Home / BOTIME / Libri “HISTORIKU I FAKULTETIT GJEOLOGJI-MINIERA”
loading...

Libri “HISTORIKU I FAKULTETIT GJEOLOGJI-MINIERA”

Një botim i ri

Libri “HISTORIKU I FAKULTETIT GJEOLOGJI-MINIERA”

Ky botim sjell historinë e një fakulteti që ka nxjerrë një sërë brezash inxhinierësh që punuan për ngritjen e industrisë minerare në Shqipëri. Të gjithë ata që kanë studiuar në këtë fakultet ruajnë respekt të madh për të gjithë stafin e nderuar të pedagogëve që kanë kontibuar në procesin e krijimit dhe rritjes së fakultetit.

Libri është shprehje e mirënjohjes për brezin e vjetër të katedrës së minierave Hajredin Shtino, Haxhi Sauku dhe Sotir Guxha që i kushtuan një periudhë të gjatë të jetës së tyre ngritjes dhe konsolidimit të kësaj katedre.
Sot ky fakultet nuk e ka më shkëlqimin e dikurshëm, por ish-studentët që kanë kryer aty studimet, vazhdojnë me shumë sakrifica të mbajnë në prodhim sektorin minerar në vend.

Një punë mjaft e madhe nga prof.dr. A.Grazhdani për grumbullimin dhe përpunimin e bazës së të dhënave për një periudhë kaq të gjatë.
Në pjesën e parë, autori sjell historinë e fakultetit, strukturën e tij mësimore dhe sferën e veprimtarisë së kuadrove që përgatiti. Në pjeën e dytë kemi një pasqyrë të hollësishme të të gjithë studentëve që u diplomuan në dëgët e tij.
Nga komunikimet në facebook kam vënë re intersin e madh që ka ngjallur libri tek të gjithë ata që karrierën e tyre e kanë të lidhur me studimet që kanë kryer aty.

Andon Grazhdani

Andon Grazhdani

Dr.sc. Andon Grazhdani, profesor, docent u lind më 20 qershor 1936 në qytetin e Bilishtit. Në vitet 1952-54 ndoqi Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë dhe më pas kreu teknikumin e naftës në Kuçovë. Në vitet 1956-59 punoi si teknik gjeolog në Pogradec. Në vitet 1959-64 ndoqi Fakultetin e Gjeologjisë e Minierave në Tiranë. Pas përfundimit të studimeve në vitet 1964-67 punoi aty si punojës shkencor e më pas si pedagog në vitet 1967-2010. Ka kryer specializime në universitetet e Bukureshtit, Vienës, Parisit, Selanikut dhe Athinës. Më 1981 mori gradën doktor i shkencave, më 1984 titullin docent, më 1990 doktor i shkencave, më 1994 mori titullin profesor. Është autor i teksteve të shkollës së lartë, bashkautor në studime të ndryshme dhe përgatitës i disa gjenaratëve të kuadrove të lartë të gjeoshkencave. Nga viti 2004 është duke studiuar dukuritë natyrore të liqenit të Ohrit dhe përfaqësues i Shqipërisë për projektin “Skopska”.

Ing. Ilir KUTROLLI,
ish-student i këtij fakulteti, diplomuar në vitin 1993

loading...

Komento!

loading...