 (gabim i bërë nga Tuqiditi), duke ndjekur shëmbullin e gabuar të Erathostenit. Asnjëri nuk ka sjellë një «përcaktim» të saktë të Grekëve e as të origjinës së tyre etnike.
– Asnjëri nuk ka guxuar të pohojë që poemat epike, të ashtuquajtura të Homerit, ishin rapsodi pellazge (të ndryshuara dhe transformuara nga pushtuesit grek) dhe se heronjtë e tyre (Akili, Uliksi, Agamemnoni, Priami, Parisi, Hektori, Enea, janë heronj të përdorur për ti’ shërbyer qëllimit të pushtuesit grek) nuk ishin Greke. Askujt nuk i ka shkuar në mëndje që Mikenasit dhe Egjeo-Kretasit nuk ishin Grekë.
– Asnjëri nuk ka vërtetuar që lineari B, i mikenianëve hipotetikë, ishte “pellazgjishtja e vjetër” dhe jo greqishtja.
– Asnjëri nuk ka vërtetuar që nuk kishte asnjë gjurmë që të provonte qënien e Grekëve para shk. VIII pk, etj, etj,.
M’u deshën 30 vjet që ta kuptoja këtë! Për sa më takon, nuk bëj asnjë pohim pa patur qoftë edhe provën më të vogël, të argumentuar edhe me prova të tjera ndërlidhese.(AM.)

Duke mbyllur këto reshta,sa për një ekspoze,jo hulumtim e analize shkencore, pasi libri flet vetë si një bashkebisedim me lexuesin,do të shtoja,për dashamiresit e librit ,lexuesit e sidomos për ne emigrantet,që jetojmë ne dhe të huaj,kjo vepër monumentale historike,plotëson jo vetëm informacionin dhe njohuritë boshlleqet,për historine tonë kombetare,por eshtë një kurorë lavdie, na ben të ndihemi krenar për identitetin tonë të qenit shqiptar,si ndër popujt më të lashte me histori e me gjuhë parësore,siç eshtë Shqiperia dhe shqipëtarët.
Urojme shëndet të plotë vëllait tonë shqiptar Pr.Matit ,dhe vazhdim të sukseshem në rrugen e gjatë të obligimit dhe përkushtimit qytetar intelktual, patriotik e shkencor ,për shqiptarizmin,për të na dhëne fruta te reja, në Pemën e Familjes Shqipatre.

We are proud to be Albanian!
Luan Kalana
Qershor 2014,Florida SHBA
ish Mesues i Gjuhes Shqipe..

loading...

Komento!

loading...