Home / POEZI / Kur ec mbi bar
loading...

Kur ec mbi bar

Kur ec mbi bar…

“cdo gjë ideale, buron nga Natyra..

filozofi

Kur ec mbi bar…

Njeriut i ardhka një moshë ” rinore “,
si frutat kur piqen,pikojnë në bar,
të pëlqejnë ca gjëra,burimore,
pa shkuar ndërmend rastësisht,
romantik me shpirt lirik të çastit..

Më pëleqen të ec mbi bar,
e them hapur , s’e ha harram,..
më ngacmon nje shok me takt,..
-S’është mësuar fshatari i gjorë,
s’ka faj ,s’di të ecë në asfalt…

A s’është asfalti zift e zjarr,
të mbyt të përvëlon në behar,
bari është gjelbërim e jetë,
buron si uji ,s’blihet me para,..

Ka më mirë se erë trendelinë,
të shkalafitem, të shtrihem, si dehur
të kor me kosë jonxhe e barë
të ulem këmbëkryq, të lexoj rubairë

Të gjej gjethe trifil,me katër fletë,
të blegërijnë, të kërcejnë keckat
të bëj kurorka me luleshqerka,
të ha të ëmblat anguliçe si shqerkat. .

Haruat kalin që vrapon në lëmë,
tërë ditës pas strumbullarit,
që shin grurin në lëmë,
ka qejf të lëvrihet në ugar,..

Mëzi i sillet vërdallë,
pëlhurin e ngre gjer në re,,
s’është rritur në Sarah,
a s’bredh neper në livadhe..

Më pëlqen ta pi kafen ,jo Bareve,
të ulem mes luleve mbi bar,
të kuvendoj shtruar me shokët,
larg tymrave shtëllungë e llafeve,
ballkoneve,..stolave në park,…

Im atë sa ishte gjallë, e la me gojë
-Kur të ndërroj jetë,dua gjelbërim jo ar,
mos më ngarkoni me plloça e me gurë,
mos u shpenzoni,…vetëm plisa me bar,..

Mos derdhni lotë për mua,
merrni sazet, një kaba shtruar,
mbi gur të shkruani,të Urtat fjalë
-Unë s’qava Beharë,…
….jo të qaj Babanë…

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...