Home / POEZI / KRYENEÇËSI VIDOHOVARI
loading...
Anesti Koxhaj
Anesti Koxhaj

KRYENEÇËSI VIDOHOVARI

Anesti Koxhaj

Anesti Koxhaj

KRYENEÇËSI VIDOHOVARI

Seç po më duket vehtja se po zhgaravit ca vargje në letër

Seç po më duket vehtja se po hedh ca bojra në kamba…

Hej vidohovar kokëshkretë,mos hyrë në luftë me mbretër

Të vargjeve dhe pikturave,që kanë ngritur ndër vite një kala

***

Marr guximin e shkruaj për sytë e Afërditës të antikës greke

Marr guximin e hedh vargje shpirti,për vetë,të zotit…BIR!

Pagëzoj si Afërditë atë që hyri në çdo skaj,të kësaj zemre,

Atë që më bëri të lajthitur,e të përhumbem netëve në delir

***

Dhe harroj të shkruaj se dhe toka ime nxorri zana bjeshkësh

Dhe harroj të pikturoj Vidohovën time që qëndron më lart se Olimpi

Hej vidohovar plangprishës,mos detyro Zeusin të të kapi për veshësh

Kur çupkat bukuroshka,edhe tingulli i kitarës,në mbretëresh i ngriti!

***

Më falni mbretëreshat e bukurisë që toka shqiptare ju lindi

Më fal dhe TI o perlë e rruzullit që quhesh Shqipëri…

Më merrni dhe në humnerat e shpirtërave tuaj më hidhni

Dhe mbi shkëmbenjtë e vendlindjes time -të gdhend emër të RI!

Greqi,2012.
Anesti T Koxhaj

loading...

Komento!

loading...