Home / BOTIME / Kush ishte nena e Ali Pashe Tepelenes
loading...

Kush ishte nena e Ali Pashe Tepelenes

Kush ishte nena e Ali Pashe Tepelenes

Materiali i plote

Esmihan Hanemi ose sic e therrisnin ndryshe, Hankoja, ishte nena e Ali pashe Tepelenes. Po kush ishte ajo ne te vertete? Mbi figuren e kesaj gruaje eshte hedhur balte me nje teperi te shfrenuar deri ne absurditet. Hankoja cilesohet si “nje qenie me shpirt ulkonje”, pjelle e cmires dhe e xhelozise”, “njeriu qe injekton tek i biri, Ali pashe Tepelena urrejtjen per te afermit, egersine, shpirtin e eger, etj”.“Esmihan Hanemi eshte gruaja e te 99-ve, e hurit dhe e litarit, e helmit dhe e thikes, e vrasjeve shekspiriane”, “e pamoralshme deri ne diten e vdekjes se saj”. “Hankoja eshte gruaja qe meshkujt e Kardhiqit e kapen rob gjate nje luftimi dhe qe e perdhunuan per 40 dite me rradhe”. “Kjo grua eshte shtriga qe helmoi dy femijet e te shoqit,Veliut, te cilet i kishte patur me gruan e pare”. Eshte krijesa e djallit qe nxit te birin, Aliun, drejt krimit dhe vrasjes qe ne moshe te re”. Ne cdo hap qe hedh Ali pashe Tepelena “shkelqejne” keshillat djallezore te Esmihan Hanemit. Nepermjet Aliut ajo eshte gjithmon aty ku ka vrasje. Ne kete menyre perpiqen ta prezantojne kronikat e botes perendimore te asaj kohe, te cilat ne mjaft raste jane shkruar 200 vjet pas vdekjes se Esmihan Hanemit, sic eshte rasti i autorit Eilliam Plomer; The diamond of Janina – Ali Pasha, 1741-1822, London, 1961. Pas gjithe ketij pershkrimi, kronikat e kohes perpiqen te interpretojne jeten e Ali pashe Tepelenes, njesoj sikur brenda qenies se tij te kete hyre shpirti djallezor dhe i erret i Hankos. Duket sikur pas cdo levizje te Ali pashe Tepelenes, pyesin veten: “Si do te ishte sjelle Hankoja ne kete rast…”? “Perse do t’i duhej ta kryente kete veprim…?”. Te gjendur ne kete kurth, ne cdo hap te hedhur nga Ali pashe Tepelena, perpiqen te gjejne shprtin e erret te Esmihan Hanemit. Tashme duket se eshte mjaft e veshtire t’i shpetosh ndikimit te kronikave te huaja, edhe pse ato jane shkruar nga armiqte e Ali pashe Tepelenes, sic ishin fjala vjen francezet, por jo me pak anglezet apo ruset. Esmihan Hanemi duket sikur eshte “magjia e zeze” e Ali pashe Tepelenes qe nuk le te shkruhet drejt historia e birit te saj. Po kush ishte ne te vertete kjo grua kaq e perfolur, emri i se ciles eshte permendur ne te gjithe perandorine osmane e ndjekur nga thashesheme te pafund?

Martesa e Ali pashe Tepelenes

Ali pashe Tepelena, ishte rreth 25 vjec, kur vendosi te martohej. Kishte kerkuar doren e
Um Gulsumit, ose sic e quanin ndryshe Emine, e cila ishte bije e Kapllan pashe Delvines. Emineja ishte nje vajze e bukur, e brishte si fije bari dhe mjaft e kendshme. Edhe Vete Kapllan pasha i Delvines e kishte pritur me kenaqesi kete mbleseri, njesoj sikur ta kishte enderruar prej vitesh. Aliu kishte nje pamje te embel, floke verdhe dhe syte boje qielli; kishte me nje veshtrim qe te zgjonte simpati, dukej sikur nga syte e tij buronte nje miresi qiellore, e pafajshme. I tille mbeti veshtrimi i tij edhe ne castin, kur turqit i prene koken. Kaltersia e syve te tij ngjante me nje qiell te kthjellet te paane. Mbi te gjitha, ne dejet e Aliut te Tepelenes, rridhte gjak pashai. Gjyshi i tij, Myftari, i cili ishte vrare me 1716 ne Korfuz, kishte fituar graden e pashait. Kete grade, edhe pse pas vdekjes, (1748) kishte fituar edhe babai i tij, Veliu. Per te gjitha keto, nusja e tij, Um Gulsumi, ose sic e therrisnin ndryshe, Emineja, ndihej e lumturuar. Ali pashe Tepelena ishte nje djale i gjalle, emri i tij ishte degjuar jo vetem ne pashallekun e Delvines, por edhe ne te gjithe pashallekun e Beratit, ku sundonte Ahmet Kurt Pasha. Emineja “kishte shtene ne dore” djalin me te fuqishem te atyre aneve, ku nga kjo lidhje paten dy femije, Myftarin,(emri i gjyshit te Aliut), i cili u emerua pasha i Ohrit dhe me pas i Lepantit, pasha i Beratit dhe i Vlores, dhe Veliun(emri i babait te Aliut), i cili u vu ne krye te pashallekut ne Trikalla dhe me pas ne More. Deri ketu jemi ne te njejtin kendveshtrim me kronikat e kohes. Askush nuk ka mundur te flase ndryshe per kete lidhje mes Ali pashe Tepelenes dhe Eminese, e cila mbeti njesoj e fuqishme deri diten kur Um Gulsumi u nda nga jeta per shkak te nje semundjeje te pasherueshme. Ne jeten e Ali pashe Tepelenes do te vinin gra te tjera, Katerina e Tepelenes, me te cilen do te kishte nje djale, Gaziun, i cili do te vihej ne krye te pashallekut te Trikalles, do te ishte komandant i kalase dhe Sanxhak bej i Gjirokastres, nje grua tjeter nga fisi i Zadejve ne Janine, Vasiliqi Kondakciu, bije e fshatit Plishevice te Filatit, e cila ishte 18 vjec kur u be gruaja e 73-vjecarit Ali pashe Tepelena. Nderkohe flitet edhe per nje grua tjeter te quajtur Jorgjia. Megjithate edhe pse flitet shume per Vasiliqine, e cila ishte gruaja qe i qendroi afer ne vitet e pleqerise, Um Gulsumi ose sic e therrisnin ndryshe, Emineja, mbeti e pazevendesuar ne shpirtin e madh te Ali pashe Tepelenes

Kush ishte mblesi i kesaj martese

Ne kronikat e kohes, Ali pashe Tepelenes, nuk i jepet asnje merite per lidhjen e tij me Um Gulsumin. Ai qendron vazhdimisht ne hije, njesoj sikur Hankoja ta kishte marre per dore dhe ta conte ne shtepine e nuses. Ne qender te vemendjes qendron Esmihan Hanemi, e cila eshte gruaja qe nuk le gur pa levizuar, mjet pa perdorur, dajllezi dhe intrige pa shfrytezuar, vetem e vetem qe nusja e djalit te saj te jete nga nje dere pashai. Ajo eshte “krijese me shpirt ulkonje” “e paepur”, “neperke e helmatisur”, synon te rifitoje pozitat e saj shoqerore, te cilat ka vite qe i ka humbur dhe ia mberrin qellimit. Tashme ne shtepine e saj do te kete te bijen e Kapllan pashe Delvines. Por per te mberritur deri ketu i eshte dashur mjaft. Kishte bere gjithcka per t’iu gezuar kesaj dite. Kishte helmuar njeri pas tjetrit dy djemte e te shoqit, Veliut, i cili i kishte patur me gruan e pare. (Esmihan Hanemi ishte gruaja e dyte e Veliut). Hankoja ishte perpjekur qe ne ate familje te mbetej vetem Aliu dhe vajza e saj, Shanishaja, dhe askush tjeter. Vetem dy femijet e saj mund te mbreteronin mbi kete toke. “Neperka” ishte e afte te helmatonte ne cdo kohe qe mund t’i jepej rasti, duke shperfillur cdo lloj morali. Me kete dhelepri qe ia kalonte edhe dhelpres, kishte mundur t’i rrembente vajzen Kapllan pashe Delvines Te pakten keshtu interperetohet nga kronikat ku permendet emri i Esmihan Hanemit.

Kur Ali pashe Tepelena ishte 25 vjec

Po kush ishte Aliu ne te vertete, kur kishte mbushur 25 vjec? Perse kronikanet e kohes e lene ne hije, ndersa ne plan te pare qendron gjithnje Hankoja, madje edhe ne martesen e tij me Um Gulsumin. Qe familja e Ali pashe Tepelenes, nuk i kishte humbur krejtesisht pozitat e saj qe nga koha e Myftar pashes (gjyshi i Aliut) dhe Veli Pashes (babai i Aliut) kjo eshte me se e vertete . Dy ngjarje te cilat permenden si nga Sabri Godo ashtu dhe nga Irakli Kocollari, ku ky i fundit i referohet R.A. Devanport, shprehin qarte se Aliu qe ne moshe te vogel ishte dikushi. Gjate femijerise se tij, kur mendohet te kete qene 16 vjec, Aliu u kap rob ne malet e Pindit ne Greqi, nga Veziri i atyre aneve, i cili e dorezoi tek pashai i Janines. Fatkeqesisht, Aliu akuzohej per vjedhje, por nuk iu pre koka, sepse bejleret e Gjirokastres, te Janines, Permetit dhe ata te Delvines, insistuan prane pashait te Janines, duke i bere te ditur se, nese Aliu do te merrte ndeshkimin kapital, atehere kjo gje do te shkaktonte nje reaksion te forte, i cili mund te ishte me pasoja per vete pashane. Kete fakt me siguri e ka ditur mire edhe Um Gusumi, qe tashme e martuar me Ali pashe Tepelenen, e veshtronte me kersheri kendellese, duke i kujtuar Aliut, se kishte qene edhe babai i saj, Kapllan pashe Delvina, qe kishte kerkuar pashait te Janines, te mos i pritej koka, djalit nga Tepelena, njesoj sikur ta dinte se pas 10 vitesh do ta bente dhender. Pra, Aliu edhe pse femije, del qarte se ka ende influencen e familjes prej pashai. Ne keto rrethana pashai i Janines i tmerruar nga kercenimet, liron Aliun. Po t’i referohemi kohes kur ka ndodhur ngjarja, mbeshteja e e fuqishme qe iu ofrua Aliut, qe nga Gjirokastra deri ne Permet, ka ndodhur pothuajse pak me vone nga ngjarja tragjike e Hankos me kardhiqiotet, ku kjo e fundit pershkruhet si nje vejushe e vetmuar, por qe ne te vertete miqte e saj shtrihen ne te gjithe pashallekun dhe nuk ngurojne t’i japin mbeshtetje. Atehere si guxuan kardhiqiotet! Hankoja eshte bije e Hysen bej Konices, e cila ishte nje nga dyerte me te degjuara te atyre aneve, fis me Ahmet Kurt pashen e Beratit. Dy vjet me vone, kur Aliu, ishte mbi 20 vjec kapet rob nga Kurt pasha i Beratit, bashke me 6 te tjere. Sic shpjegon Sabri Godo, fjala “Kurt” do te thote “Ujk”, por Kurt pasha, edhe pse ujk i vertete, pashai me i fuqishem i vendit, nuk jep ndeshkimin maksimal per Aliun, duke menduar se ka lidhje gjaku me te. Ndersa 6 te tjeret, te cilet ishin kapur rob bashke me Aliun, i vari tek sheshi i kalase pa u menduar gjate. Kjo histori e fisit Tepelena e bente te lumtur vajzen e vogel 18 vjec, Um Gulsumin dhe te ndihej e paprekshme si ne shtepine e saj, atje ku sundonte Kapllan pashe Delvina. Um Gulsumi, ose sic e therrisnin ndryshe, Emineja, mendonte se kishte qene me fat, kur kujtonte se Aliu perpak sa nuk ishte martuar me vajzen e pashait te Beratit. Edhe keshtu mund te kishte ndodhur nese Kurt Pasha nuk do t’i kishte dhene fjalen pashait te Vlores.

Kapllan pasha i Delvines krushqi me nje prostitute

Megjithate nese marrim parasysh se hankoja nuk kishte qene gje tjeter vecse nje prostitute, mbetet mjaft i cuditshem fakti, se si Kapllan pasha i Delvines pranoi nje krushqi te tille. Tashme e tutje do te kishte rastin qe ne shtepine e tij, ne raste gostish e festash te kishte prane krushken, Esmihan Hanemin, e cila nuk ishte gje tjeter vecse nje prostitute, e perdhunuar nga meshkujt e kardhiqit per 40 dite me rradhe, sic shprehen jo ne pak raste kronikat e kohes. Gjithkush qe eshte marre me jeteshkrimin e Ali Pashe Tepelenes, nuk le rastin te pershkruaje anen shpirterore te kesaj gruaje, pa harruar te permende, se Esmihan Hanemi, ishte kapur rob nga banoret e Kardhiqit dhe te Hormoves, te cilet e mbajten peng 40 dite, ku meshkujt e dy fshatrave nuk dihet mire se cfare bene me te. Hankoja, sic e therrisnin ndryshe, pas vitit 1758, kur i kishte vdekur i shoqi, Veliu, ngjeshi armet ne brez dhe u vu ne krye, te cetes qe dikur udhehiqeshin nga burri i saj. Pikerisht ne nje nga keto luftime Esmihan Hanemi, Aliu i vogel dhe motra e tij Shanishaja, e cila ishte dy vjet me e vogel nga i vellai, u kapen rob nga kardhiqiotet. Kete fakt e gjejme edhe tek libri i Irakli Kocollarit, “Policia Sekrete e Ali Pashes”, fq 161, i cili i referohet Eilliam Plomer; The diamond of Janina-Ali Pasha, 1741-1822. London ,1961 por qe ne te vertete eshte i permendur gjithkund ku shkruhet per Ali pashe Tepelenen. Jo vetem kaq, Irakli Kocollari, duke iu referuar Eilliam Plomer thote se “dy femrat u kthyen ne subjekte te nje shfrytezimi masiv seksual”. Po ne kete liber fq,162 thuhet se Hankon dhe bijen e saj Shanicen, munden te shpetojne pas 40 diteve “fale bamiresise se nje dervishi”, i cili u kerkoi bashkefshatareve “t’ia ofronin edhe atij nje nate prehun clodhes”, por qe ne te vertete ai liroi dy femrat. Per kete ngjarje, Kocollari shfrytezon edhe nje burim tjeter nga R.A.Devanport, i cili thote se Hankoja dhe Shanica shpetuan fal ndihmes se nje tregtari Gjirokastrit te quajtur Malikovo, por qe ky i fundit u helmua nga njerezit e Ali pashe Tepelenes. Por edhe pse nami i saj “si kurve” kishte shkuar deri ne Stamboll, Kapllan pasha i Delvines, ndihet mjaft i kenaqur me krushqine qe ka bere.

Perdhunimi i Hankos

Duket qarte se kronikaneve te kohes u ka shpetuar nje detaj i vogel. Nese duhet ta marrim te mireqene perdhunimin e Hankos atehere na rezulton se kur Esmihan Hanemi u kap rob nga kardhiqiotet, Ali pashe Tepelena, duhet te kete qene 14 vjec, (kur i kishte vdekur i ati, sepse pas vdekjes se burrit te saj, Esmihan Hanemi ngjeshi armet ne brez) ndersa e motra e Aliut, Shanishaja 12 vjec. Duket e cuditshme kur e mendon se per c’arsye kjo grua gjate luftimeve merrte me vete, dy femijet, Aliun dhe Shanishane, ndersa i duhej te luante rolin e prijesit. Nese marrim parasysh moshen e Shnishase, 12 vjec, perdhunimi i saj duket edhe me absurd, sepse ne kohen kur rrjedhin ngarjet, rregullat e moralit ishin aq te forta sa nuk do te kishte shqiptar qe do te guxonte per te kryer nje akt te tille, madje nuk gjen te tille as sot e kesaj dite, pervecse te semureve psiqik. Shkruhet se, “Hankoja se bashku me te bijen munden te largohen pas nje perdhunimi masiv prej burrave te fshatit, vetem fal bamiresise se nje dervishi qe banonte ne ate vend. Ai u kerkoi me mencuri bashkefshatareve qe te mos diferenconin ate nga te tjeret dhe t’ia ofronin edhe atij nje nate prehun clodhes. Naten qe fshataret i cuan dervishit dy robinat, ai menjehere u krijoi kushte, i shkeputi nga kthetrat e perdhunuesve dhe u hapi shtigjet drejt lirise se tyre”(fragmenti eshte shkeputur nga libri i Kocollarit, i cili u referohet burimeve te tjera. Vellimi i pare fq 162) Por ne te vertete ku qendron mencuria e dervshit?! Cili dervish do te deklaronte veten imoral, kur nami i tij do te shkonte deri ne Stamboll dhe pa asnje dyshim nga feja e tij do te kerkohej ekzekutimi. Per me teper, cili nga kardhiqiotet nuk do te dyshonte se me kerkesen “ma jepni dhe mua nje nate preun clodhes”, dervishi, me siguri kishte synime te tjera, ate te lirimit te dy femrave. Per shpetimtarin e robinjave nuk ka vetem nje emer. Ne nje version tjeter, ne kujtimet e Pukvilit, shkruhet se, “dy robinat munden te shpetojne nga kthetrat e fitimtareve fale bamiresise te nje tregtari gjirokastrit, i thirrur Malikovo, i cili pagoi nje shume te konsiderueshme per lirimin e tyre. Vite me pas, me 1870, ben te njohur konsulli francez, Ali pasha vuri njerez dhe helmoi tregtarin qe kishte shpetuar nene dhe motren e tij, ne fshatin Elefterohori” Keto jane kujtimet e Pukvilit, por edhe ne kete rast, absurditeti logjik, eshte aq i dukshem sa te le te kuptosh se eshte djallezor. Kujtojme se Hnkoja eshte kapur rob bashke me te bijen, Shanishane por edhe me Aliun e vogel, atehere si eshte e mundur qe Ali pashe Tepelena nuk i ka qendruar mirenjohes”? Per kete rast, ne kete perfundim del edhe Kocollar duke shpjeguar se, “Pukvili eshte nisur nga motivet e njohura te armiqesise politike te Frances dhe atij vete, kunder pashait shqiptar”… Kronikat e botes evropiane, te cilat flasin per periudhen e Ali pashe Tepelenes, tregojne per zakonet e shqiptareve se, si silleshin burrat, ne rastet kur te kapurit rob ishin femra: “E bukur apo e shemtuar, shpjegojne kronikat, e re apo plake, myslimane apo kristiane, sidoqe te ishte ajo, per tere anetaret e bandes se hajduteve, ajo apo ato, robinat qene nje objekt i shenjte dhe i paprekshem. Nje komandant hajdutesh, i cili kishte deshtuar ne respektimin korrekt te pengjeve femra duhej te abandonohej menjehere nga trimat e tij pergjithmone, si nje njeri i pandershem dhe i papershtatshem te komandonte luftetaret”.( Fragmenti eshte marre nga Irakli Kocollari, “Policia Sekrete e Ali Pashes, vll 1, fq 75). Duket se bota perendimore e asaj kohe nuk ka lene mjet pa perdorur per te mposhtur Ali pashane e pamposhtur, i cili diti te qendronte me lart se gjithe diplomacite e kundershareve te tij.

Esmihan Hanem, gruaja qe “hante” pashallare

II

Gazetaret e botes perendimore, vecanerisht ata franceze, ruse apo angleze, por edhe te tjere, pasi e kane gdhendur figuren e Esmihan Hanemit si nje grua te pamoralshme, e kishin shume te lehte qe pas kesaj, vrasjet e pashallareve te Shqiperise t’i shihnin si skenare te kesaj gruaje qe ndryshe e therrisnin Hanko. Sipas tyre, ajo mund te bente gjithcka, ishte “djallezia” dhe “ferri” vete. Ajo mund te sulmonte cdo pasha te vendit, t’i sillte vdekjen atij permes shpates apo helmit, njesoj sikur pashallaret te ishin kalores te vetmuar. Ne te gjitha pershkrimet e kronikaneve perendimore, kjo grua flet me gjuhen e personazheve te Shekspirit: “Ji gjaksor, guximtar dhe i vendosur!” keto jane mesimet dhe keshillat e saj per te birin. Duket qarte se gazetaret e asaj kohe kerkonin te cuditnin boten me personazhin e tyre. Me shume se sa per te ngritur apo rrenuar figuren e Esmihan Hanemit per ta kishin rendesi “bemat” e kesa gruaj. Vetem nje personazh i tille mund te terhiqte vemendjen e lexuesve te tyre dhe t’i linte pa mend ata, ndersa politika e kohes perpiqej t’i shrytezonte per te mposhtur figuren e Pashait te madh te Tepelenes. Shkrimtaret dhe gazetaret kishin rastin t’ia kalonin edhe Shekspirit. Ne te vertete nuk ishin perpjekje per te sjelle Hankon e vrtete, por mundimi, per te fituar emer ata vete.

Mjafton qe historia apo thashethemet te permendnin nje pasha te vdekur ne rrethana misterioze dhe gazetaret do te nxitonin te gjenin aty nje skenar te Esmihan Hanemit. Pak rendesi kishte nese ekzistonin fakte, sespse mjaftonte qe ngjarja te kishte ndodhur ne kohen kur Hankoja ishte gjalle. Kjo bente te lehte per gazetaret te gjenin jo vetem faktet por edhe te gjitha detajet e vrasjeve, Motivet qe shtynin kete grua drejt krimeve dhe intrigave ishin gjithnje te njejta: ajo kerkonte qe vendi i pashait te vrare te zihej nga i biri. Ne te vertete edhe pse jane vrare shume pashallare, asnjehere nuk ndodhi qe ne ate post te ulej djali i saj, Ali pashe Tepelena

Kapllan pashe Delvines i pritet koka

Kapllan pashe Delvina nuk i ishte bindur urdherit te Portes se Larte , e cila i kerkonte te neneshtronte Himaren, qe ate kohe ishte rebeluar. Pas kesaj, Stambolli i mbetur i fyer dhe ofenduar nga pashai, kerkoi koken e Kapllan pashes. Dicka pritej te ndodhte. Ishte vete pashai, ai qe do te vendoste se si do ta perballonte fermanin qe kishte dale per koken e tij. Sic shpjegon Sabri Godo te (“Ali pashe Tepelena” fq,32) “Lufta Ruso- Turke solli nje turbullire te madhe ne Ballkan qe u shtua sidomos me 1770, kur flota e Katerines kaloi Gjibraltarin dhe u fut ne Adriatik dhe Egje nen komanden e vellezerve Orlov, u ngrit Moreja dhe disa krahina te Greqise nen thirjen e Katerines qe vellezerit ortodokse te cliroheshin nga zgjedha turke…”. “Ne kryengritje kishte marre pjese edhe Himara…” Porta e larte e Stambollit ishte e shqetesuar per permasat e kryengritjes, por pashai nuk kishte denjuar t’i pergjigjej kesaj kerkese. Me Himaren kishte patur miqesi, sepse mbeshtetja e saj nuk i kishte munguar edhe kur vete pashai ishte gjendur ne dite te veshtira. Tashme kjo besnikeri po i kushtonte me koken. Sulltani nuk mund ta toleronte fyerjen qe i bente nje pasha i vogel ne Jug te Shqiperise. Porta e larte kishte pergatitur skenarin e ekzekutimit te Kapllan pashe Delvines. Ne shtepine e Pashait kishte mberritur nje ftese. Bejlerbeu i Rumelise e ftonte pashain e Delvines ne Manastir. Aty, ne Manastir do t’i pritej koka Kapllan pashes, e cila me pas, do te udhetonte e kriposur ne drejtim te Stambollit. Kishte ndodhur edhe me pare keshtu, dhe pashallaret i dinin te gjitha keto. Pas ftesash gostish dhe marrje ofiqesh me te larta, pashallaret shqiptare kishin gjetur vdekjen, duke vendosur qafen nen shpate. I ndodhur jo shume larg me vdekjen, por edhe jo shume larg me jeten, pashait i duhej te merrte nje vendim nese duhej te shkonte ne Manastir apo t’i shangej fteses se Bejlerbeut te Rumelise pergjithmon, deri sa per te te vinin dite me te mira. Ai vendosi te shkonte atje dhe shpata nuk beri gje tjeter vecse rreshqiti mbi qafen e pashait.

Hankoja pergatit skenarin

Si gjithnje, atje ku ndihej era e gjakut, aty ishte dhe Hankoja. Ne kronikat e kohes thuhet se Hankoja me te mesuar lajmin se sulltani kerkonte koken e krushkut te saj, nxitoi te pergatiste planin qe koka e Kapllan pashe Delvines te qendronte disa dite ne kamaren e turpit ne Stamboll. Ate cast Hankoja dridhej nga ethet e thurrjes se intrigave qe kishin pushtuar shpirtin e saj. Nuk ishte e sigurte nese krushku do te shkonte ose jo ne Manastir. Ajo kerkonte vdekjen e tij, e kerkonte nje ore e me pare. Brenga dhe shqetesimi po e gerryenin ne cdo sekonde. Kapllan pasha edhe mund te mos i pergjigjej fteses se Bejlerbeut te Rumelise, por atehe kjo do te ishte nje kokeprerje per vete Hankon, sepse do ta kishte te veshtire te realizonte synimet e saj. Koka e krushkut kishte filluar t’i dukej e tepert. (Kujtojme se Ali pashe Tepelena kishte marre te bijen e Kapllan pashe Delvines). Pasi ishte menduar gjate, Esmihan Hanemi e kishte gjetur celsin e portes se varrit per Kapllan pashe Delvinen. Do te ishte Ali pashe Tepelena, ai qe do te keshillonte vjeherrin, se e mira e tij do te ishte qe t’i pergjigjej pozitivisht ftses se Bejlerbeut te Rumelise. Te pakten keshtu perpiqen gazetaret e asaj kohe te shpjegojne udhetimin e Kapllan pashe Delvines drejt Manastirit. Kapllan pasha shkoi atje, por nuk mundi te kthehej me bashke me koken e tij. Hankoja kishte realizuar nje nga planet e saj, thuhet ne kronikat e gazetave te huaja. Tashme i hapej rruga birit te saj qe te zinte fronin e pashait te Delvines. A ishte vertet kjo nje nga intrigat e pergjakura te Hankos?

Krushqit e Tepelenes dhe Delvines

Sic dihet Ali pashe Tepelena ishte martuar me te bijen e Kapllan pashe Delvines, Um Gulsumin, ose sic e therisnin ndryshe, Emineja. Per Ali pashen Emineja mbeti nje dashuri e perhershme per te. Ai i qendroi afer deri diten e vdekjes se saj, kur nje semundje e pasherueshme e ndau pergjithmon nga pashai i madh. Thuhet, dhe kjo pranohet edhe ne shkrimet e asaj kohe, se Ali pashe Tepelena ngrihej naten nga shtrati i tij dhe shkonte tek vari i Um Gulsumit per ta qare. Gjendej atje ne dite e deshperuara te tij, por edhe sa here zgjeronte kufijte e pashallekut te tij. Ishte i gatshem t’i tregonte edhe ne varr Eminese se tij, ditet e jetes dhe jeten e femijve qe kishte patur me te. Ali pasha e kishte adhuruar ate grua. Thone se kishte bere te pamunduren per ta nxjere nga kthetrat e vdekjes, por nuk ia kishte arritur dot qellimit. Kishte marre doktoret me te mire qe gjendeshin ne gjithe pashallekun e tij, madje edhe me larg, por semundja e Eminese kishte qene e veshtire. Vjeherri, Kapllan pashe Delvina, ndiqte me kenaqesi jeten e bijes se tij. Ishte i kenaqur me dhendrin qe kishte zgjedhur. Per kete arsye, sigurisht, qe i ka kerkuar mendimin, nese duhej t’i pergjigjej fteses se Bejlerbeut te Rumelise apo do te ishte me mire te mos shkonte atje, por me siguri qe dhendri nuk ka qene keshilltari i vetem i tij. Pashai kishte vetem dy mundesi: pranimi ose mohimi i fteses. Kronikat e kohes thone se Ali pashai i tha “shko” dhe ndersa ai u nis per atje, nuk u kthye me.

Shume vite me vone ne te njetat kushte u gjend edhe vete Ali pashe Tepelena. E kerkonin ne Stamboll brenda 40 diteve, me qellim per t’i prere koken. Per te vendosur se cfare duhej te bente, te shkonte ose jo, mblodhi njerezit me te besuar te tij, per te marre mendimin e tyre. Dhe sic shpegon Sabri Godo te (“Ali pashe Tepelena”, fq,309) “Aliu kerkoi mendimin e krereve te divanit te tij. Shqiptaret i dhane tre keshilla. Se pari, te tregonte bindje, te paraqitej ne Stamboll ne krye te dyzet diteve. Duke qene ne moshe te kaluar, Sulltani do t’i falte ditet qe i mbeteshin e mund t’i linte edhe sundimin e Janines”. Kjo kishte qene keshilla e njerezve me te besuar te Ali pashe Tepelenes dhe ata sigurisht qe i donin te miren. Te njejten gje kishte bere edhe Ali pashai me vjeherrin e tij, duke i thene “shko”me shpresen se Sulltani do ta falte. Megjithate njerezit e letrave te asaj kohe, edhe kete keshille te Ali pashe Tepelenes e veshtrojne si nje nga planet e errta te Esmihan Hanemit, me qellim qe biri i saj te ulen ne fronin e pashait te Delvines. Sulltani pasi i preu koken Kapllan pashe Delvines, ne vendin e tij, emeroi djalin e Kapllan pashes, i cili quhej Ali pashe Delvina.

Miqesia me Delvinen

Edhe pas kesaj ngjarjeje, miqesia e Hankos me familjen e Kapllan pashe Delvines, vazhdoi ashtu si edhe me pare. Eshte e cuditshme te mendosh se askush prej tyre nuk ka menduar se ishte dhendri qe e nxiti Kapllan pashen te shkonte ne Manastir. Edhe po te mos shkonte nuk ishte aspak cudi qe koka e Kapllanit perseri do te pritej, sepse porta e larte nuk terhiqej asnjehere nga zbatimi i fermaneve te saj. Te njejten gje beri edhe Ali pashe Tepelena, nuk shkoi ne Stamboll, por nuk mundi t’i shpetonte prerjes se koks. Per pashane e Delvines, mundesia e mosprerjes se kokes ishte edhe me e vogel. I mbetej vetem perulja, falja dhe pergjerimi qe t’i falej jeta, por qe ne te vertete nuk ndodhi keshtu. Megjithate miqesia mes dy paleve ishte si me pare. Jo vetem kaq, motra e Ali pashe Tepelenes, Shanishaja, u martua me djalin e Kapllan pashe Delvines, Aliun, qe tashme ishte bere Ali pashe Delvina. Dy Alinjte, Ali pashe Delvina dhe Ali pashe Tepelena ishin kuneter, ishin martuar me motrat e njeri-tjetrit. Pyetja qe lind natyrshem eshte: si nuk i ftohen mardheniet mes paleve, kur gjithe bota fliste per intrigat e Hankos Lidhja e Delvines me Tepelenen kishte hedhur rrenje te forta miqesie. Per me shume i duheshin njeri-tjetrit.

Vritet Ali pashe Delvina

Ali pashe Delvina ndenji vetem disa muaj ne fronin e pashait te Delvines. Nje nate ai u gjet i vdekur. Pashai i ri i Delvines, i sapomartuar, ishte vrare nga vellezerit e tij. Lajmi kishte marre dhene. Thashethemet peshperiteshin ne te gjithe pashalleqet e vendit. Shanishaja, ose sic e therrisnin ndryshe Shanica, motra e Ali pashe Tepelenes, kishte mbetur e ve. Shume vjet me vone, kesaj ngjarje do t’i ktheheshin edhe gazetaret e vendeve te huaja. Pavaresisht nga fakti se nga kush ishte vrare Ali pashe Delvina, perdersa kjo familje kishte patur miqesi me Esmihan Hanemin, aty duheshin kerkuar edhe rrenjet e krimit. Hankoja ishte e zonja te bente gjithcka. Ajo ishte gruaja qe kishte helmuar dy femijet e te shoqit, Veliut, i cili i kishte patur me gruan e pare. Sipas tyre, ajo ishte gruaja qe beri te mundur ti pritej koka Kapllan pashe Delvines. Ishte e pamundur te mos kishte thurur plane edhe per vrasjen e Ali pashe Delvines, dhenderit te saj. (Kujtojme qe i kishte dhene tebijen per nuse) Te huajte thone se per te mberritur deri ketu, Esmihan Hanemi, shfrytezoi te bijen, Shanishane, qe mes vellezerve te burrit te fuste sherrin dhe grindjen. “Hankoja ishte gruaja qe kishte injektuar tek dy femijet e saj, urejten per te afermit” dhe ia kishte dale mbane. Tashme Shanishaja kishte dale kunder te shoqit. E kishte pare te vdekur ne dhomen e gostise dhe ishte kenaqur teksa e shihte te mbytur ne gjak. “Ji gjaksor dhe i guximshem” kishin qene keshillat e Hankos per femijat e saj. Kete keshille te Hankos e gjejme tek “Policia Sekrete e Ali pashes”, fq,159 te Irakli Kocollarit. Dhe e gjithe kjo pergjakje vetem e vetem qe ne krye te pashallekut te Delvines te shkonte Ali pashe Tepelena. Por edhe pse thuhet se ishte Hankoja se bashku me Shanishane, qe sollen vdekjen e Ali pashes se Delvines, nga kjo familje nuk hidhet asnje fije dyshime mbi pabesine e Hankos. Por jo vetem kaq, Shanica martohet me vellane e burit te vrare, me Sulejmanin, i cili ishte 16 vjec, ndersa Shanica 27. Fatkeqesisht edhe burri i saj i dyte vdiq nga nje semundje, por askush nuk u mor me vdekjen e Sulejmanit, sepse ai nuk kishte qene pasha, per gazetaret e kohes, ngjarja nuk ishte interesante

Vritet Mustafa pashe dhe Selim pashe Delvina

Pas vrasjes se Ali pashe Delvines ne krye te ketij pashalleku u emeruar Mustafa pashe Delvina. Deri ne ate kohe ishin vrare dy pashallare te Delvines, babe e bir. Kete fat pati edhe i treti. Mustafa Pasha u gjend i vdekur brenda sarajeve te tij. U kerkuan autoret e kesaj vrasjeje, por nuk u gjeten kurre. Vrasja e pashait mbeti e mbuluar nga misteri. Por edhe per kete ngjarje nuk kane munguar kronikat e kohes, te cilat jane shkruar shume me pas nga dita e ngjarjes, madje pas shume vitesh. Sipas tyre, edhe per vrasjen e e Mustafa Pashes kishte dore Hankoja. Ajo nuk do te terhiqej deri sa te shikonte te birin ne krye te Delvines. Por edhe pse u vra edhe pashai i trete, persri Aliu nuk e pa veten ne krye te pashallekut. Pashallaret emeroheshin vetem me urdher te sulltanit. Deri ne ate kohe emri i Ali pashe Tepelenes nuk ishte permendur ndonjehere ne Divanin e Sulltanit. Ai ishte i panjohur per Porten e larte. Pas ekzekutimit te Mustafa pashes, ne Delvine u vendos Selim pasha, Jo vetem se e thone kronikat e kohes, por eshte fakt se ky i fundit u vra nga Ali pashe Tepelena. Nga Porta e Larte e Stambollit kishte mbberritur fermani per prerjen e kokes se Selim Pashe Delvines, sepse ky pasha kishte favorizuar venecianet, te cilet per me shume se 360 vjet qendronin te ngulur ne ishujt e Jonit, por ne armiqesi te perhershme me turqit. Prerja e kokes i ishte kerkuar Ali pashe Tepelenes. Ky i fundit, e ftoi Selim pashe Delvinen ne shtepine e vet dhe aty i preu koken per t’ia cuar ne Stamboll, e megjithate ne krye te Delvines as kesaj rradhe nuk u emerua. Posti qe i dhane ishte ai i Dervenxhi pashes ne Trikalle, por qe do te ishte ky post qe do t’i hapte te gjitha rruget per te mberritur tek nje pasha qe do te linte te habitur gjithe boten.

Intrigat

Per vrasjet e Pashallareve te Delvines, mjaft kronika perpiqen te implikojne Esmihan Hanemin, ose sic e therrisnin ndryshe Hankon, per te cilen mendohet se kerkonte te vendoste te birin ne krye te pashallekut. Mund te jete edhe keshtu, por nuk eshte shume bindese, po te kemi parasysh faktin se trashegimia kalont nga nje dore ne doren tjeter vetem brenda familjes. Faktet tregojne se vendin e pashallareve te vrare e zune djemte e tyre. C’mund te perfitonte Ali pashe Tepelena, kur ne deren e Kapllan pashe Delvines nuk ishte gje tjeter vecse nje dhender. Martesa e tij me bijen e Kapllan pashe Delvines, ne te vertete kishte qene nje zgjidhje e merituar per vete poziten shoqerore qe kishte patur deri ne ate kohe. Vetem per kete arsye, Aliu nuk mund te priste degen, ku qendronte e ardhmja e tij. Me vdekjen e Kapllan pashe Delvines ai humbiste perkrahjen e nje pashai qe e kishte fituar me ane te nje martese. Emri i Ali Pashait kishte shkuar deri ne Stamboll, por atje ishte permendur vetem si nje kacak qe sillte trazira dhe asgje te mire. Askush nuk mund te fitonte graden e pashait me kaq lehtesi, kur emerime te tilla beheshin nga vete sulltani. Qe Aliu i Tepelenes, nip i Myftar Pashes, i cili u vra ne mbrojtje te interesave te perandorise osmane dhe djali i Veli Pashait qe e fitoi kete grade pas vdekjes, te arrinte deri tek posti i pashait, se pari duhej te vihej ne prove. Dhe rasi e solli. Iu kerkua vrasja e Selim pashe Delvines. Sipas dokumentave te asaj kohe, Ahmet Kurt pasha i Beratit, ishte ankuar tek Porta e Larte per Selim pashe Delvinen, te cilin e akuzonte per lidhje dhe bashkepunim me venecianet, Dhe letra kunder pashait te Delvines ishte shkruar jo nga nje njeri i panjohur, sic ishte Aliu deri atehere, por nga Kurt pasha i Beratit, i cili ishte nje nga pashallaret me te fuqishem te vendit, nje ujk i vertete sic e shpjegon dhe mbimri i tij. Pas ketij denoncimi, porta e larte i kerkoj Ali pashe Tepelenes ekzekutimin e Selim pashe Delvines qe nuk eshte cudi qe kete njeri ta kete sugjeruar Kurta pasha i Beratit, me qellim qe ne krye te Delvines te vinin njerezit e pashait te Beratit, sepse edhe pas kesaj vrasjeje, Aliu nuk u emerua pasha, por Sanxhakbej i Trikalles dhe dervenxhipashe i rrugeve te Pindit, ku pasi vuri rregull dhe siguri ne rruget e Greqise, e pa veten pasha te Trikalles, ndersa kerkonte sa me shpejt qe te ishte e mundur Janinen

Kurt pasha i Beratit

Historikisht eshte e njohur qe mes pashait te Delvines, Kapllanit, dhe Kurt pashes ka patur grindje te herepashershme. Kapllan pasha, vasal i pashait te Beratit, jo ne pak raste i ishte treguar i pabindur, ashtu sic nuk mori parasysh as kerkesen e Sulltanit per te nenshtruar Himaren. Pranohet nga te gjithe se lidhjen miqesore mes pashait te Delvines dhe pashait te Tepelenes, nuk u pa me sy te mire nga Ahmet Kurt Pasha. Tashme Tepelenen dhe Delvinen ai i shihte si nje rrethim qe i behej Beratit. Ndosha mund te kete qene kjo arsyeja qe ai kerkonte nje pasha tjeter ne Delvine, i cili te ishte besnik i tij. Vetem ne kete menyre Delvina dhe Tepelena do te mbeteshin pa ndonje lidhje miqesie mes Ali pashes dhe pashallareve te Delvines.

Gjithsesi ne misterin e qindra viteve te shkuara, Esmihan Hanem mbetet personazhi me interesat per gazetaret e huaj. Me kete grua ata perpiqen te lene boten te habitur, te tregojne se kush ishte Ali Pashe Tepelena, por qe ne te vertete ishte gjenialiteti i ketij njeriu, dashuria me e madhe njerezore qe gelonte ne shpirtin e tij, per cdo njeri qe jetonte ne pashallekun e tij. Miqesite e tij jane kaq te shumta dhe te paharruara aq sa te ben te mendosh se ai kishte lindur nga nje nene qe gjithsesi ka qene teper e forte, por kursesi sic eshte pershkruar nga armiqte e Ali pashe Tepelenes.

Nga Vepror Hasani

loading...

Komento!

loading...