Home / POEZI / KUR POETËVE JU MUNGON ATDHEU
loading...

KUR POETËVE JU MUNGON ATDHEU

KUR POETËVE JU MUNGON ATDHEU

Atdheu është më i shtrenjëti dhe mungesa e tijë është dhëmbje,dhëmbje e cila të ndjek kudo,nuk të lë të qetë,larg atdheut ndihesh i huaj,madje edhe pate gjithë të mirat rreth e rrotull.Kurbeti për shqiptarët ka qenë dhe mbetet plaga e pashërueshme shekullore,e nxitur diku nga përndjekëjet e pushtuesëve,e dikund nga turbullirat e diktaturës të vet shtetit.Kjo e dyta ishte bërë shkak i rrugëtimit të poetit dhe publicistit tonë Eduard .M.Dilo,të cilit nën diktaturën e regjimit komunist të shtetit iu privua gjithçka nga e drejta,si për këtë u detyrua të strehohet në Amerikën e largët,atje ku është djepi i demokracisë,ku jeta është komode.Megjithatë poetët janë shpirti i kombit,ata i mbanë dashuria për atdheun,njerëzit dhe tokat e shejta të atdheut,kur atdheu u mungon,ata shkrihen në mallin e tij,e kjo i prishë komoditetin e asaj jete sado e bukur ajo të jetë,poetit dhe publicistit tanë të njohur Eduard Dilo, i cili zemrën e ndjenë në dysh,nga Amerika e largët,zemra e tijë rrahë vetëm për Shqipërinë natyrale.Eduard.M.Dilo,nuk kurseu as mund,as kohë,për të mirat e atdheut,nga larg punoi për ngritëjen e vetdijes kombëtare të të rinjëve tanë,për kulturën e gjuhën,i pa epur qëndroi gjëthnjë zgjuar dhe u bë penë e ndritëshme dhe e dashur e letërsisë sonë.

Ai u bë një poet i cili rizgjoi në zemrat e shqiptarëve të asaj ndjenje të madhe dashurie për Shqipërinë, për vendin e të parëve të tyre, për vendlindjen e tyre, në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarëve, që në kohë të ndryshme, janë larguar nga Shqipëria, duke mërguar drejt vendeve të tjera.Dilo, vargëroi me mjeshtri,mall e dashuri për vendin e të parëve,që kanë dalë nga shpirti i burimit të tij poetik, janë shprehje malli dhe dashurie, në një kohë kur ndodhet larg brigjeve të Mëmëdheut , larg atyre maleve, fushave, lumenjve, larg fshatit e asaj qerdhje në të cilën është lindur dhe rritur shtatin fëmijëror.Eduard Dilo vargëron bukur dhe ëmbël për dashurinë e mallit për atdhe,gjuhë,flamur,për Shqipërinë natyrale me gjitha pjesët e saj Kosovën,Çamërinë, dhe gjitha trojet e shqiponjave.Poetët si Eduard .M.Dilo,i kontribojnë atdheut,kulturës e letërsisë shqiptare,pavarësisht sa larg Shqipërie ndodhen.Ata me shkrimet e veta pasqyrojnë kulturën tonë kombëtare para popujve të botës,kurse Shqipërisë i ngrisin nderë e krenari.

Eduard.M.Dilo,është poet dhe publicist i njohur,por për ndonjë nga lexuesit që nuk ka njohur ende veprimtarinë e tij,po japim disa fjalë për biografinë e tij:

Eduard M. Dilo, poet dhe publicist. Edhe pse ju privua gjithcka nen diktaturen me te eger ne rruzull qe kaloi Atdheu yne Shqiperia, prape fale talentit, ka nisur te shkruaj qysh femije, e ka bere prova per te botuar ne revistat e gazetat e asaj kohe, por nuk ka mundur. Vec ne nje shkrim te shkruar ne gazeten “Drita”-Tirane, Prof. Vehbi Bala e rreshton nder poetet e rinj te talentuar, qe premton ne te ardhmen. Eduard .M.Dilo është edhe bashkautorë i disa antologjive të ndritshme poetike.

Ne vitet e tanishme ka botuar shkrime e poezi te ndryshme sa ne gazeten “ILLYRIA” dhe “Dielli”- NY, gazeta “Rrenjet” -Itali , revista “Dituria”, Suedi aq dhe ne gazeta te ndryshme ne Shqiperi e Kosove. Bashkepunon me revistat elektronike: “Zemra Shqiptare”, “Tribuna Shqiptare” etj.

Ka botuar librat :”Shpirti i Trazuar”, “Diloiada”- bashkeautor me shkrimtarin e mirenjohur Jorgo Telo, antologjite poetike:”Keshtjella e Endrrave”, “Vargu ne Perjetesi”, si dhe pjesmarres ne antologjite:” Zemra Prinderore”, “Shpirti i Fjales” etj.

I detyruar eshte larguar nga Atdheu prej shume vitesh dhe jeton tani familjarisht ne USA.

NJEQIND VJET PAMVARSI

Njqeqind vjet Pamvarsi
Njeqind vjet qe hoqem zgjedhen
Vargojte nga Turqia
Themelet e shtetit hodhem.

Padrejtesia ne na ndau
Na coptoi ne pese shtete
Na percau, na dermoi
Vec s’na beri dot per vete…

Na rjedh gjaku ne damare
Jemi vetem Shqipetare
Trojet ne do ti bashkojme
Shqiperine Etnike ta gezojme

Njeri- tjetrin te ndihmojme
Larg merive, drejt bashkimit
Kushtrimi vjen nga te renet
Flet Shpirti i Gjergj Kastriot -trimit

Jemi nje fis e nje fare
Edhe pse ne tri Fe’ jemi
Kemi nje gjak ne damare
Shqipetare – qe rreh nje zemer

Jemi vellezer qe te gjithe
Myslymane e te Krishtere
Te gjithe nje sua kemi
Shqiperine e kemi Nene.

Kemi te gjithe nje qellim
Bashkim dhe vetem bashkim
Kemi nje Flamur qe moti
Flamur qe nga lashtesia
Qekur lindi njerezia
(Ai pershkon trojet e mia).

Shihni! Valvitet n’ajri
Tej e mbane ne ILIRI
Esht’ flamuri kombetar
Na vlon gjaku ne damare
Do ta mbajme deri ne varr.

Rrofte bashkimi, vellazerimi
Qe nga zemra del kushtrimi
Te bashkuar kur ne jemi
Syte plot shkelqim i kemi
Ndrisin drite qe ne agim
Qe te gjithe per nje qellim
Je i shtrenjte Kombi im.

***********

BURRAT E KOMBIT

Kur Burrat e Kombit
Gjunjezohen, e puthin Flamurin
Ata burra-trima luftetare
Qe kurre s’ju perkulen furtunes e tmerrit.

Jane ata qe s’dine c’do te thote lote
Por ja qe Flamuri i perlot !
Jane ndjenjat me te forta Atdhetare
Se cdo ndjenje tjeter ne bote.

E puthin Flamurin
Ballin mbeshtesin ne te
Si foshnja qe mbeshtetet ne gji te Nenes
Ndihen krenare, ne balle bulsa djerse
Ne shpirt gezim e krenari,
emocione te forta ka zemra e burrit.

Simboli Kombetar
Gjeja me e shtrejte ne jete
Per te flijohemi mbare
Pa te s’ka kuptim kjo jete.

THIRRMENI SI ME PARE

Emigrant emrin e kam
Edhe pse ne Vendlindje jam
Kam tani shume vjet larguar
Shoh qe qenkam i harruar.

Emigrant aty ku jam
Emigrant dhe ne ATDHE!
I pa strehe, i vetmuar
S’ka nje shtepi ne kete dhe

Vec abjentin une e njoh
U riperteriva- u bera djale
Plot kujtime, nostalgji
Rrugeve eci pa u ndale…

I njoh guret dhe me njohin
Edhe pse une kam ndryshuar
Isha i ri, endrra-shpresa vrare
Tani shkoj une i moshuar…

Bora mi ka zbardhur floket
Trupi dikur drejt, tani tkurrur…
Isha dikur djale ne fluturim
Edhe pse endrra keputur

U lutem o gure te udhes
Kroje qe rridhni ngadale
Mos me thirrni emigrant
Thirrmeni emrin si me pare…

*******

ENGJELLI MARGARITAR

Lulet e Prillit e te Majit
E humbasin bukurine kur je ti
E ndal kengen zogu i pranveres
E me admirim te shikon ne sy
E ndalin rrjedhen burimet
Endal fluturimin zogu shtegetar
Gjithshka rri e te sodit
Se je Engjell, nje Margaritar.

***********

NË KOSOVEN TONE

I lumtur jam këtu mes jush
Në Kosoven time, tuajën, tonën
Në Dardaninë martire Djep të Shqiptarisë
E shquar ndër shekuj për heroizëm.
Dardania e trimave të pushkës, të penës
Dardania – besnikja e Shqiptarisë
Nga gjiri i saj nxorri shume trima
A. Jasharin, H. Prishtinen,Dr. Rugovën-Ideatorin e Pavarsisë.
Sa i lumtur ndihem ne Kosovën tonë!
Ne Kosovën, -tokën dardane…
Ne Kosoven, ku ndodhet Prizereni
Kryeqytet i patriotizmes se trojeve Shqiptare.
Shihni bjeshkët, shihni fushat, gjithçka
Si na presin e na përshëndesin
Se jemi një gjak, jemi një komb, kemi një gjuhë.
Nuk e mposhti koha, rrebeshi…
Zemrat na gufojnë nga gëzimi
Motra- vellezër të gjithe jemi bashkë.
A nuk esht ky fillimi i Ribashkimit kombëtar
Ribashkimit qe na e thotë shpirti, se jemi nga një Asht?
Le ta ngremë dollinë e me fund ta pimë me radhë;
Se ëndrra shekullore po lulëzon
Kosova do t’i ringjitet trungut Amë
E Nana bijn’ e saj fort ne gji e shtrëngon.

.*********

EMIGRANTE KUDO QE JENI

Emigrante kudo qe jeni
U pershndes me kete kenge
Motra , vellezer te nje gjaku
Shqiperine e kemi Nene.
Jemi shperndare neper bote
Si zogjte e korbit ne cdo ane
Kemi lene token Nene
Braktisem Nene e Babane
Femijet rriten pa Gjyshe
U mungon krejt dashuria
Ne dhe’ te huaj, te huaj
Gjuhen Shqipe s’di femija
Toka Nene na therret
Ajo ka nevoje per ne
Ka ngelur, vetem, jetime
Me shikim larte ne re…
Motra, vellezer emigrante
Vec nje gje kurre mos harroni
Gjithe femijve te mergimit
Gjuhen Shqipe tu mesoni.

•***********

KOSOVE

Kosove, o vend i shejte i shqiptarise
Kosove o toke e sterlashte, djep i trimerise
Kosove o vend legjendash
ku dhe femija lind trim.
Jam tek ty Kosove, te shikoj
Te prek, te puth, guret, balten, gjithshka..
Kosove-Nena Kosove
Nga te kater anet shef syri im!
Kosove, o vend i Bekuar nga Zoti
Jam tek ty Kosova ime
Jam tek ty o vernd i shejte
Nga ku ka Nenen Gjergj Kastrioti
Kosova ime, o toke e vaditur
me gjak trimash e trimneshash
Me lote Nenash qe kerkojne bijt’
Jam tek ty Kosove
Kosova ime e bukur, Kosova martire
Qe prodhon gjithshka te florinjte!
Te dua Kosove
Do te te dua per jete
Se e imja je
Le te vdes tek ty Kosove
Eshtrat rehat do gjejne ne kete dhe’
Enderr te kisha qysh femije
Te te shifja o vend i Bekuar
Esht realitet, sot te shof
te puth, te prek
Kosova ime, jotja, jona
E tille shqiptare do ngelesh per jete.
Ne jete te jeteve do te rrosh.

Shkruan:Shaban Cakolli

loading...

Komento!

loading...