Home / POEZI / KU TA GJEJ, NJË HYSNI KAÇANI
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

KU TA GJEJ, NJË HYSNI KAÇANI

KU TA GJEJ, NJË HYSNI KAÇANI

(Kushtuar ish punonjesit te Gjendjes Civile te Mirasit,Hysni Kaçanit,i shquar per shkrimin e tij te bukur,i paperseritshem si zyrtar profesionist,i paperseritshem si njeri)

Një çertifikatë,gjeta, shum’ të vjetër
ç’shkrim i bukur,mor’ amani
e shpalos,në anën tjeter
shoh një firmë, “Hysni Kaçani”

shkrimin bukur, e ledhatonte…
një shkrim ,që s’kam parë kurrë…
thua shkronjat,i pikturante
dhe çdo fjal’,ishte pikturë

ngjyente penën në kallamarkë
dhe e shtypte, përmbi fletë
tundej vargu,si një varkë
bukurshkrim,për notën dhjetë

fjalëpak,por kishin peshë
i peshonte në kandar
ish i matur,aq i thjeshtë
një zyrtar,tamam zyrtar

drejt 60-tave,po shkoj
të till’ shkrim,e të till’ burrë
sa t’jem gjallë,e të rroj
nuk kam, për ta gjetur kurrë

sot kur doli, mani-mani
dalin zyrtarë,me kile
por s’gjej dot,një Hysni Kaçani
i mungon,Gjendjes Civile

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...