Home / REPORTAZH / KUR NA MBLEDH DOBERGORA
loading...

KUR NA MBLEDH DOBERGORA

KUR NA MBLEDH DOBERGORA

(Reportazh)

20 gusht 2013..Festa e shumepritur e Dobergores me ne fund erdhi..Dy jane drejtimet qe te cojne per aty: Aksi Korce- Dardhe -Dobergore,dhe ai Bilisht -Miras-Dobergore..Une preferova te parin,Deri ne Dardhe rruga eshte asfalt.Aty ne fabrika e koka-koles kthen rruga per ne Kishen e Shen Pjetrit,dhe per Dobergore..

Jane rreth 2-3 km.Makinat ndjekin njera tjetren,.Shoferet mundohen sa majtas-djathtas,te shmangin gropat dhe bregoret e rruges,,por me kot.Barku i makinave kruan me nje gervishtje rrenqethese xhungat e rruges,apo shkembinj te medhenj,ne kthesat qe zbresin drejt Dobergores.Qe nga larg,ndjehet atmosfera e festes,atu poshte mes lisave festa ka filluar..Aty ne nje shesh parkingu,..Asnjehere nuk ka pare Dobergora kaq makina..Futemi ne thellesi,njerez,te moshave te ndryshme,te ardhur nga Korca,nga Devolli,nga e gjithe Shqiperia,kudo qe ndodher arrzare..Te gjithe jane te qeshur,te gezuar, Jorgo Brahollin e gjeta te parin,ndoshta kishte munguar

-Do pish ndonje birre-me tha
-Ç-thua bre Jorgo,ç’e dua birren kur kam nga keto Frutal-et e tua,ja sille nje frutal

Nje djalosh me solli nje pije frutash nga fabrika e Jorgos,pije qe dallohen per shijen e tyre te vecante
Mes grupeve te njerzve njoh vetem ata qe jane 55-60 vjeçare dhe me lart,te tjeret nuk i njoh thuajse fare,vetem nga ruda,kur i themi ne devollinjte,mund te shembellej ndonje
-Feimi je- i them nje moshatarit tim
-Po- me thote – po ti? Uuuuu,ti Meti qenke,,u gezuam shume,Sali Cipi,me babane tim shkonin si vellezer,edhe me goxh’ Hysenin po ashtu,nga Cipllaret,.Me rrethuan te tjere Vite pa u pare Me Tedin e Taipit,beme dhe fotografi,,Sapo na nxorri Tani ja dergoi me mesazh Erionit,,,Me Erionin.komunikojme shume,shkruan dhe mjaft bukur,,
Ne tavolinat provizore plot njerez,aty ne ane ,nje i moshuar,..ju afrova,,Rruzhdiu ishte,e njoha me veshtiresi,,,Afrohet nje grup xhirimi,i nje kanali televiziv .Nje djalosh me mikrofon e pyeti me nje gegerishte te renduar,,,Rruzhdiu nuk e kuptoi,dikush beri rolin e perkthyesit..plaku filloi te fliste ashtu urte-urte
Te tjere me takojne..Bidua i Qemalit te gjate (Qemal Mekolli),Fiqua i Fuatit,me tersi i terseve,kur ishim te rrinj,nuk linte dy gure bashke,e pashe rrinte me Osman Ocken nga Poncara,nga mjeshtrat me te mire te Ndermarjes se ndertimit,.Kam punuar me Osmanin ne fundin e viteve 70-te,punetor i palodhur,por dhe nje inatci i madh,me i madhi ne Devoll,ja kishim friken ne delmoshat atehere,edhe pse i hidhnim ndonje romuz..Osmani humbi me turmen dhe nuk e takova dot,merak me mbeti

Me pas nje cast emocionant..Takoj Bujarin,mesuesin tim te fillores..Ishte rinuar,dukej si djale,nuk la valle pa hedhur,kajtushken e lonte si atehere kur ishte djale,ndoshta dhe vallja e ka mbajtur kaq te ri..Edhe foto te benja ,me mesuesin tim,druhesha,se do dukesha une mesuesi e ai nxenesi im,aq i ri mu duk..Ne rinine e tij,ishte dhe nje aktivist i shkelqyer i rinise,i kudondodhur..Sot vajza e tij Ona,eshte nje nga organizatoret kryesore te kesaj feste..Nuk i zene kembet dhe ,kur thone,dhe organizimi do talent,ndoshta e ka te trasheguar kete talent..Beme baba te te ngjaj..Por dhe nga e ema ka marre,.. dhe Liria e papertuar ka qene,..Kohen e ktheva prapa,ne vitet 70-te…Atehere Liria ishte infermiere .Njeri i papertuar..Per nje gjilpere dhe per ilacet e babait tim qe ishte i operuar aso kohe,nisej nga Arreza ne Nikolice,dhe shpesh ne mes te debores..Sa mire sikur te gjitha mamite dhe infermieret e botes te ishin si Liria e Tosunit,apo si Valka e Ferit Hysollit,apo si Fatimja e Zotolleve..Diku me pare kisha shkruar per te tria keto punonjese shendetsie..E mbajne nje spital te tere..Sot nuk gjen njerez te tille,sot dhe shendeti ,per fat te keq,u be bisnes ,tregeti
Nje i moshuar,me nje bostun,por me trupin e drejte po i afrohej grupit ku isha futur une..Nuk u besova syve..Bido Anelli..e njoha. Ai me njohu, vetem kur ja spiegova se kush, dhe i kujt jam,..mbahej mire,megjithese eshte me i madhi i vellezerise .Edhe Mynyri,edhe Bexheti qe ishin me te vegjel nuk rrojne.

Grupe te tjere vijne drejt sheshit,Hyjne ne tempullin e sapondertuar,..Bashkekohore kjo ndertese per rite fetare,e punuar me mjeshteri,..E meritonte Dobergora kete ndertese,ndoshta dhe me pare,por ,me mire vone se kurre
Zhvillohet ceremonia e pare ne kete ndertese te re.Merr pjese dhe deputeti i zones,..Ndoshta e pa rrugen nga Mirasi ne Dobergore,le per te deshiruar..Deputetet kane xhipa,nuk pyesin xhipat,po ne te shkretet,na mbeten parakolpet dhe skapamentot e makinave rruges,na mbeten makinat çyryk,..vini nje dore,te dashur deputete,mos ja hidhni fajin njeri tjetrit..Nejse sot jemi mbledhur per feste,sikur nuk shkojnedhe aq kritikat,neser e tutje shohim
Festa tani ka perfshire gjithe Dobergoren,Futem ne valle,dhe nje valle tjeter,dhe nje tjeter..lodhem…Jane te gjithe te rrinj,lozin kaq shpejt e bukur,ne me te moshuarit,nuk i ndjekim dot,..Duam sikur te behemi te rrinj dhe njehere,por nuk eshte me inat,eshte me takat

Nexhat Braholli,me erdhi nga mbrapa e me ze per krahu
-E po shyqyr qe te pashe- i thashe- se po te kerkonja,.Kujtuam Ruhiun,mjeshtrin e cative,ato gerqelicat ne Nikolice,tradite e familjes tone,por edhe Zaimi (Braholli),dhe ai zanatci i madh,per te thurur qemeret e gelqericave,..Folem gjate,qeshem,qame dhe hallet
Urimi i Cunes,nuk kishte rrene fare,kujtuam brezat e larget te familjeve tona,kujtuam kur une mbeta njehere ne debore ne Bigell,isha t vogel,me morri ne kuriz.Deshem akoma te bisedonim por dikush e thirri..Gjej Tiken e Orhanit,Conen e Kodrave,Cipllare,Hysollare,Anellinj,te medhenj e te vegjel..Nuk ndjehem i huaj ne mes te arzareve,edhe pse jam nikolicar

Nuk ka gezim me te madh se te takosh,moshataret e tu ,pas kaq e kaq vitesh,por jo te gjithe,nje pjese nuk ishin,por do vine vitin tjeter,ose vitet e tjera..Por,dikush me mungon ne kete feste kaq te madhe,Zacja,shoku im i femijerise,shoku im i bankes,ai nuk vjen dot me ketu ..Atehere kur ishim femije,vinim me klasen,e lonim ketu,..vetem atehere..Ai nuk ngjitet dot ketu,as vjet nuk ishte,as parvjet,as mot,as motin tjeter,ai ka 30 vjet qe nuk vjen dot ketu,30 vite qe prehet atje poshte,perballe me kullen e rrenuar tashme…Per mua festa ka mbaruar,duhet te zbres atje poshte,atje eshte Myrteza Kodra,me mungon aq shume,ishte me i miri i te mireve..Dikur vizatonim portete vajzash,enderonim te merrnim vajzat me te bukura te Devollit..Sa qeshnim.-Keto vajzat devollite,-thoshim si puth as dot,se sa vete ti puthesh, ta nxjerrin kapelen prej kashte si mburoje,si ata ushtaret ilire..Do ta benim dasmen ne te njejten dite….Ai sot do te kishte femije,..femijet e tij do te ishin shoke ,me femijet e mij,do ishin shoke ne fb-uk,do lonin devollicen se bashku,e do na merrnin ne valle,..Une me Zacen do lodheshim do keputeshim,femijet tane do vazhdonin me te rrinjte e tjere,ne do uleshim nen ndonje lis dobergore,e do fshinim djerset me shamine e dores..
Ai nuk vjen dot ketu,me duhet te shkoj..Zbres ne Arreze,shtepi te vjetra,por te mirembajtura,diku ka dhe te reja,Ne te majte nje shtepi e re e sapondertuar me mjeshteri,duhet te jete e Qemal Mekollit,mjeshtera brez pas brezi.

Zbres ne qender,dyqani i vjeter , aty ku ka qene,..hyj brenda,..nga ruda e njoha,i Avziut,i nipi i Elmaz Kodres,i urova dyqanin
Me pregatit nje tufe me lule- i thashe,Djaloshi nxorri nje kuti kartoni me shumllojshmeri lulesh,lidhem bashke nje tufe pre tyre
U pershendetem e dola..Kaloj para shtepise se Elmaz Kodres,sic ka qene kjo shtepi,,Elmazi lodhjen, vuajtjet ,gezimet,i kalonte me shaka..Le qe, clodhte tere Devollin me shakate e tij..Me tej perballe varrezatt,kembet me shpien aty..,aty ne krye,..aty prehet Zacja.Nje qiri,.nje tufe me lule,se lule ishte,se ne lulen e rinise iku,Ishim ushtare ne Malin e Kuq,ishte vera e vitit 1978,minat plasen,nje copez guri,fluturoi e fluturoi ne qiell,dhe ra mbi koken e Zaces,Mali i Kuq,ate dite,u be me i kuq se here tjeter, u be vertet i kuq..Kuvendoj me fotografine e tij..Sivjet varrin ja paskan ndertuar te ri,”NGA ARDITI”,shkruan nje shenim,..nga nipi i tij…Arditin nuk e njoh,E falenderoj.. I bukur graniti,se i bukur ishte ai ..ai qe prehet poshte ketij graniti te lemuar..Ngjitur prehen ata qe e linden e rriten dhe e percollen aq te ri Kjo fotografi e mese 35 viteve mundohet te me flase,por nuk me flet dot, e sikur, te flase fotografia, nuk flas dot une..

Pse keshtu,Zace,pse te mungosh ne kete feste te madhe aty lart ne Dobergore,Sa mire do te ishte te ndodheshe aty,grate tona,me te bukurat e Devollit,do shtronin,carcafet e bardhe nen lisat,do shtronin mezete,do qeshnin,ne do kendonim aty,femijet tane do na merrnin ne valle,por jo shume se do lodheshim,pa do kishim dhe femijet e femijve,e do te lonim dhe me ta..Sa mire do te ishte,,por ce do,fati ishte shkruar ndryshe
Sot ti na mungove ne feste, Myrteza..Ç’them,,,ti je atje lart,shume lart, lart ne qiell,dhe e sodit te gjithe Dobergoren, .Ti do jesh gjithnje…..I paharruar……

METI FIDANI
Arreze 20 gusht 2013

loading...

Komento!

loading...