Home / POEZI / Ku po shkojnë Shqiptarët
loading...

Ku po shkojnë Shqiptarët

Ku po shkojnë Shqiptarët

-Ku po shkojnë Shqiptarët.. ?!
medtim në fluturim…
Londra,ura ajrore e kontinenteve,
dy botë të kundërta,mendësi e natyrë,
Tokë e Re me kontinetin e Vjetër,
“mjegullnaja plakë”- “me qiellin pa re”.
&
Njeriu në këtë botë qënka “Erë”,
mbi Tokë a Hënë,tej në Galaktikë
shpirt a yll fluturon si zog zgalem,
me krahët e balonit humb në re.
&
Disa çaste me këmbët në dhe,
më pas firaun në qiell s’e di ku je,
mendja fluturon,kapërxen oqeanet ,
nga Amerika,në fole tek Shqipëria e re.
&
Londra,alibia e Europës “plakë”,
pret e përcjell kalimtarë endacakë,
“ftohtëtësirë”,s’duan ta dinë se kush je,
le gjuhën,por as “Lekun” tënd s’ta njeh.
&
Ku po shkojnë ne Shqipëtarët..?!
s’nxorën mësime nga historia.
U bashkuan tok në kooperativa,
me vllezërit,humbi për jetë pronësia…
&
Na servirin bashkim me “djajtë”
të hyjmë këmbë e kokë në Europë,
as jemi ne te paret,që nga Pellazgët,
as mbrojtëm ne Kontinentin nga Sulltanët.
&
Mos po shkojmë në “parajsë”,o Shqipëtarë,
mbi kurizin tonë “plaçkë”,pazar kanë bërë,
mos na gënjejë mendja me “EURON” këtë radhë,
për vete mbajnë”Paundin”,ne të na zhdukin farën.
&
Në botën pashpirt,gjurmët e këpucëve lë ,
torbën mbi supe mbushur me nje grusht dhe,
Dritëroi do t’ja shpinte Tiranës stoli shkrimtarëve,
unë trashëgimtarve,libra shqip,Lek* e Abetare.
&
Amanet-dhurata,nipërve dhe mbesave,
flamuri ideal nga të parët,simbol për liri,
gjuha e leku,zemra e veshja e shqiptareve,
s’ndërrohen me Bashkim,me Padronë të rinj,
…Kombi e Shqipja ,do të rojë me të gjallët…!!!!
Luan Kalana…
p.s.
lek-u,paraja shqiptare
paund-i,paraja angleze..

LUAN KALANA

loading...

Komento!

loading...