Home / POEZI / KUR KE 2 KARTONA T’VERDHË
loading...

KUR KE 2 KARTONA T’VERDHË

KUR KE 2 KARTONA T’VERDHË

Një ditë,dy miq, takohen
kishin vite,pa u parë
me mall puthen,përqafohen
se kurbeti ,i kish ndarë

thot i pari – O Refat
këtu në rrugë,pse të rrimë
kam marr hyrje, tek ky pallat
shkojmë brenda,kafen ta pimë

-Mirë thua, o Arsen
ngjiten lart ,në kat’ të tretë
hapin derën,shtrir’,një qen
plot shurr’ e kakë ,dyshemetë

ham-hum,qeni pabindur
kafshonte, lecka me dhëmbë
më tej,dy fëmij’ të grindur
loznin,s’lanë,gjë më këmbë

Loznin lojën, me jastek
s’merrte vesh,i pari t’dytin
një er’ e keqe ,një pisllëk
Refatit, ja zuri fytin

-Ngreu moj grua,jam me Refatin
boll fjete,na sill kafetë
-Ik o burrë, mos t’shoh surratin
në do kafe,shko,e bëj vetë

mendja e mikut, rrotull vjen
belbëzon ,i flet pa zë
-Shkojm tek unë,o Arsen
se këtu ,nuk kemi gjë
…..

Shkojnë, në shtëpi t’Refatit
aty, dhe mizat ,s’pipëtinin
u stepën fëmijët,prej të atit
mender,nga shtatë,u vinin

vjen e shoqja,i heq xhaketën
-Refat,mu lodhe ,o derman
syt’,nga dera më mbetën
o zemra ime,o shpirt ,o xhan

e ëma e nuses ,u ndodh aty
në krahë, ju hodh e mjera
-Dhëndër,vdeksha un’ për ty
çfar’ do hash,të keqen vjerra

sheh Arseni, e bën çudi
susss,fëmijët,gruaja,vjerra
-Mos vall’ bre Fate,u ke bër’magji
që rrinë,kaq, të urt’ ,si shqerra

…..
-Degjo këtu,morre Arsen
s’bej magji,e s’ka sekret
dikur kisha, dhe un’ një qen
po e dërgova ,në xhenet

qeni, s’më degjonte mua
s’rrinte urtë,qëkur e morra
fol e fol,por s’mu durua
një karton të verdh’, i nxorra

e porositnja,sa mu lodh goja
ai prap’,avaz e vjetër
pashë ç’pashë,doja s’doja
i nxjerr, një të verdhë tjetër

s’morri vesh,as me dy kartonat
lihte,griste,ju bë ves
nxjerr koburen, nga pantollonat
bamm..e lash të shtrirë, thes

-A bre Fate,dëgjo Arsenin
aman, se mi hoqe trutë
un’s’të pyeta,si e vrave qenin
por, si i bëre zap, të tutë

mos vall’, ju ke bër’magji
këta të tutë,më çuditën
sapo hyre, në shtëpi
u trembën,në këmb’ tu ngritën

-Jo,Arsen,magji,s’ kam bërë
që u ngritën, sapo erdha
e di pse tremben,këtu, të tërë
se kan’ marrë,nga 2 të verdha

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...