Home / BOTIME / Ku po shkon o Devolli
loading...

Ku po shkon o Devolli

Ku po shkon o Devolli….

“Devollinjtë janë Muze i gjallë kulture në botë “
James W.w.Pandeli

shkrimtar shqiptar -amerikan

Devolliu është inteligjent,me një botë të pasur e të çmuara vlerash kulturore e shoqërore,me shpirt të madh artisti,jo vetëm një mjeshtër i punëve ,por dhe një punetor i madh,nuk ia kalon njeri,sa emrin i tij është shumë i njohur në Botë si në bujqësi por edhe në ndërtim,por ai është ….
…edhe devolliu i fundit,me i ri,si thonë fjalës,kur e pyesin se nga është,rrallë herë thotë se është prej Korçe…
Ai pergjgjet serbes :
-pe Devolli,- me nje ndjenje krenarie të përzier me mburje,…
Pastaj fillon pa pushuar të shpjegojë ,të prezantohet pa e pyetur ,se vërtet Devolli bën pjesë në qarkun e Korçes,por den baba den ka qënë më vete,aman devolliun se ngatërron dot me korçaret…,megjithese kur vjen puna mburet që është pe korçe..
…Sa kalon grykën e Cangonjit e deri në kufi me Greqinë e më tutje, njerëzit ndryshojnë,janë tjetër..
Me të varfër në pasuri,sot,se dikur kanë qenë te bëmur, zengjinë,por më të pasur në shpirt si intelekt ……
…Devolliu është i hapur dhe i dashur,aq sa me dy minuta njohje,takimi me të,do të ftojë në shtëpi e do te presë me gjithe te mirat që i ndodhen…
…si të jesh krushku i parë,mysafiri më i nderuar,…do të njohë me gjithë fisin dhe në ikje, do të të mbushe duart me çanta e torba ,fruta e ndonjë shishkë me raki
e me dhurata e gjithefare gjerash…Kush ka qenë e ka provuar..
Devolliu ,është kaq i dhënë dhe i afruar pas shoqërisë,sa të afron njeriun e besës,ka intuitë te njeh qe me takimin e parë, edhe pse njohja mund te jetë e çastit apo ditës…
….të respektuar e të sajdisur deri në temena,..
Devolliu e tepron në bisedë ,bëhet pak llafazan,por nuk të besdis veç fjala e tij ka aq mjaltë,te embëlson duke te thenë e të fshehtat e shpirti…..
Devolliu do të përshendes tre herë në konak, në dhomen e mirëseardhjes,me pyetje duke filluar që nga shëndeti yt,zotrote,e deri …
te hajvanët ,kafshët e samrit,,që quajnë si pjesëtarë me rendesi të shtepisë…..
Mikpritje e tij është e habitshme,si thonë suprizë.
Për mikun e gjen lugën edhe kur i mungon.
Gotën e rakisë ta jep me dorë ne zemër dhe në shtepinë e tij, je në duart e vërteta te njerezillëkut,..( jo vetëm me miqtë por dhe me të huajt,këtë e ka shkruar historia,si në Luftën e Dytë Boterore duke pritur partizanët demokratë greke..dhe në luften e Kosovës,1999,duke hapur portat të katërta për vellezerit vet, familjet kosovare*…)
…histoikisht devolliu ka rahur kurbetin akoma dhe sot s’i ndahet ,për një jetë më të mirë për avenirin e famijes e të femijeve se tij,pa marrë parrasysh pasojat dhe plagët e tij, deri ne sakrifikim të jetës,duke mbushër udhët e anët botës.
…Ku s’ka devollnj ,por ajo me jetësorja është se ngado,lenë gjurmë e bëjnë emër të mirë …
Nderim dhe krenari…

Marrë me fragmente nga tregimi “Dukesh që je nga Babani.. “,
i librit të poetit Luan Xhuli, ” Ku po shkon ,o Devolli,..”

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...