Home / SOCIALE / KUR I FALË POPULLIT ZEMRËN-AI TË FALË MADHËSHTINË
loading...

KUR I FALË POPULLIT ZEMRËN-AI TË FALË MADHËSHTINË

KUR I FALË POPULLIT ZEMRËN-AI TË FALË MADHËSHTINË

Askush nuk i di sekretet e zemrës,por ato i zbulon bota shpirtërore e njeriut,arti është shpirti i njerëzimit,fisnikëria e kombit,mes të cilit artistët e mirëfilltë shpalosin botën shpirtërore përmes cilit do art,qoftë artit letrar,muzikor,pikturës,skulpturës apo cilitdo art tjetër.Kur artisti jep një art të mirëfilltë,kur shpalos botën e mirëfilltë para popullit,populli dashurohet në veprën e tij shpirtërore dhe i falë madhështinë artistit të mirëfilltë.Kësaj radhe po shkruajmë për artin e këngës,artin muzikor i cili është i pandarë nga arti letrar,nga se një poezi e bukur,krijon një këngë të bukur dhe një krijues i mirëfilltë fiton madhështinë e artdashësve.

Kënga është gjinia më e thjeshte e muzikës vokale. Kënga bashkon poezinë me muzikën në një të vetme,Vlera e këngës tek popujti ka mbajtur kujtesën e përbashkët të një shoqërie. Kjo rëndësi e këngës natyrisht që ka filluar të bie me arsimimin e shoqërive dhe ka marrë gjithnjë e më tepër anën argëtuese. Dukuria e përshkrimit të ngjarjeve nëpërmjet këngëve ende është e pranishme tek popujt pa të drejtë arsimimi sipas vullnetit të tyre.

Shoqëritë e kulturuara, të kulturuara në aspektin e artit dhe jo të zhvilluara ekonomikisht si eshte shoqeria jonë, e kultivojnë edhe më tej traditën e të parëve në moton “çka thotë zemra nuk mund të shprehet me letër”.Kur flasim për këngën,flasim për këngën e mirëfilltë kombëtare,pavarësisht zhanreve cilit do zhanër qoftë,të jetë vlerë e mirëfilltë,e nxjerrur nga një krijues i mirëfilltë,i cili pasuron vlerën i jep frymë asaj dhe e ngulitë në zemrën e popullit,ky është thesari,kjo është begatia e madhe e kulturës sonë kombëtare e cila ka jetuar me shekuj dhe ka mbajtur gjallë frymën tanë.Sot në shoqërinë tonë veçmas në artin muzikor kemi vlera dhe antivlera,kemi krijues të mirëfilltë dhe tëashtu quajtur krijues,të cilët për pak interesa materiale në kulturën tonë futin viruse,antivlera,shund e kiç,tëhuajësim të veprave të huaja me të cilat infektojnë kulturën tanë,hajni publike,veshëje lakuriqësie,kërcime marramendëse,si dhe vlerësime jo mes trurit,po aty ku do syri.Pavarësisht se këto antivlera kanë marrur hov e nam,artin dhe vlerat e mirëfillta i ruan koha,si dhe koha do të i sjell në vendin e merituar.

Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit.Në shoqërinë shqiptare muzika është art që lindi me njerëzimin,me te janë marrur njerëz me dashuri shpirtërore për artin,ata i nxiste të shpalosnin mes këngës ate çka u thoshte brendia e shpirtit.Në kohët e vjetra kur arsimimi ishte vetëm si nisje,talentët tanë të artit kishin aftësi të mësonin përmendësh ndoshta edhe pa njohur shkrim leximin,por ate që mësonin nuk e harronin madje e këndonin përzemërsisht në grupe shoqërore,manifestime,dasma e ahengje,në oda.Arti muzikor ishte begati shpirtërore e popullit,i dashur për njerëzimin,madje ku këndohej kishte diciplinë të madhe,këngëtari dëgjohej me vemendëje mjaft të lartë,kur i këndohej qoftë gëzimit,qoftë vuajtëjeve historike të kombit.Kënga jonë ka pasur artist të mëdhenj të cilëte kanë kultivuar shpirtërisht këtë art të së bukurës,ata kanë mbetur emra të dashur e ngulitur në zemrat e artdashësve,si Sefë Gashi-Mleqani,Rizah Bllaca,Salih e Feriz Krasniqi,Dervish Shaqa,Demush Neziri,Tahir Drenica e shumë të tjerë…Vetëm vitet e shtatëdhjeta në këtë art të bukur nisën zhvillime rrënjësore,filloj arsimimi i të rinjëve në masë,ku edhe artit të muzikës iu dha një studim rrënjësor,ku filloj të pasurohet kultura muzikore,të shkruhen vepra,tekste,të këndohet me nota,të kompozohet.Malësia e Gollakut në gjirin e vet kishte lindur një njeri të artit e kulturës,i cili do të zbulohej ngadal,i cili kishte lindur në një familje këngëtarësh,ngadal po trashëgonte mjeshtrinë e tyre,i cili duke u rritur në mes tyre,me ndihmën e tyre nisi arsimimin,lexoj historinë kombëtare,e shprehu ate me artin e këngës,por me një art më të moderuar,duke u shquar si poet i mirë,poezinë e tij e ktheu në këngë,i dha frymë e shpirt,e komponoi me nota dhe e bëri art burimor të shpirtit,i cili u bë art i dashur për njerëzimin.Ishte ky Demir Krasniqi:

“Zëri i ëmbël, i ngrohët,”, “shpresë e Këngës Shqiptare”, “dashuri që po rritej me ëndërren e Këngës Shqiptare”, “Ylli në qiellin e këngës që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së malësisë së Gollakut”, “Gjigant i skenës Skenës Shqiptare”,i cili po rritej me dashuri shpirtërore për artin e që duke u rritur me këngën u bë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në fshatin Tugjec në bankat e shkollës fillore me një zë të jashtëzakonshëm. Me zërin e tij mahnitës,po fillonte me iniciativën e mësuesit të shkollës,i cili po vinte me një violinë në shkoll1ën e Tugjecit.Kjo violinë e mësuesit Rexhep Bunjaku,u bë dashuri shpirtërore për Demirin e vogël atëhere e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi personalitetin e vet prej artisti duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngët e tij në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. “Zëri i Jashtëzakonshëm” që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Demir Krasniqii dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e tij të artë. Demir Krasniqi ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot çmime , një rekord i paarritur deri më tani.

Dermir Krasniqi ka lindur më 10 Shkurt 1950 në fshatin Tygjec të Dardanës në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollimin e mesëm-drejtimin muzikor e keru në Prishtinë. Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku, që kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”.

Punoi si mësimdhënës i kulturës muzikore në shumë shkolla të Kosovës, profesion të cilin edhe tash e ushtron. Këngës dhe folklorit deri më sot nuk i është ndarë asnjëherë.

Në opusin e tij krijues, ka më se 4000 këngë e valle origjinale, të thurura, të kompozuara dhe të incizuara nëpër disqe gramafoni, audiokaseta, videokaseta, CD e DVD. Është mbledhës i folklorit burimor muzikor dhe deri më tash ka grumbulluar mbi 4000 këngë të ndryshme, disa prej të cilave i ka të publikuara, e, që janë deshifruar nga etnomuzikologu Lorenc Antoni në blenet IV, V, VI dhe VII të “Bleni muzikor shqiptar”.

Demir Krasniqi merret edhe me gazetari. Punon dhe jeton në Gjilan.

Demir Krasniqi, ka botuar edhe këto vepra

  1. Mallëngjima e ushtima, Prishtinë, 1993
  2. Qamili i vogël-zë që nuk shuhet (monografi), Prishtinë, 1995
  3. Gjakon Kosova, Gjilan 1998
  4. Bejtë Pireva, Gjilan 2002
  5. Zeqir Maroca,Gjilan 2002
  6. Këngë krismash lirie I, Gjilan, 2003
  7. Këngë krismash lirie II, Prishtinë, 2003
  8. Familja Kurti nga Tygjeci (monografi), Prishtinë 2004
  9. Shtojzovallet e Gollakut, ETMM i Kosovës, Prishtinë, 2005
  10. Kushtrim lirie, SH.B. “Kurora”, Gjilan 2005
  11. Liman Shahiqi-trimi i Gollakut, Prishtinë, 2005
  12. Kroi i këngës-Gjilan, 2006
  13. Qamili i Vogël: Këngë përjetësie (mblodhi, redaktoi dhe deshifroi me nota Demir Krasniqi), Nëntor 2006
  14. Krenaria e Gollakut ( Me rastin e 40-vjetorit të karrierës dhe krijimtarisë muzikore) – Gjilan, 2008
  15. Diell Lirie, Gjilan, 2008

Demir Krasniqi deri më tani ka të shkruara tridhjetë libra ,dhjetëra prej tyre në pamundësi materiale edhe sot pritin shpresën për të i botuar dhe për të rënë në duert e lexuesit

Malësinë e Gollakut, për nga peizazhet, malet, thyerjet , lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtet e ma vonshme po edhe të këtyre aktuale!

Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .

Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullate ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Armiqtë përmes të cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pafajshme dhe të pambrojtur gjithë herë kanë pësuar humbje! Malësorët e Gollakut , qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm të pa parë në histori , por kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptarë!

Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë popullor , të cilët në amfiteatrin popullor të odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore , kanë shënuar deri në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit , i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi. Këto vlera të deritashme , folklori burimor popullor, si njëra nga veçoritë e kulturës shqiptare , është zhvilluar dhe ruajtur në mënyrën më

origjinale .Këto vlera i rezistuan kohës nga lashtësia , duke i qëndruar besnik traditës sonë kulturore të trashëguar nëpër shekuj , me një kthjelltësi të qiellit artistik të pastër ,pa ndikime nga folklori dhe kultura e importuar apo edhe te imponuara nga pushtuesit!. Fitorja dhe sakrificat e luftës së Kosovës, të robëruar ndër shekuj, që i solli lirinë popullit shqiptar të shtypur ka hapur dimensione të reja dhe të shumta në krijimtarinë artistike në përgjithësi, por edhe në të gjitha llojet e artit e të muzikës në veçanti në tërë Kosovën, po edhe në këtë rajon . Përmes këngës së lirisë ,të kënduar për çlirimin, për dëshmorët, për pavarësinë dhe për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të Kosovës.

Sot frymojnë ma të lirë shqiptarët në gjitha trojet tona, kanë bërë një promovim progresiv dhe nxitës në rritjen dhe kultivimin e të gjitha zhanreve të muzikës. Pas trysnisë shekullore është manifestuar me këngë e valle, afirmim solo këngëtaresh dhe grupeve të ndryshme të këngës folklorike apo rapsodike,pa i lënë anash këngët popullore nga e cila u mësuar historia gjatë të gjitha kohërave . Ne saje të këtyre zhanreve dhe të muzikës folklorike një mbrëmje vizituam pedagogun muzikor, këngëtarin ,rapsodin popullor, kompozitorin e këngëve dhe valleve në frymën e melosit popullor burimor ,krijuesin poetik të vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike të madhin zotin Demir Krasniqin.

– Demir Krasniqi shquhet në shumë aktivitete mbledhësin e folklorit burimor muzikor shqiptar, publicistin e shumë studimeve etnomuzikologjike, gazetarin hulumtues, mësuesin me vlera jashtë kornizave të Kosovës artistin e merituar Demir Krasniqin, një krijues me reputacion dhe me ndikim në kulturën e artit muzikor në rrafshin kombëtar. Ky këngëtarë është një krijues i kalibrit në mesin e këngëtarëve ma të mëdhenj që njeh Kosova dhe ma gjerë, posaçërisht me përkushtim punoj për trevat e Gollakut.

“BUKA E GOLLAKUT” citojmë këngën e thurur nga autori :

Më ka rritur nëna
Në djepin me kashtë ,
Ajo më ka mësua
Vendin tim me e dashtë !
Më ka rritur nëna
Me qumësht të kajmakut ,
Prandaj këngët e mia
Ia këndova Gollakut !
Më ka rritur nëna
Me bukë t’ kallamoqës ,
Prandaj këngët e mia
Ia këndova Kosovës !

Këngëtari i mirënjohur,Demir Krasniqi në repertorin e këngëve të tij të kënduara me frymë atdhetare, historike, këngë të trimërisë, këngë të dashurisë dhe këngë me motive të tjera i këndoj i frymëzuar nga familja e tij. Në familjen e tyre kënga ishte trashëgimi, me çka e përcolli edhe këngëtari i madh Demir Krasniqi.

Demir Krasniqi, u lind më datën 10 Shkurt 1950, nga nëna – Hysa dhe babai – Shefkiu, në fshatin Tugjec, të Malësisë së Gollakut të Dardanisë ish Kamenicës në Kosovë, nga një familje patriotësh që në zemër kishin atdheun por edhe këngën e kishin traditë sepse kishin kënduar stërgjysh e gjysh.

Fshati Tugjec fshati i lindjes se Demir Krasniqit , që aty i morri këmbët e para të këngës dhe artit muzikor. Demiri e donë dhe nuk i hiqet mendja kurrë nga vendlindja dhe e mban gjithnjë në zemër.

Citojmë vargje për fshatin e tij:
“Ç’më ka rënë një mall”.
Ç’më ka rënë një mall i shkretë
zemrën nuk ma lë të qetë
vendi im kur mu kujtua
lotët më rridhnin sikur krua
vajmedet…

Babai i Demirit pasion kishte dijen dhe kulturën dhe dha çdo gjë nga vetja për t’i shkolluar fëmijët. Kohën kur pushteti Rankoviqian ushtronte dhunë të hekurt mbi shqiptarët me qëllim të zhdukjes fizike dhe kulturore të shqiptarëve ,veç përndjekjes dhe burgosjes së tyre,po organizonte aksionin për grumbullimin e armëve të shqiptarëve,ku qëllim ishte të nxisin shpërnguljen e shqiptarëve të zgjedhur,kurse çka nuk ishte e mundur të shpërnguleshin , i bënin të pa aftë me rrahje e tortura. Ishin kohë të vështira,kohë kur Kosova përpëlitej me shpirtin ndër dhëmb nga okupimi serbo-sllav por në veçanti Malësia e Gollakut.

Po ashtu, vend meritor në historinë e kësaj Malësie, pa dyshim zënë edhe kënga kushtuar varjes në litar të viktimës Behlul Klaiqi, nga Tugjeci, i cili në mungesë të pushkës, e vari vetën gjatë” Aksionit për grumbullimin e armëve” , nga ana e Aleksandar Rankoviqit. Ngjarja ndodhi në Tugjec, në muajin Janar të vitit 1956.

Varja e Behlul Klaiqit , ishte bërë shkas i asaj kohe për t’u ndaluar “Aksioni i mbledhjes se armëve në mbarë Kosovën”. Pra, Behlul Klaiqi është kurbani i mbarë Kosovës, për të cilin shoqëria jonë sot e asaj dite nuk ka bërë asgjë në përkujtim të veprës së tij heroike!Atë kohë Demiri kishte vetëm gjashtë vjet, nga e cila memoria e tij i përmblodhi një urrejtje ndaj pushtuesit me terrorin që ushtronte kundër popullit tonë.

Një vit më pas Demiri do të filloj shkollimin fillor,një fëmijë që të vjetrit thonë, se ishte fëmijë elegant dhe simpatik me një bukuri të rrallë plotë shkëlqim dhe vrull . Pas mbarimit të shkollës në vendlindje,ai ndoqi shkollimin në shkollën e muzikës në Prishtinë,ku më pas studioi për gazetari. Pas mbarimit të shkollimit u kthye disa vite të kontribuoj në vendlindje duke punuar si mësues. Se shpejti kultura e tij ishte e nevojshme për kryeqytetin në shkolla të Prishtinës. Ishte ndër shkollarët thuaj të parë në Malësinë e Gollakut,një i ri shkëlqente në çdo aktivitet. Si i ri në moshën fëmijërore e nisi këngën dhe zëri i tij i ëmbël si një zë bilbili,pushtoj zemrat e artdashësve kudo qe ishte prezent .

Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku , kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”. Demir Krasniqi me këngën ka filluar si fëmijë në bankat shkollore,por famën e mori viteve 68-ta.

-Në Radio Prishtinë atë botë filloi këngën e parë”Kuvendon Marta me gra” e cila mori jehonë të fuqishme,pastaj bëri diskun e parë”Fryn murrlani me stuhi”,kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së”Gjergj Kastriotit”dhe nga këtu nuk u ndal asnjë çast se vepruari . Ka edituar disa qindra albume që nga disqet e gramafonit,audio dhe video kaseta,kompakt disqe etj. Një pedagog i kulturës sonë muzikore,krijues i këngës popullore,kompozitor, këngëtar i muzikës të zhanreve popullore,mbledhës i folklorit,instrumentist me një bagazh te madh , ky është Demir Krasniqi. Ai është edhe gazetar dhe poet,po edhe humorist,nga se shkruan parodi humoristike -satirike. Demir Krasniqi ka mbi 2000 këngë të vetat ,i kompozoi dhe këndoi,rreth 4000 këngë të mbledhura nga goja e popullit në hapësirën mbarë shqiptare.

Që nga rinia e hershme, Demiri është marrë herë pas here edhe me gazetari, në moshën 51 vjeçare diplomon në Radio Gazetari në Univerzitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe në Gazetari Hulumtuese në Univerzitetin e Gazetarisë Kanadeze.

Si gazetar – publicist, ka botuar shumë shkrime e studime në shumë revista, gazeta ditore, në radio stacione dhe në televizione lokale, ku krahas gazetarisë, ka ushtruar me sukses edhe modelimin e shumë emisioneve kulturore e politike publike me vlera artistike .

Të shkruash për Demir Krisniqin,këtë krijues të madh dhe të paepur është një privilegj në vete ,me çka nuk do mundesh të përfundosh me një shkrim gazetash,reportazh apo broshurë, pa qenë ndonjë libër goxha voluminoz. Demir Krasniqi dallohet si autor i shumë festivaleve tradicionale. Këngët e tij të ndryshme me motive më të moderuara qofshin ato të dashurisë,kurbetit,e veçmas ato përmes së cilave shpalos historinë kombëtare. Është këngëtar thuaj nga të parët që kishte zënë vend në Radio Televizorin e Prishtinës me këngë të cilat i kishte krijuar dhe kompozuar vet. Kishte bashkëpunëtor të ngushtë Lorenc Antonin dhe disa kompozitor tjerë. Demir Krasniqi është ndër këngëtarët më bashkëkohor të kohërave që këndonte muzikën popullore dhe atë folklorike. Këngët rapsodike qe i ideoj edhe vet nëpër odat dhe publikun shqiptarë. Kënga e tij pasqyrojnë historinë kombëtare qe mbeti si frymëzim të brezi i ri, si të duhet atdheu dhe urrehet pushtuesi. Këto këngë i këndonte me një mjeshtri të veçantë,këngë këto që fillimisht kërkonin guxim të këndoheshin nga se ai këndonte duke luftuar , gjykuar dhe injoruar hapur okupatorin sllav dhe disa bashkëpunëtor të tyre shqipfolës qe ishin si vegël e tyre . Këngë të tilla nuk guxonte të këndonte gjithkush,sepse ai ishte përgatitur për sakrifica gjatë historisë në familje dhe rajon. Ai nëpërmjet këngës hidhte në thumb dhe i kundërvihej regjimit pushtues Rankoviqian. Nuk ka ngjarje historike, luftëtarë, as veprimtarë nga fshatrat e Malësisë së Gollakut, Medvegjës, Preshevës, Karadakut, që të mos ketë hy në vargjet e këngëve të zotit Demir Krasniqit !

Në mesin e shumë tragjedive të përgjakshme të kësaj Malësie, pa dyshim duhet përmendur vrasjen e të riut Xhemajl Ramiz Tahirit nga Hajkobilla, të cilin në vend të “lepurit” e vrau për pikë të qejfit çetniku Aleksandar Stojanoviq nga Hajnovci i Kamenicës, këngë kjo për të cilën më 1967, Gjykata për Kundërvajtje në Kamenicë, e dënoj me 1 muaj burg këngëtarin Demir Krasniqi. Këngën e Masakrës së Prapashticës që u vranë mbi 1000, veta për 24 orë, këngës së Dabishecit fqinjë kushtuar Luftës se dytë botërore qe ne saje të dinakërisë serbe mbeten të vrarë me qindra serb po edhe me dhjetëra gjerman!!! Ngjarja më emblematike është ajo e luftëtarit Bislim Zeqiri , alias SHYT MARECI ,Këngë për Nazim Gafurrit etj. Për Drazha Mihajloviq dhe Aleksandër Rankoviq, këngën e aksionit të grumbullimit të armëve interpretues i këngës qe fillonte kështu:

 

Vjeshtë e shkurtë dimër i gjatë
ishte viti 56
n´këmbë janë que udbat me hajkë
po i mundojnë shqiptarët e ngratë
tan për arme i kanë kap
u lypnin pushkë e automat
si e pat ,e si se pat
tan po i rrihnin me dajak
shtritë po i lan nëpër sokak brinjët e tyre u piknin gjak”.

Këto gjëra populli nuk kishin guxim të flisnin,lëre më të i këndonin. Demir Krasniqi qëndroj i pa epur në punën e tij,ai këndoi dhe incizoj shumë albume,qindra pllaka gramafonit,audio dhe video kaseta,Cd…

Ai këndoj me shumë grupe me këngë për trojeve shqiptare me një qëllim fisnik për të kënaqur adhuruesit e tij. Ai u shpërblua me shumë çmime ,medalje dhe mirënjohje,krijoi dhe kompozoi këngë të vetat,mblodhi këngë nga mbarë trojet shqiptare,shkroi qindra artikuj gazetash dhe botoi 33 libra – vepra autoriale me këngë e krijimtari origjinale. Ai tani ka përmbushur dyzetvjetorin e krijimtarisë dhe këngës së tij. Në skenë u tregua artist i merituar i popullit,në këngë përmbushi kërkesat e popullit ne melodinë e origjinale. Ai ka shkruar qindra parodi përmes të cilave ngritë zërin kundër antivlerës,kundër shundit dhe kiçit,kundër barbarizmave mbi këngën tonë të begatshme. Në dasma, ahengje, koncerte, studio gjithnjë. Një ndër motivet e dhimbshme që ka kënduar ishin edhe këngët e kurbetit me çka ju sjell edhe një këngë kushtuar kësaj teme qe ishte si preokupim i tij i përhershëm përmbaj tja:

“Këngë kurbeti nga Demir Krasniqi “

Dy tri ditë para Shëngjergjit
Mora rrugën e kurbetit
kur jam dal prej time shtëpi
kam lënë shokë kam lan vëllazëri
unë kur shkova në kurbet
s´kam ndej shumë nja 12 vjet
zemra e shkreta tym po më qet
oj dynja-dynjaja e shkretë
larg na humbe,na ke tretë
tri ditë ymër krejt kiamet
dëgjoni shokë e ju vëllazëri
çka ish ndeja ndër jabanxhi
kush s’po dojke me të pa me sy
dasëm bënin luanin këndonin
sytë e mijë veç lotojshin
kur më rajke malli i shtëpisë
dilshna i rasha për trup çarshisë
më besoni more vëllazëri
dielli nxente, s´pajsha me sy.

Demir Krasniqi veç festivaleve muzikore vendore,ishte pjesëmarrës edhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare,ndër të cilat vend meritor historik zënë Festivali tradicional “Akordet e Kosovës”, ku ka marrë pjesë disa herë si kantautor, “!Revista e Folklorit Burimor në Gllogovc” (Drenas), Festivali tradicional “Kosovarja këndon” , ku edhe ka fituar dy shpërblimet e

Disa herë ka qenë përfaqësues i Kosovës, në disa festivale ndërkombëtare të folklorit, ndër të cilat duhet përmendur : “Festivali Ballkanik i Folklorit në Ohër”, “Festivali Ballkanik i Folklorit në Beograd”, “Festivali Ballkanik i Folklorit në Zagreb”, dhe “Festivali Evropian i Folklorit “Danubi i kaltër” në Novi Sad , ka këndua në duet bashkë me Nexhmije Pagarushën, bilbilin e këngës shqiptare nga të gjitha kohërat! Ata u paraqitën me këngën:”Ku po shkon moj Rrushja e Lalës” dhe ky Festival për herë të parë është transmetuar drejtpërsëdrejti në mbarë Evropën, përmes rrjetit”EUROVIZION!”

Këna ” Fryn Murrlani në stuhi”

Prezantim i këngës përmes Yotubes” Fryn Murrlani në stuhi” e cila kënga pasqyron frymëzimin brilant të këtij krijuesi të madh , që vet teksti tregon ma së miri në bazën themelore të shtetit shqiptar Skënderbeun. E ngrit si figurë të madhe qe përmes kësaj kënge lenë mbresa të mëdha si në melos , artikulim, tingull muzikal me të cilin ushqen shpirtin e dëgjuesit me çka është një këngë e rrallë në truallin shqiptar me përplot, porosi , trimëri dhe mitizëm! personazhi të etikës kombëtare!

Në vitin 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Festivalin “Zëri i Alfabetit” në Manastir, me rastin e “Jubileut të 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqiptar “nga të cilat ju ndanë shumë medalje.

Shpërblimi dhe mirënjohja më kulmore në karrierën që pati si j krijues dhe këngëtar, pa dyshim është “FALENDERIMI” që i erdhi nga Presidenti historik i SHBA-së – z. BILL KLINTON, përmes Shoqatës Shqiptaro – amerikane “Miqtë e Amerikës”, për faktin se i këndoj 2 këngë falënderimi për Amerikën dhe Bill Klintonin, për shpëtimin që ia kanë bërë Kosovës më 1999! Kënga e parë mbanë titullin:”FALEMINDERIT AMERIKË”, kurse kënga e dytë, mbanë titullin:”FALEMINDERIT ZOTI BILL KLINTON” Pra, këto dy këngë i janë dorëzuar në duar z. Bill Klinton të incizuara në CD dhe të botuara në librin e autorit Demir Krasniqi .

Njëherit, këto dy këngë janë këngët e para shqiptare , të cilat jehojnë dhe ruhen në muzeun e “Shtëpisë së Bardhë në Vashington” thekson zoti Demir Krasniqi !

Demir Krasniqi i këndoi të gjitha llojet e këngës folklorike dhe popullore të gjitha motiveve,por krijimtaria më e dashur,më shpirtërore,më e fuqishme e tij,që shquhet si kryevepër,është ajo e rapsodive historike kombëtare,të cilat nuk i pati shkruar historia ,për shumë shkaqe,por këtë histori të pashkruar e faktoj,e shkrou vet Demiri ,e këndoj dhe e përjetoj me dhembje të madhe,por nga kjo dhembje padyshim buronte krenaria e njerëzve edhe pse të rëndomtë,por liridashës,martir,që flijuan vetën për mbrojtjen e kombit,nderit dhe pragjeve të shtëpisë. Demir Krasniqi e shkroi historinë kombëtare,e shpalosi përmes këngës,me shumë metafora ,personazhe, figuracione dhe me fryme emocionale me heroizmin dhe lavdi në mbarë trojeve shqiptare.

Demir Krasniqi me mund,forcë dhe vullnet i fakton këto histori të vuajtura të Gollakut,dhe i stolisi me nota dhe figura,i këndon me mjeshtri dhe stil këngëtari .Nëpër këto tufë këngësh Demir Krasniqi përshkruan historinë e lavdishme të trimave të Gollakut,të cilët gjithnjë në të gjitha kohët i bënë rezistencë dhunës pushtuese serbe dhe më gjerë!

Me figura të tilla të ndritshme ishte mjaft e pasur edhe vendlindja e tij Tugjeci,si dhe mbarë fshatrat e Gollakut qe përfshinin Zajqecin ,Hajkobillen ,Dabishecin ,Prapashticen,Kremenaten ,Gregjenikun ,Gllogovicën etj. I nderoj i rriti dhe i përkujtoj trimat e kësaj malësie heroike,bij e bija të cilës u flijuan dhe me të bëmet e tyre stolisen historinë me trimëri dhe krenari,për më të shtrenjtën “Lirinë” që ua uzurponin pushtuesit.

Si pedagog i kulturës muzikore,ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës shkruan,krijon, kompozon si dhe ndihmon dhe afirmon talentet e ri të muzikës. Është gazetar i rregullt i javores”FOKUSI”, gazetar dhe redaktor i kulturës në”RADIO VIKTORIA FM” në Gjilan,në Televizionin e pavarur”VALI”-Gjilan,po edhe hasim shkrimet e tija në shumë faqe shqiptare në net dhe forume. Demiri ka një bagazh krijimtarie të vlefshme,i cili me dashuri,talent dhe punë të pa reshtur,krijon vlera letrare,artistike dhe historike. Si rapsod Krasniqi gjatë zhvillimeve historike të këngëve epike, është bërë edhe modelues i formave melodike dhe poetike të ruajtës me kujdes të traditës së këndimit në familjen shqiptare, me të cilën morri epitetin e një rapsodi në shkallë kombëtare!

Demir Krasniqi plotë vrull vullnet dhe me entuziazëm e ruan dashurinë ndaj këngës!

-Falë meritës se tij dhe shumë këngëtareve tjerë kemi ruajtur deri sot këngë popullore shqiptare epike të ciklit të luftërave , mbi kreshnikët , balada mitike të moçme shqiptare me këngë historike që nga periudha mesjetare deri në këngët e dëshmoreve për çlirimin dhe pavarësisë e Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve tjera.

Rapsodi Demir Krasniqi , është rapsodi i gjallë i kombit , është interpretues i shkathët i këngës epike legjendare që ka krijuar mënyrën origjinale . Demiri në botën e tij paraqet invencion të fuqishëm artistik përmes dhembjes , mallëngjimi dhe fatit tragjik të personazheve të këngës mbi te kaluarën e kombit tonë!

Virtyti ,qëndresa, trimëria, besa dhe burrëria gjenden në interpretimin e këngës së tij .duke i gërshetuar vlerat e historisë të kënduar nga ai, na mbetet qe ta quajmë legjendë dhe hero të këngës dhe folklorit Shqiptar. Duke analizuar tërësinë e këngëve të kënduara nga rapsodi i kombit Demir Krasniqi mund të radhitet edhe ne mesin e rapsodëve të kombit në Shqipërinë natyrale qe pretendon edhe vet përmes këngës së tij në bashkimin kombëtar…

Themelues i grupeve dhe ansambleve muzikore!

Demir Krasniqi, krahas punës së palodhshme pedagogjike – arsimore, nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme të vendit, ku ka punuar, njëkohësisht ka themeluar shumë grupe artistike muzikore në kuadër të shkollave. Ai ka themelua edhe një numër të madh grupesh e ansamblesh muzikore me amatorë entuziast , gjithandej ku ka punua e jetua, me qëllim që të kultivohet kënga, vallja dhe instrumentet tona të muzikës tradicionale kombëtare.

Gjatë këtyre 40 vjetëve të karrierës së tij muzikore, Demir Krasniqi ka themelua edhe këto grupe e ansamble muzikore:

-Grupi muzikor folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë,

-Grupi muzikor folklorik “Vëllazëria” në Prishtinë,

-Ansambli Vokalo – Instrumental “Çiftelia” pranë Radio Prishtinës, në bashkëpunim me kompozitorin dhe etnomuzikologun e shquar – Lorenc Antoni.

  • -Shoqëria Kulturo – Artistike “Kosova” në Prishtinë,
  • – Grupi muzikor i këngëve dhe valleve popullore “Zenel Hajdini” në Prishtinë,
  • -Shoqëria Kulturo – Artistike “Shpresa e Malësisë” në Tugjec,
  • -Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Idriz Seferi” në Zhegër,
  • -Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo- Artistike “Bajram Shabani” në Kumanovë,
  • -Themelues i Ansamblit Folklorik “Shahiria” në Gjilan,
  • -Themelues i Grupit muzikor “Xhevahirët” në Gjilan,
  • -Themelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Dituria” të shkollave të mesme të Gjilanit,
  • -Themelues i Ansamblit Muzikor “Krasniqja” në Gjilan,
  • -Themelues i Grupit të burrave “Qamili i Vogël” pranë Shkollës Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan
  • -Themelues i grupeve muzikore të shkollave fillore të Gjilanit:”Thimi Mitko”, “Marigona”, “Selami Hallaqi” dhe “Tefta Tashko”…etj. etj.

-Ai i ruante me një kërshëri dengje ,dengje fotot , cd,medaljet dhe mirënjohjet e ndryshme nga të cilat mahnitet njeriu . Kërkohet të përkrahet sot nga institucionet dhe ministria e Kulturës nga e cila duhet ti epet haku dhe te vlerësohet si njeri dhe artist i merituar duke shpallur si njeriu ma me vlera ne fokusin e kulturës shqiptare!

Ne saje të vlerësimit tonë të lartshënuar sjellim edhe një këngë për këngët e vjetra, ja si e thur tekstin duke e ruajtur me kërshëri vlerën e këtyre këngëve rrëfen dhe thotë zoti Demiri duke rikujtuar po dhe duke na kënduar atë natë të paharrueshme që na solli një kënaqësi me mikpritjen e tij , me tradita dhe zakonet e Gollakut.

“Kur Dëgjoj Këngët e vjetra”, citojmë ma poshtë:

Lotët më rrjedhin deri të mjekra !
Kujtoj kohët dhe kënaqësitë ,
Kur n’ rini me to jam rritë .
Refren:
Ah , moj këngë , moj këngë shqiptare
Je e ëmbël dhe krenare
Me ty këndohet bukuria
Mbarë Atdheu e dashuria
Kur dëgjoj këngët e traditës
I kujtoj vitet e rritës !
Kujtoj faqet e historisë
Dhe legjendat e trimërisë
Kur dëgjoj këngët e sharkisë
Kujtoj odat e burrërisë
Kujtoj sofrat e bujarisë
Dhe ahengjet e shoqërisë
Këngët e vjetra flakë më kallin
Se me to e shuaj mallin
Këngët e vjetra zgjojnë mallëngjimet
Se me to i ruaj kujtimet
Këngët e vjetra kurrë nuk vdesin
Nëpër shekuj ato mbesin
Këngët e vjetra janë të arta
Ato rrojnë ndër gjenerata
Gjilan 2012
Demir Krasniqi shkruan për Nene Terezën këto vargje i shkruan :
“Unë jam biri i Nënë Terezës
Bijë shqiptare,nënë e botës,
unë me motra e vëllezër
Jam familje e Evropës”

Krijuesi përmes përmbledhjes “GJAKON KOSOVA”, e ka fuqizuar dhe pasqyruar tamam terrorin serb në luftën e fundit në Kosovë , me çka do të mbesin dëshmi para botës,para brezave tanë,për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë, tmerret më tragjike në histori. Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur,përmblidh këto vargje:

“Presin fëmijë,ata famëkeq

Pleq e plaka 90 vjeç

Therin në bark shtatzëna t´mbeta

Nxjerrin fëmiun me bajoneta”!

Demir Krasniqi edhe si krijues,kompozues,këngëtar me mjeshtri përdor figurat si:epitetin,krahasimin,simbolin,metaforën ku me mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrje dhe krenari,e bënë këtë përmbledhje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me elemente të larmishme ne fushën e krijimtarisë së tij nga e cila vargut të tij i jap nuanca artistike shumë ngjyrëshe.Demir Krasniqi është veprimtar kombëtar,poeti madh,këngëtar i shquar,etnomuzikolog,gazetar,mbi të gjitha i lidhur shumë me vendlindjen,me fshatin e lindjes Tugjec,të cilin e deshi dhe e don me gjithë qenien.Ai jetoj e punoj në vendlindje fillimisht e pastaj

në Prishtinë e Gjilan,ku edhe sot jeton,por dashuria shpirtërore i mbeti në vendlindje në Tugjec,për të cilin shkrou vepra,këndoj këngë,bëri vizita,ajo dashuri e tij për vendlindjen nuk i hiqet kurrë nga malli.Pak kishte varfëri në gjitha vendlindjet tona,ato na i solli pushtuesi i cili duke na mbajtur në pushtim na varfëroj deri në skajshmëri,po nuk mundi tëna merr krenarinë,besën,burrërinë,mikpritëjen.Familja e Demir Krasniqit në Tugjec ishte familje e traditës,aty pritej me bujari miku,aty jipej bukë me zemër,aty në ato oda kishte shumë miq,flitej me besë për historinë kombëtare,aty këndohej kënga e popullit,aty ku i nisi hapat e parë,andaj dashuria qenësore për Demirin është vendlindja e tij.Një edukator i mirë i cili shkolloj fëmijët e vet,arsimoi shumë gjenerata,një etnomuzikolog i veçant,një krijues prej tridhjetë veprash të shkruara,mijëra kasetash e cd,videove,njeri i kulturës së mirëfilltë,i cili sakrifikoj për te,për mbrojtëjen e pragut të shtëpisë,mbrojtëjen e kryeveprave të tij,kohën kur pushtuesi po masakronte shqiptarët,po i dëbonte me dhunë nga shtëpitë e tyre,ai nguli këmbë të qëndroj në shtëpi,të mbroj pragun dhe veprat e tij. Falë Zotit,ai sot është gjallë,mirë me shëndet,i kthjellët nga kujtesa,veprimtar i paepur në etnomuzikologji,ai nuk pushon nga puna asnjë çast dhe duket sikur puna po e rinon.Me Demirin jam njohur diku viteve të 80-ta,e kam çmuar punën e tij,vlerat e tij,kam pasur dashuri shpirtërore ndaj punës së tij me vlera.Më pas për shumë nga ne lindi kurbeti,na ndau me miqët dhe të dashurit,pas shumë vitesh priteje në kurbet u ktheva në vendlindje.Një ditë dola për pak sheti në Gjilan,të heq nga vetja mallin e mbledhur për shumë vite,kalova pranë shtëpisë të Demirit,këmbëngula të e shoh,të hjek pak mall me te,të bisedojmë për krijimtarinë,për hallet e jetës dhe bëra një zile në portën e tij.Pa pritur u duk Demiri,ku u përqafuam ngrohët,i propozova të i dalim një çark qytetit,por si Demiri që ka burrëri,traditë e pritëje nguli këmbë;”Kush troket tek porta ime,ka derë të hapur,nuk kalon nga këtu pa u futur brenda”.!Nuk ia prisha,u futa brenda,biseduam gjërë e gjatë,madje u kënaqa duke vështruar vitrinat me librat e tij të botuara,me video,cd,e pllaka të inçizimeve të tij,me instrumente e veshëje kombëtare.Kanë kaluar vite prej asaj kohe,por ajo pritëje e tij e përzemërt më ka lënë mbresa të cilën nuk e harroj dot.Me Demirin takohem saherë bëjë pushimet,vendtakim e kemi Hotelin”Kristal”,aty ku takohen intelektual e krijues.Të qëndrosh me Demirin është ngrohtësi,mëson shumë gjëra,i shkathët,i ngrohët në biseda,i dashur për miqët,sa që dita të kalon me te pa e hetuar,madje është vështirë të ndahesh nga miku si ai.Kohën kur po shkruaj këtë shkrim,sa më ka marrë malli të takohesha dhe të përqafohesha ngrohët me këtë mik të dashur.

Shkruan:Shaban CAKOLLI

loading...

Komento!

loading...