Home / POEZI / KU PO SHKOJNE SHQIPETARET
loading...

KU PO SHKOJNE SHQIPETARET

-KU PO SHKOJNE SHQIPETARET.. ?!

..meditim në fluturim
&
Londra,ura ajrore e kontinenteve,
dy botë të kundërta,mendësi e natyrë,
Tokë e Re- me kontinetin e Vjetër,
“mjegullnaja plakë”- “me qiellin pa re”.
&
Njeriu në këtë botë qënka “Erë”,
mbi Tokë a Hënë,tej në Galaktikë …
shpirt a yll fluturon si zog zgalem,
me krahët e balonit humb në re.
&
Vetëm çaste me këmbët në dhe,
më pas firaun në qiell s’e di ku je,
mendja fluturon,kapërxen oqeanet ,
nga Amerika,në fole në Mëmëdhe.
&
Londra,alibia e Europës “plakë”,
pret e përcjell kalimtarë endacakë,
“ftohtëtësirë”,s’duan ta dinë se kush je,
le gjuhën,por as “Lekun” tënd s’ta njeh.
&
Ku shkojmë te sakatua,Ne Shqipëtarët,
s’nxorën mësime nga historia,
na copëtuan,na bënë fërka -fërka,
na ndanë ne shtete me njerka?!
&
Na nxisin bashkim me “dinakët” n’Europë ,
të hyjmë këmbë e kokë në gropë,
Përse?! as jemi Ne të parët,me Pellazgët,
as mbrojtëm Ne Kontinentin nga Sulltanët ?!.
&
Mos po shkojmë në “parajsë”,o Shqipëtarë,
mbi kurizin tonë “plaçkë”,pazar kanë bërë,
mos na gënjejë mendja me “EURON” këtë radhë,
për vete mbajnë”Paundin,Ne të na zhdukin farën.
&
Në botën pashpirt,gjurmët e këpucëve lë ,
torbën mbi supe mbushur me nje grusht dhe,
Dritëroi do t’ja shpinte Tiranës,relike shkrimtarëve,
unë trashëgimtarve,libra shqip,Lek* e Abetare.
&
Amanet-dhurata,nipërve dhe mbesave,
Flamurin ideal nga të parët,simbol për liri,
gjuha e leku,zemra e veshja e shqiptareve,
Një,të Bashkuar,jo më padronë të rinj…!
&
Mos na gënjejë mendja dhe këtë radhë,
do na shtrydhin,do na mbyllin në kuvli,
mos ngatërroni qeveritë me Shqipëtarë,
kombi e shqipja ,do të rojë me të gjallët.
&
C’është tërë kjo propogandë,
mos vallë është lojë a “alibi”?!
Europa para se të japë,do të hajë,
-Ne jemi në Europë,ku po na çoni tani ?!

& Luan Kalana…Londër
qershor 2014,nga aeroplani…

p.s

fërka-copa-copa ,
lek-u,paraja shqiptare
paund-i,paraja angleze…

loading...

Komento!

loading...