Home / OPINION / KUR TE “VRET” NJE KOMENT
loading...

KUR TE “VRET” NJE KOMENT

KUR TE “VRET” NJE KOMENT

Shkas per kete shkrim u bë,publikimi ne faqen e Devolli Net,te nje poezie me titull “Qepa bozhgradare”…I falenderoj te gjithe ata lexues qe dhane pelqimet e tyre,por edhe te gjithë ata qe komentuan
Por ndermjet komenteve te tjera,po vecoj dhe nje koment te nje dashamiresi te faqes Devolli Net,nga Mirasi,i cili me komenton keshtu:

“Kur arije ne Miras,(me drejtohet mua) ,te dukeshe sikur ishe ne Tirane”

ky ishte komenti i mikut tone,i cili dashur pa dashur,me ka “vrare” me kete koment,disi te cuditshem per mua
Desha te sqaronja dicka per komentuesin,dhe per gjithe ata qe e kane lexuar komentin,per te gjithe ata qe e kane pelqyer apo jo kete koment.
Nuk e di moshen e komentuesit,por desha ti them,se ne kohen, per te cilen une shkruaj ne poezi , ne ishim koop. bujqesore,dhe merrnim nje pagese ditore prej 70 lek,si komentuesi, banues ne Miras,edhe une,banues ne Nikolice,po aq dhe te tjeret ne Dardhe, Sinice e kudo..Aq te ardhura na jepte kryetari Muhamet Rusi,apo Ideal Kadia,etj,keshtuqe, nga ana ekonomike ishim njesoj,i dashur komentues,pra nuk ka arsye,qe te me dukej vetja si ne Tirane
Per bozhigradaret kam respekt te vecante,se i kane te gjitha virtutet njerezore,bile per nje pjese prej tyre kam shkruar dhe poezi,sidomos per njerzit e thjeshte,si p.sh. Poezi per Agim Zorben,per dy berberet,per Taip zetoristin,per Zija Lacin,bile, dhe per Demir Llullen,etj,por per nje gje jam i sigurt,sikur ti thoshe ne ate kohe nje nikolicari,apo kujtdo nga Devolli i Siperm,qe shko dhe jeto ne Miras,nuk vinte ne asnje menyre,si ajo historia me jevgun qe e bene mbret dhe ai prape ne shelgjishtat,per thupra e kanistra
Pse?
Sepse nje banor Devollit te Siperm,ishte mesuar dhe i pelqente dimri i gjate,ishte mesuar te digjte dru pa kursim,ishte mesuar me uje te ftohte, e qereste te bollshme,ishte mesuar te dilte per gjah,dhe mezi priste mengjesin..Nikolicari p.sh.,neqoftese zinte nje kunadhe ,merrte 4000 lek ,aq sa te punonte komentuesi im,nja dy-tre muaj te mire,e nuk i merrte dot, nikolicari ishte mesuar te digjte gur gelqere,ku nje furre,,e cila deshte nje muaj pune,te jepte aq te ardhura sa ne Miras te punonje nje vit, nikolicari shiste nje barre kercunj,ose trare deri ne 1000 lek,per te cilet komentuesi do te punonte dy jave, nikolicari,dardhari,arrzari,e gjithe Devolli Siperm,ishte mesuar me raki te bollshme,nga kumbllat e egra,raki te zjerre dy here,e nuk donte tja dinte per vodkera e shollomotkera,qe sillnin neper dyqane e servirnin neper klube..

Keto jane disa nga arsyet qe,nje nikolicari,nje dardhari,nje sinicari,nje arrzari,mes tyre dhe mua, Mirasi nuk me dukej si Tirane,kur une zbrisnja nga Nikolica,i dashur komentues,bile,ne kohen qe behet fjale ne poezi,nuk ka pse te me dukej Mirasi Tirane,mbasi une isha ne Tirane ku shkollohesha dhe njekohesisht punonja,fale ndihmes qe me dha Ligor Tahiri,ish kryetar i kesh te bashkuar,perkrahje qe nuk mund t’ja haroj kurre
Une vinja ne Miras se njerez te tille kaq punetore shakatore,e mikprites nuk mund ti gjenja ne Tirane,kete e them me plot gojen,une vinja ne Miras se kisha plot miq e shoke,bile dhe farefis,une vinja ne Miras per aktivitete kulturore e sportive te kohes ,por asnjehere te me dukej Mirasi si Tirane

“Kur arije ti ne Miras,te dukeshe sikur ishe ne Tirane”

Kjo fjali,ky koment ,me ka ngelur ne mendje, ky koment,me ka “vrare” Te mos me keqkuptoje komentuesi,por keshtu me duket..Megjithate mua me pelqen komenti dhe komentet,me pelqejne mendimet,qofshin keto dhe kunder mendimit tim..Jo gjithnje ato qe shpreh, apo mendoj une jane me e perkryera , me e persosura,prandaj i respektoj te gjithe,por ky komentuesi nga Mirasi.ky me ka vrare…s’di si te them…
Mos ndoshta ishte ndonje keqkuptim nga une..Te me fale komentuesi atehere.
Mos ndoshta dhe une jam gabim..Ndoshta…

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...