Home / LAJME / Lajme të hidhëta
loading...

Lajme të hidhëta

Lajme të hidhëta

Sot, tri gazeta të ndryshme, çuditërisht, ekspozuan të njëjtën mendësi të biografisë me “kleçka”: “Kushëriri i Olldashit…e të tjera, e të tjera, e të tjera…”

Po qe se ky kushëriri do të kishte organizuar ndonjë miting pro PD, natyrshëm që mund të vendosej një lidhje e shkurtër me atë tjetrin që është figurë e njohur publike. Po këtu realisht ka një ndodhi të rëndomtë që s’ka të bëjë fare fisi. Po aq banale është përmendja e Neritan Cekës për një aksident ku ai ka qenë udhëtar dhe jo shofer. Në se makina do t’i ishte vërsulur ndonjë kundërshtari politik për ta purthosur, atëherë automatikisht do të mendoje se Ceka ka urdhëruar për kryerjen e sulmit. Po aty ka patur vetëm thyerje parakolposh, shtrembërim e gërvishtje llamarinash.
Abuzime të tilla më lënë një shijë të hidhët dhe më risjellin në kujtesë kohë të vjetra që nganjëherë mendojmë se i kemi hequr qafe. Abuzime të tilla, në vend që të tërheqin vëmendjen e lexuesve, thjesht dhe vetëm ua shkurtojnë jetën gazetave.

Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...