Home / OPINION / Letër: znj. Shirley Cloyes DioGuardi dhe z. Josef DioGuardi
loading...

Letër: znj. Shirley Cloyes DioGuardi dhe z. Josef DioGuardi

Dërgesa e dytë, me datën 26.05.2013:

Shumë e nderuara znj. Shirley Cloyes DioGardi, Shumë i nderuari z. Josef DioGardi

Brahim AVDYLI

Brahim AVDYLI

E kam lexuar mëse tri herë me kujdes letrën tuaj, z. Shirley Cloyes DioGardi, në rolin e Këshilltares për çështje të Ballkanit, Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve, Nënkomiteti mbi Evropën, Evro-Azinë dhe Rreziqeve të Reja, për të cilën gjë Ju dhe LQSHA-ja e keni meritën e denjë, sepse Ju e mbroni me përkushtim të veçantë raportin tuaj. “Marrëveshja” e nënshkruar në Bruksel/EU, e ndihmuar nga SHBA-ja, nënpërkujdesin e Baroneshës Ashton, nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me 19/20 Maj të vitit 2013, si vazhdim i Projekt-marrëveshjes së dates 19/20 prill të vitit 2013 prej 15 pikash, e cila ka filluar nga rundi i shtatë i dialogut Kosovë-Serbi, po në Bruksel, me 19/20 Mars të këtij viti, tani ajo i ka nënshkrimet e dy anshme, Thaçi-Daçiq. Këtë “marrëveshje” Ju e jepni me intervistën e Faton Bislimit “Politika e kompromisit po e vë në rrezik të ardhmen e Kosovës”, sepse pikat e saj ia dhanë mundësinë Serbisë që futet në bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa i shpërbërë strukturat paralele në Kosovën veriore dhe pa e njohur aspak sovranitetin e Kosovës. Baronesha Ashton i thotë kësaj “marrëveshje” në një bisedë për shtyp se kjo “është një pazar i madh”, ndërsa analisti dhe publicisti nga Prishtina, Shkelzen Gashi, me 20 maj 2013 për “Evro-Asinë” i thotë në intervistën e tij, se Kosova është në pragun e shpalljes së një “Republika serbska” në veriun e saj. Shikoni për këtë më mirë në: http://www.eurasia-rivista.org/intervista-a-shkelzen-gashi/19453.

Me këtë “Marrëveshje” Kosova nuk e zgjidhë konfliktin serbo-shqiptar mbi sovranitetin e saj dhe nuk është e lejuar që të bëjë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, ku, siç thuani Ju me të drejtë, zonja Shirley Cloyes DioGardi, pesë anëtarë të BE (Spanja, Greqia, Rumania, Slovakia dhe Qiproja) ende nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës. Kjo është e qartë se ne nuk kemi bërë asnjë përpjekje për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare dhe kjo gjë nuk ka qenë as në agjentën e shteteve kryesore dhe të SHBA-së, por jemi vrarë e vriteshim pa pushim në kuptimin e politikës gjakpirëse kolonialiste serbomadhe shtetërore dhe kishëtare, sepse ishim nxitur kështu nga shtetet e mëdha të bënim një luftë për të drejta të barabarta civile dhe njerëzore, për shumicën e popullsisë shqiptare brenda ndarjeve të krahinës dhe të rebublikave të Jugosllavisë, e jo të synonim zgjidhjen e çështjes kombëtare në tërësi, në bazë të të drejtave legjitime e autoktone të shqiptarëve të të gjitha trevave, të banuara nga shqiptarët.

Shqipëria londineze është një pjesë e vogël e tokave shqiptare. Ajo qeveriset edhe sot gabimisht. Serbia ka ndjekur dhe po ndjekë kurdoherë qëllimin e saj të përhershëm për një “Serbi të madhe”. Kosovës i është stopuar“lufta çlirimtare” në të ashtuquajturën “Kosovë veriore”, për të mbledhur paramiltarët serbë që kanë vrarë e prerë në Kosovë, aty është pikërisht Tepça, dhe janë bërë gjithnjë manovrimet e tyre të pandalura për të njëjtat qëllime. Paramilitarët serbë janë mbledhur 14 vite me rradhë për t`u shpallur “të shpërblyer”, pikërisht këtyre ditëve, me miliona Euro nga Evropa, si “përpjekje për pastrim etnik dhe persekutim të shqiptarëve të Kosovës”, të shpallur nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg/Francë, dhe të publikuar në Londër, nga gazeta britanike “Daily Mail”, me 3 Maj 2013.

Kjo nuk do shpjegim më qartë se sa ky shpjegim, që secili njeri normal i shoqërisë njerëzore e kupton çka dëshiron me të vërtetë Evropa, e cila ka vite të tëra apo shekuj që e ndëgjon një çmenduri të tillë dhe i duartroket kësaj politike të rrejshme shtetërore e kishëtare serbe! Pra, çështja kombëtare shqiptare nuk ka gjasa të zgjidhet drejtë, aq më pak në këtë pjesë të trojeve dardane që e mbanë emrin “Kosova-Kosovo”, varianti që pretendohet për shumë kohë nga historiografia e rrejshmë serbe dhe ndërkombëtare, sepse Evropa është e krijuar dhe përbëhet nga tri blloqe të mëdha: 1) Anglo-gjermanët; 2) Latinët dhe 3) Sllavët. Nga shetet latine e kemi Italinë, Francën, Rumaninë, Spanjën dhe Portugalinë, që të gjitha janë kthyer kundër nesh, me përjashtim të Italisë, që është pjesërisht pro-sllave. Ndërsa, sa u përket “shteteve sllave”, në krye të cilave është Rusia, pastaj të gjitha të tjerat, me përjashtim të Kroacisë e Sllovenisë, pjesërisht të çekisë e Polonisë, dihet se janë të mobilizuara kundër nesh.

Një shembull po e nxjerrim nga “Veçernje Novosti”, në të cilën, këtyre ditëve, Kisha Ortodokse Ruse dhe kryepatriarku rus Kiril, thotë se “Nuk duhet të kthehet shpina nga Kosova. Ky vend i shenjtë, nuk bën të humbet”. Nga kjo gjë kuptojmë shumë. Këto shtete janë të motivuara me një politikë antishqiptare, rregullisht dhe pandërprerë. çështja shqiptare është e ndarë në copa-copa. Ajo është futur në një çorrsokak të pafund, ku kryet e saj e mbajnë ortodoksët, me Anglinë në kokë, Fancën, Spanjën dhe Rusinë, dhe me shtetet e tjera të ashtuquajtura “sllave”, që e kanë vjedhur nga shqiptarët katolicizmin ortodoks dhe me te duan tërësisht të na shkatërrojnë. Sepse, na kanë regjistruar si “islamist” dhe “fundametalistë”, të cilën e kemi të futur si “pykë” kundër nesh e midis nesh, sepse nuk jemi fare të këtillë.

Serbia, me Akademinë e “Shkencave” Serbe dhe Kishën Ortodokse Serbe (KOS), që e do Kosovën për vete, ashtu siç dëshmohet ajo, dhe këndon rregullisht këngë paranoide për te, e në anën tjetër e do edhe Evropën dhe dëshiron që ta ketë krejtësisht për vetvete. Këtë e dëshmon prej të gjitha luftërave të saj. çështja shqiptare nuk është zgjidhur drejt, ajo ka kaluar prej “luftës çlirimtare” të Kosovës, në “betejën e Fushëkosovës” që prej vitit 1389, sa e sa shekuj më parë, që është “ngopur” me klithjet histerike nga opiumi i nacionalizmit serb “o do ta fitojmë Kosovën, o do të zhdukemi”. Nuk e di shkenca botërore dhe shkenca evropiane se Serbia ka ditur të vrapojë qindra shekuj përpara dhe të manipuloj masat e gjëra të Evropës dhe Botës në mënyrë flagrante me të ashtuquajturën “fushëbetejë serbe të Kosovës”; me prijësat e fryrë “serb” të të gjitha periudhave të mëvonshme, për të “fituar” pjesën më të rëndësishme të Kosovës me xehe, minerale e pasuri të tjera të nëntokës, që kurrë nuk e kanë pasur. Kështu, enklavat serbe në Komunat e reja serbe në Kosovë ndahen në vetvete dhe përfundimisht formojnë “Associacionin e komunave serbe”, që ka si prapavijë krijimin e “rebublikës serbe” në Kosovë dhe fitoren e luftës së saj. Kjo është luftë stërzgjatur për 14 vjet, me miratimin e kontributin francez, pra vendosjen e Kontigjentit të KFOR-it francez në veri të Kosovës dhe në mesin e aleatëve të NATOS, të molepsur në propagandë anti-shqiptare të kohës dhe nga frika e përhapjes së kryengritjes në Maqedoni dhe në Kosovën Lindore. Lufta mbrojtëse në këto vise të nënshtruara nga gjenocidi i paparë anti-shqiptar ishte projekt i mirëfilltë i LNçVSHJ-së, që nga periudha e udhëheqjes së saj nga Jusuf Gëvalla. Enklavat sebe të paramilitarëve anë e mbanë Kosovës po forcoheshin kështu dhe këto “kushte të volitshme” i kishin vetëm në verinë e Kosovës, ku udhëhiqen nga Serbia dhe nuk i prekte dora e jonë. Atje e kanë pasur ata “djepin” e vërtetë dhe ne nuk kemi guxuar prej botës, KFOR-it, EULEX-it, etj. të kundërshtohemi me ta…

“Pavarësia e Kosovës” pra ka ardhur si “derivat” nga “KSA e Kosovës” dhe nga “lufta çlirimtare” në Kosovë, që stopohet në “Kosovën veriore” dhe futen francesët, dhe vie me të vërtete Ahtisari me “devizat marrëdhënieve ndërkombëtare” (14 dokumente), siç i thekson 3 herë radhazi Sheradin Berisha (shiko faqen e tijhttp://www.pashtriku.org), deri te marrëveshja e Thaçit-Daçiqit, që është konkluzivisht humbje e Kosovës në politikë nga lufta e pakryer, apo, thënë më shqip bosnjëzimi i Kosovës, pas deklarimit tëshpërblimit “të heronjëve” serbë dhe kryemilitantit-Patriarkut të madh serb-IRINEJ nga ana e Anglisë, apo deklarata (për ne e papritur!) e Zëvëndëspresidentit Joe Biden, se “serbët duhet tu këndojnë lavde serbëve pas Brukselit,… se ai e njeh historinë serbe”, etj, që nuk është aspak “histori e mirëfilltë” e serbëve, por pseudohistori, por që kthehet në “histori” me dhunë e me çdo kusht prej “betejës së Fushëkosovës” deri në Bruksel, gjë që kurrsesi nuk të pajtohemi!!

Kërkoj falje shumë prej Jush; kërkoj falje shumë prej popullit amerikan dhe kërkoj falje prej nënave tuaja të shpërdara në tërë Ameriken, por duhet t`i themi Zotërisë, NE dhe JU, se e ka vendin e një Zëvendëspresidenti të Amerikës, dhe nuk ka arësye të citojë thënien e James Joycet “historia është ankth i madh nga i cili përpiqem të zgjohen”, pasi në artikullin e tij të dhënë në gazetën “Epoka e Re”, e datës 19.05.2013, të transmetuar nga“Kurir”ka dëshmuar se ai “e ka origjinën irlandeze”; se në qershor të këtij viti “Irlanda e ka presidencën e Unionit”; dhe “jemi popull krenar, ashtu si ju serbët”; se “serbët dhe irlandezët janë shumë të ngjashëm”; se “nuk ka Evropë stabile pa Serbinë në të”;se “fascinohet me betejën e Kosovës, këngët epike serbe dhe heronjtë si Kopiliqi“, se e ka vizituar “dy herë Manastirin e Deçanit”, etj. etj. që po e them edhe një herë, janë pseudohistori serbe dhe angleze, me rrena të kulluara si ato dhe se ai mund të shikojë sado pak nga faqja e ime e internetit (Webseite), nëse i gjëndet ndonjë përkthyes, qoftë edhe nga Ju, zonja e zotërinj të LQSHA-së, sepse është dobësi për një Zëdhënëspresindent të SHBA-së të bëjë deklarata të tilla në opinionin e gjërë., kur duhet vetë t`a mësojë historinë!…

Kam bërë një provë që të shpjegoj këtë çështje. Të mos harrohen artikujt e mi në vazhdime, studimet historike, me titullin përkatës “Armiqtë më të rrezikshëm të shqiptarëve gjatë rënies së perandorisë bizantine” apo ato“Kombi shqiptar, serbët dhe serbia” etj. që janë në faqen time, por ju keni mundësi ti shikoni rradhas dhe të nxirrni andej të vërtetën për serbët, pasi ju i keni përkthyesit më të mirë. Ai le të më kuptojë dhe Ju nga LQSHA-ja, që po detyrohem t`i pohoj këto gjëra, pasi është fjala për Zëvëndëspresidentin e SHBA-së, që ka kreun e politikës botërore dhe shqiptarët i ka përkahës të politikës së tyre…

Bashkëpunimi i serbëve dhe bashkërenditja e deklaratave sllavo-ortodokse serbe, me tërë botën ortodokse, pjesërisht të krishterë, së bashku me islamistët sunit, për zvogëlimin e “fitores” së shqiptarëve, deri në shpartallimin apo zhdukjen graduale të tyre, të cilët na bëjnë të përsëritim thënien e Martin Luther King:“Padrejtësia kudo që ndodhë, është kërcënim i drejtësisë në të gjithë botën”, dhe kjo ndodhë për herë të fundit në Bruksel, apo siç na e dëshmon Zëvëndës-presidenti i SHBA-së, nëpër deklaratat e tija të mirëfilltapro-serbe!!…

Kjo mjafton. Po i kthehemi edhe njëherë luftës sonë çlirimtare. Mua nuk më është dhënë rasti as mundësia fare të paraqitem si oficer i lartë i UçK-së, që prej vitit 1997 e deri në kohën tonë. Tërë kohën isha i detyruar të përballem me jetë a vdekje; kërcënimeve dhe përpjekjeve për likuidimin fizik nga radhet e kombit shqiptar, përkundër aftësive të mëdha ushtarke që i kam pasur, për të shpëtuar shpirtin në këtë vijë. Megjithate, nuk kam pushur, duke u përpjekur të punoj, sidomos pas “fatkeqësisë” së madhe të datës 01 korrik 2005. Pas kësaj “fatkeqësie”, unë u detyrova që t`i kthehem shkencës për të luftuar pseudoshkencën, sepse nuk më lanë burrat e botës asnjë hapësirë të lirë që të merrem me detyrat e mia politike. Kulmi u arrit midis viteve 2005-2010, sa isha duke u përpëlitur me çdo kusht për të lëvizur krahun e djathtë, tmerrësisht të paralizuar; gojën dhe fytyrën të shtembëruar po aq tmerrësisht në anën e majtë; tri unazave të kurrizit të plasura dhe dy prej tyre në qafë; tri brinjë të thyera, që unë i lash ashtu të ngjiteshin, sepse sëmundjen e diabetisit e kisha me vete, para fatkeqësisë; krahas infarkteve të zemrës që nuk më morën në jetën tjetër dhe mezi arrita të shpëtoj dikur prej mjekëve…

Tani, nuk do të flas më tepër për “fatkeqesinë” time. Në këtë periudhë kam një dëshirë sublime, që nuk kam mundur t`a largoj: t`ia sqaroj botës çka është shkencë dhe çka nuk është shkencë, pra pseudoshkencë, prej “fillimit të Serbisë” në fund të perandorisë bizantine, kur janë “shpikur serbët” duke marrë me “vete” pjesërisht ilirët e të tjerë vendas të Ilirisë së atëhershme, të cilën nuk e kanë gjetur “të lirë”, prej Kostandinit të Madh e këndej, e të cilët nuk janë harruar për atë kohë. Sado që e thonë “me gojën e mbushur”pseudoshkecëtarët, se “ilirët janë zhdukur” e që “e fshehin” cilën gjuhë e kanë folur ata, ne-shqiptarët e sotëm, jemi bij të ilirëve, nipër të pellazgëve, të thirrur më parë arbër, apo në latinisht albanë. Pra, jemi bijtë e tyre dhe shqipen kurdoherë e flasim, njësoj dhe vazhdimisht. Kjo është gjuha e ilirëve! Nuk ka më tjetër!…

Prandaj m`u nevojit të lexoja qindra vepra të mëdha, që nga fillimi i botës e deri më sot, e cila më ndihmoj të kthehem në jetë, siç kam qenë përpara, deri në korrik të këtij viti (2013), por vetëm pasi është nënshkruar marrëveshja e Brukselit, dhe janë shpalur “të shpërblyer” me miliona Euro paramilitarët serbë të Kosovës. Kryemilitanti ortodoks i Serbisë, Patriarkun e madh, IRINEJ, e “shoh” kurdoherë t`ia “puthin” duart njerëzit më të denjë të Përëndimit, pra të Anglisë dhe pjesërisht të Francës, pa e llogaritur se ne e e mbajmë mendpara, gjatë dhe pas luftës, si kriminel të urryer serb! Nuk e kemi harruar OSBE-në që e ka “financiuar”kriminelin e njohur serb, ARKANIN, me mija Euro, që të eksekutojë qindra shqiptarë!….

Dhe prandaj nuk ka si ngritet në këmbë sot kombi shqiptar. Gjendja reale e jona është e mjeruar. Ai është i vetmi komb që nuk e ka të zgjidhur çështjen kombëtare dhe është i copëtuar në 6 shtete: Greqi, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. Rreth e më rreth ai rrethohet me armiqtë më të urryer, që sulen të gjithë mbi shqiptarët, i cili vetë prihet nga disa “njerëz” që janë të njohur si “përçarës” të tij, pra djemtë e UDB-istëve të djeshëm; të KGB-istëve të djeshëm; të Sigurimit grek apo vetëm shqipfolës dhe jo shqiptarë!…

Autokracia apo pseudokracia e sotme botërore mbi ne është katastrofale; korrupsioni i botës është lëshuar mbi ne, duke llogaritur korrupsionet shqipfolëse të atyre që janë “ngritur” përmes “luftës çlirimtare”, i cili është mësuar tashmë me shitblerjet e pasurisë sonë legjitime për etjet e tilla të botës dhe të kundërshtarëve tanë. Ne po përpëlitemi më tutje!…

Në këtë kuptim dalin edhe të atillë që janë “të dokumentuar” si “luftëtarë” të “çlirimit të Kosovës” si Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, zoti Agim çeku, i cili, në një intervistë të dhënë për gazetën serbe të Beogradit “Nedenljik”, të datës 18 prill 2013, ka thënë ekskluzivisht se ai “e mbështetë idenë e një Jugosllavije të Re” (shikoni ju lutem këtë intervistë në faqen e internetit: http://www.pressonline.rs/18/04/2013/info/politika/269715/agim-ceku-podrzavam-ideju-nove-jugoslavije-.html). Shqiptarët gjoja të “çliruar” në Kosovë; ata banorë të vuajtur të Malësisë së Madhe, që kanë mbetur nga shpopullimi i dhunshëm i Malit të Zi; ata që janë ende të robëruar në Serbinë e vjetër (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja); ata që poashtu thonë se janë “çliruar” në Maqedoni, banorët e të ashtuquajturës Iliridë; shqiptarët që janë okupuar tërësisht të Epirit të Jugut, në çamërinë- duhet me të vërtetë të çlirohen dhe të bashkohen në një Shqipëri të re, të ristrukturuar, natyrale dhe etnike shqiptare në Ballkan, nëse nuk i harrojnë sllavët dhe serbët idenë e tyre neokoloniale për një “jugosllavi të re”; dhe përpiqen kështu të ristrukturojnë “Serbinë e Madhe”, si ëndërr të vjetër serbe, nën të cilën nuk duhet të jetojnë shqiptarët. Ata dallojnë nga serbët si nata me ditë. Serbët janë fallsifikatorë të historisë; janë okupatorë të tmerrshëm të vendit tonë; të shpopullimit tërësisht të Kosovës veriore jashtë Kosovës, në Tregun e Ri (Novi Pazar) e deri në Nish(Njësh, qyteti i parë-shqip). Janë “vrapues” të shpejtë nëpër botë; të “shpikin” të gjitha ato rrena të paskupullta, dhe t`i shesin si “histori”…

Ju lutem, ju lutem, ju lutem, nëse Ju keni mundësi, intervenoni te pikat më të larta të vendosjes, që serbët tashmë të Kosovës veriore të mos e implementojnë një tjetër “republika serpsa” në Kosovë dhe as “automominë maksimale”, sepse përndryshe do të jemi të detyruar të bëjmë çmos për të mundësuar bashkimin legal e të natyrshëm të gjitha trojeve shqiptare jashtë Shqipërisë me shtetin amë-Shqipërinë, pra bashkim me Shqipërinë natyrale dhe etnike, që do t`ua vështirësojë edhe më shumë punën dhe pozitën gjeo-politike maft shteteve më të përparuara të Evropës dhe Botës.

Ju lutem shumë JUVE dhe jam me ndjenja të mirësjelljes për JUVE,
dhe mbetem me përshëndetje të mirëfillta-
i juaji, Brahim AVDYLI
loading...

Komento!

loading...