Home / POEZI / Ktu në kurbet
loading...

Ktu në kurbet

Ktu në kurbet

Ktu n’kurbet,për bes’ t burrit
si ta them,po si të hesht
pyet për himnin e flamurit
më i miri,di një rresht

20 vjeç,goxha djalë
nuk di himnin, e flamurit
do çmendem,do marr malë
me kokë,ti bie murrit

ti pyeç për himnin e grekut
si e dinë,fund e krye
mua më rrëmben orteku
lug’ i shpirtit,mu gërrye

mëso himnet, çka në botë
në daç tërë, OKB-në
në s’di tëndin,ësht’e kotë
je kopil,pa bab’ e nënë

në e harrofshim atdhenë
erdhi lumi, e na mbyti
Ismail’ e Skënderbenë
i varrosëm ,për së dyti

himni jonë ,dërmon strallë
dhe në shekuj,që të rrojë
këndojeni,se ju mban gjallë
më ju lumtë ajo gojë

kur tundet flamuri n’ erë
nga gëzimi, m’rrjedhin lotë
pa le shqipja, me dy krerë
gjë më t’bukur,s’ka në botë…..

Athinë, 28 nëntor 2010

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...