Home / LAJME / Lejohet të kalojnë kufirin të gjithë femijët e lindur në shtetin e Greqisë
loading...

Lejohet të kalojnë kufirin të gjithë femijët e lindur në shtetin e Greqisë

Lejohet të kalojnë kufirin të gjithë femijët e lindur në shtetin e Greqisë

Me një urdhër të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, i shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë, lejohet kalimi i të gjithë fëmijeve shqiptarë, pavarësisht problemit me toponimet në pasaportat e tyre, deri më datë 5 shtator.

Duke filluar nga data 10/08/2013 deri më datë 5 shtator të gjithë emigrantët shqiptarë, fëmijët e të cilëve kanë lindur në Greqi, do të mund të kalojnë lirshëm kufirin.

Vendimi i Ministrisë së Jashtme është konfirmua  nga Ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, i cili ka konfirmuar se mesditën e së shtunës në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Athinë ka mbërritur urdhëri i Ministrisë së Jashtme greke.

Dervishi shtoi se kjo shkresë u është shpërndarë dhe Konsullatave Greke në Shqipëri, duke mundësuar në këtë mënyrë lejimin e kalimit të paktën për 25 ditët e ardhshme deri në zgjidhjen përfundimtare.

Marrëveshja për toponimet është arritur pas një takimi të Drejtorit të Kufirit në Gjirokastër, Admir Abrija, me Drejtorin e Policisë të Janinës dhe Komandatin e pikës kufitare greke në Kakavijë. Autoritetet greke kanë konfirmuar se nuk do të ndalohet asnjë familje me fëmijët e lindur në Greqi, që ka probleme me toponimet në pasaportë, të kalojë kufirin deri më datë 5 shtator.

Marrëveshja është arritur në pikun e lëvizjes të emigrantëve shqiptarë në të dy anët e kufirit.

Devolli.net

loading...

Komento!

loading...