Home / SOCIALE / Libri i ri i Luan Kalanës Devoll, Albania Sprovë
loading...
Devoll, Albania Sprovë
Devoll, Albania Sprovë

Libri i ri i Luan Kalanës Devoll, Albania Sprovë

Libri i ri i Luan Kalanës Devoll, Albania Sprovë

Libri i ri i Luan Kalanës
Devoll, Albania
Sprovë…

Doli këto ditë nga shtypi, libri i ri i Luan Kalanës, “Devoll -Albania ,..Sprovë”, botim i shtypshkronjës,”KOTTI ” në Korçë.Ai është rezultat i krijimeve letrare disa vjeçare të autorit ,i cili përmban skica,reportazhe,portete dhe tregime me ngjarje nga jete reale e devollinjve, të zhvendodur në kohë e në hapësirë në dy kontinetet,nga toka e begatë e trevës të Devollit,në vendin e bekuar,të shpresës në Amerikë për jetë më të mire, ku punojnë e jetojnë emigrantët në disa breza devollinj, për avenirin e familjes e të fëmijve të tyre.

Mbresat e shënimet e autorit për më se gjysëm shekulli, jete e pune në Devoll,si mësues i gjuhës shqipe,të rinovuara të pasuruara me vlera të reja letrare, morale,kulturore e shpirtërore,pasqyrohen dhe përbëjnë subjektet e krijimeve të shkrimeve,me të cilat lexuesit me disa është i njohur dhe i ka vlerësuar,nje test nxitës e pozitiv për autorin.Shumica e krijimeve botohen për herë të parë dhe do të shuajnë kureshtjen e lexuesve dashamirës.

Libri ,veç të tjerash,është një dhuratë që autori ia bën vendlindjes së tij Devollit ,një buqete me lule,tabllo panoramike peisazhe ,një sprovë e re për Devollin,që prëbnë nën e titullin e libirit.

Për herë të parë nga një krijues me përvojë dhe i kompletuar,personazhet dhe “heronjtë” jetësore,janë njerëzit e thjeshtë, mjeshtra bujq e blegtorë muratorë,artizanë ,artistë,muzikantë e të tjere,…si lajtmotivi jetës së përditshme ,një thesar me vlera të pasura shpirtërore kulturore,të Devolli ,ata janë e mbten një muze i gjallë kulture në botë ,si rrallë ndonjë herë,në gjini të tilla letrare,duke qenë një risi e re në formë në përmbajte për librin .

Subjektet ,fabulat e metaforat janë pergjithësim artistik i thënjes lapidare të poetit ,” ku shkoi e ku punon devolliu ,mbeti devolli për jete”,..Kësaj thënie autori i qendron besnik e me fanatizëm ,për të paqyruat autoktoninë e devollinjëve,me shpirtin e tyre artist bashkë me të folurën e ëmbë tipike te devolliut.Ndonjë shkrim e disa fraza jane të shkruara në english,një kërkesë dhe dëshire e miqve të shumtë amerikanë ,dashamirës te krijimtarisë t ëautorit.

Botimi i librit është një suprize për vetë autorin,i cili u mudësua e sponsorizua nga miqtë e shokët e tij të shumtë,nën kujdesin e redaktorit të librit,penës se mprehtë ,të publiçistit,poetit dhe përkthyesit, tashmë të njohur e të afimurar ,Kosta Nake.Kopertiat e librit me fletëpalosje janë të realizuara nga Inxh.elektronik.Miri Metolli,Athinë.

Disa kopje iu dorëzuan inventarit te Biblotekave te Bilishtit, ne Korçë dhe Biblotekës Kombëtare në Tiranë. Libri permban 281 faqe .

Libri filloi shitjen e tij simbolike ,në Bilishtit,Devoll dhe se shpejti shitja do të mundësohet në Tiranë,në Athinë,Greqi dhe në New York, SHBA.,më konkretisht për pikat e shitjes do t’ju njoftojmë me vonë.

Autori ka gati për botim në projekt, librin me poezi që mendon ta titullojë “Vjershëtore” dhe një libër tjetër me përmbledhje esse dhe kritikë letrare.

Stafi i Devolli.Net uron autorin dhe bashkepunetorin tone te ngushte,prof.Luan Kalana,suksese për botime të metejshme,për këtë kontribut të madh dinjitos e patriot të tij për vendlindjen,grimca të reja panomramike të jetës e të botës te pasur artistike shpirtërore të devollinjve, në Devollin e rilindur në demokraci.Një thesar shpirtëror e kulturor,një dhuratë e re muzeale ,nga Luan Kalana, për Devollin dhe devollinjtë.

Urime e penë të begatë Autorit..

Stafi i Devolli.Net
Athinë,10 prill 2013

loading...

Komento!

loading...