Home / BOTIME / Kosova ,idhul i lirise e simbol i paqes..
loading...

Kosova ,idhul i lirise e simbol i paqes..

Kosova , idhul i lirisë e simbol i paqes …
…ngjarje të jetuara

“Bill Klinton, ky njeri human dhe politikan i guximshëm i popullit amerikan, bëri një gjest madhështor në historinë e kombeve të botës, njëherit dhe kombit tonë shqiptar, ia ktheu identitetin e tij, dhe ia realizoj të drejtën e këtij kombi të imagjinuar para 100 vjetëve, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”

“Ne luftën ,… ju paqen…”

Bill Klinton

Këto rreshta janë pak,por le të përcjellin mesazhin simbolik për Kosovën.
Mendoj se është absurditet i kohës dhe ankronike ,e shekullit të 21 ,të Mijëvjeçarit të III të Njerëzimit,të Botës së qytetrëuar
mbajtja peng e lirisë të popujve,të kombeve,aq më shumë nga mendjet e mbrapshta të lidërve shovenistë nga organizmat e institucionet ndërkombëtare, mos njohja e aspiratave qytetare ,atributeve zyrtare që i takon një populli , për t’u quajtur zyrtarisht shtet ,kur ai ekziston,kur dëshmon historia,idealet i ndividit per liri e paqja ne tokë…..
… trimi nga Devolli në Kosovë….
….Pasi dezertoi nga ushtria itliane,u arratis, ishte marrë në shërbim ushtarak të detyrueshëm pas pushtimit të vendit nga italia fashiste,strehohet bashkë katër shokët e tij të grupit në familjet kosovare në rethinat e Prishtinës,Kosovë.
E strehuan e ,mbajtën si djalin e tyre, nuk do ta haronte tërë jetën ato vatrat të ngohta të vëllezërve kosovarë.Por spiunët,çetnikët,që ruanin si mafije ditë e natë, ranë në gjurmë dhe i arrestojnë,duke dalë nga kulla.
-Mos na koritni ,bre bura,ia kemi dhënë besën!…,-thëriste Baca ,plaku më i vjetër i fisit i asaj familje madhore ,pleqetë e fëmijët kishin mbetur në shtëpi, trimat ishin në luftë kundër okupatorit fashist.Nuk ia mësuan dot emrin ,pasi të gjithë e thërrisnin me emrin “devolli” ,ndërsa emri i vërtetë i tij ne fofuskë,letërnjoftimi, ishte pak i gjatë, Memedali R .Kalana , (1920-2003) nga fshati i Vishocicë i Devollit
..Devolliu nuk do ta harronte atë zë kreshniku, në jetën e tij,si dikur të të atit që kish lënë jetim që në vogli. Mbasi i mbajtën disa kohë në birucë,në qeli në Pejë,i dërgojnë në burgun ushtarak të Ulqinit.Nga andej i transferojnë në Shengjin,ku i bëhet gjyqi ushtarak për dezertim dhe përhapjen e ideve antifashiste në grup.
Kjo ishte më së e vërtete.Vendimi i prerë … me Vdekje.
Por pas apelimit ,që më vonë e morën vesh pasi kishin ndërhyrë e paguar para, disa familje kosovare, ridënohen me burgim të përjetshëm ,…dhe dërgohen në burgun shfarosës të fashizmit në Porto-Romano në Durrës.
Mbijetesa. Mundi t’i rezistojë torturave çnjerëzore ,pasi i kishte një trup fizik të lidhur e të bëshëm,..Dita e shpëtimit i trokiti fatit të tyre,…Italia fashiste kapitullon dhe burgu shpërthen ,.Të burgosurit i morën në makina të blinduara nga nazitet gjermane . Në përleshje e sipër e trup me trup dhe mes breshërisë së ,nje pjesë të burgosur munden ti largohen nga thonjtë bishave fashiste që po jepnin shpirt. Plagoset ne kemebe,por ashtu zvare zvare largohen,… mundën të shpëtojnë,mbeten të gjallë.
Mbrijnë në Arbane të Tiranes ,sapo ishte formuar Brigada e dyte partizane.Me qe ishte i plagosur dhe plaga po i mahiste ,dërgohet në brigadat partizane të Korçës, në Brigaden e Katërt ,e më vonë në ate të Nëntën,duke u shquar për timëri të rrallë si një komandat që gjithnjë është i pari në sulm..

…Clirimi i Kosovës…
Pas Clirimit të Shqiperisë del vullnetar për të shkuar e luftuar për çlirim e Kosovës,bashkë me disa partizanë të tjerë nga formacioni i tij.Bashkohen me Brigat partizane që marshonin drejt veriut ,në Kosovë .Por formacionet e tyre partizane ndjekin pushtuesit nazist gjermanë në anë e Malit te Zi, jo nga ana e Prishtinës…As kur kthehen nuk mundi të takoj,ata…. vellëzerit e lirë në Prishtine,në Kosovën e çliruar… ata që e mbajtën e strehuan ,Deshte ti thoshte e ti falenderonte më gjithë zemër ata, …se mbeti gjallë në sajë të besës së tyre.

… Zhgënjimi.. për Kosovën e lirë…
Kosova ra nën një pushtim tjetër të ri sllavo-sërb,….një plagë e madhe në zemër e në shpirt,i cili nuk e gëlltitte dot, por e mbajti brenda pa e fjalosur me njeri,vetëm herë pas here nxirte dufin, sikur fliste me veten..
Nuk e hoqi pushkën e lirisë nga supi.Por kësaj here në Jugë të kombit në mbrojtje të kufijve të Shqiperisë të çliruar,nga synimet e planet e manarko -fashistëve të rinj greke.Caktohet komndant i parë në posten e e kufirit në Konispol ,Sarande.Nga andej në një postë tjetër kufitare delikate,komandant poste ne Tri Urat mbi Vjosë,Glinë të Leskovikut.Më pas në Radat ,Kovaçisht dhe komnandant rendi në qytetin e Leskovikut.
Dallohet për timëri e përkushtim të detyrave ushtarake dhe ndershmerisë së lartë mes shokeve e kolegeve,një ves që nuk e tradhëtoi tërë jetën..
Nga andej transferohet në Ersekë,Korçë e më në fund në Tiranë, duke e mbullur kështu rrethin e karjerës ushtarake.
Papritur,atëhehe kur të katër fëmijet iu mëkembën për shkollat ,lirohet nga ushtria…. e del vullnetuar për të shkuar e jetuar familisht për gjithmonë ,në vendlindjen e tij ,në Vishocicë, të Devollit.Punon me devotshmëri si një bujk i thjeshtë deri sa doli në pension duke u berë një figurë e njohur dhe e dashur popullore në Devoll…
Por mendjen andej e mbannte…C’po ndodh me Kosovën,..Heshtje nga shteti amë, asnjë fjalë nuk thuhej,Kosova ishte në meshirë të fatit, të “lodrave politike” të superfiqive ate mendje kisht ai. S’kishte me ke të nxirte dertin,…vetëm me djalin e tij të ritur. Bisedonin heshturazi,e pyeste perherë atë….”C’di ti ndonjë lajm per Kosovën”…Heshtje për gjysmën e trupit të trungut Shqiptar,..”Na iku lufta kot,” …përshpëriste me vete..
Vetem kur filluan të botohen librat e e Rexhep Qoses,të Ibrahim Rugovës qe i lexonte me nje frymë por më shumë i kometonte më shokët,atëherei ndrit një fije shprese në shpirtin e tij te zhuritur për Kosovën..

…mes vëllezërve gjakovarë në Bajram Curri,..
Pas viteve ’60 shprëthyen në vend iniciativa,aksione e lëvizjet emancipuese të gjallerimit të jetës në fshat.
Midis tyre për tu evidenduar ishte aksioni i madh kombëtar,me vlera historrike,patriotike e solidarteti i banorëve të fshatrave të Jugut të Shqiperisë,në ndihmë të vëllezerve të Veriut ,duke kontribuar e ndihmuar me ndihma materiale ,siç ishte dërgimi falas të tufave të bagetive nga fshatrat e tyre.
“Devolliu” del vullnetar,dhe ia plotesojnë dëshiren për të shkuar bashkë me dy blegtorë që do të shoqëronin bagëtitë, ,dhjetë lopë të racës dhe njëqind kokë dhen,që banorët e fshatit Vishocicë ia dhuronin vëllezërve të Veriut.
Pas tre ditë udhëtimi me Skoda ,të mbuluar me mushama ,me bagëtitë,mbrijnë në fshatin më të afërt në qytetit e Bajram Currit, në Tropojë.Vëllezërit gjakovarë të asaj treve i pritën krahëhapur si në ditë feste,si dikur ato dite pas çlirimit të tyre, në vitet e luftës. Më i gëzuar ishte ” devolliu”, që gjendej përsëri mes bujarisë e mikpritjes së tyre,si vëllai me vëllane, pa parë rreth njëzet vjetësh.
-”Të gjithë e shikonin në gojë dhe ai u tregua i papërtuar me shembullin personal duke punuar bashkë me ta për shkëmbimin e eksperinces së njeri tjetrit me malesoret e veriut. ..S’ja mësuan dot emrin ,e kishin me kollaj ta thërrsni “devolli “,ndërsa mua e shokut tim bari,-tregonte gjithnjë një blegtor ,stallier qe shoqëroi dhe ky bagëtitë e ndejtën tre muaj vullnetare në malësi,bashkë me Baca Kalaja ( më vonë me mbiemrin Kalana),-ne na thërrsnin me emër.
Plotëson kujtimet e saj e shoqja,tani një grua e moshuar ,një nikoqire devolleshe me origjinë nga Leskoviku,shton se i kishte kërkuar disa qese,të mbushura me me zairera të dimrit,si trahana të hollë,të trashë të ëmbël,petka, rosnica e deri në reçelra e turshira,fasule trenare dhe disa ripa pastërma deleje, për t’ia shpënë vëllezërve kosovarë,pasi i qe mburur kur ishte gjatë luftës , se gratë devollesha janë nikoqire të mëdhaja.
U kërkoi dhe atyre të rrethit dhe farë panxhar sheqeri, për të mbjellë për bagëtitë, për dimrin se lopët e races,nuk mbahen me gjethe dushku, ato deshin jonxhe e panxhar.Ua mbolli e panxharin dhe pas tre muajve u largua pa merak ,me gjthë përvojën dhe këshillat që u dhanë malësorëve gjakovarë për mbarështimin e lopëve të racës,por me mall…
Nuk e haronte asnjeherë ketë gjest simbolik e periudhë historike dhe ia tregonte nipërve e mbesa të tij kur u rritën, duke i thënë “se ne kemi e vëllezër të tjerë në veri të Shqiperise, vëllezërit kosovarë.”

…e pa Kosoven, nga Morina e Kukësit …
Ishte jo vetëm ënder por dhe amaneti i tij,ta shihte Kosovën te lirë,pa le të vinte dhe njëherë aty…
Mundësia iu krijua, djalit të tij, si mësues dhe aktivist i rinisë të shkonte në Kukës në një seminar kombëtar me rininë.Ishin vitet ’80 kur fililuan demostartat në Kosovë.Takoi rastësisht komandantin e postës së kufirit të Morinës, ishte nga anet e jugut dhe i tha se do te vinin e nga posta e tij,kështu ishte në program ato ditë.Nuk iu durua dhe pyeti:- Po qe andej duket Kosova?!..
Atë ditë që shkuan nuk e mbante dot gëzimin, deri sa iu ngjitën lart në kodër ,ku ishte pika e vrojtimit…
“-Pashe Kosoven e tim Eti,jo në ënderr, por me sy hapur.” ishin fjalët e të birit e tij ,emocionale që i lëshoi pa dashje .Nuk mund ta përshkruante atë çast.Si do t’ja transmentonte “devolliut”, të atit atë çast ?!…”E pashë te ndarë nga dy botët.”
Qyteti i historik i Prizerinit,që aty ,nga Qafa e Morines, dukej si në pëllëmbë të dorës , pa dylbi,ndërsa prapa një kodre nga larg ,me dylbi dallohej Gjakova kreshnike heroike ,djepi i trimave të lirisë kosovare.
Nuk i tha gjë komandantit,se ishte mirë të bënte disa foto”magjike për të atin” ,por e pa mundur,dhe me dylbi kur shikoni, i mbanim tinëz, fshehurazi…mos bini në sy nga rojet kufitare sërbe..
Kur ia trgoi i biri “devolliut” se e pashë Kosoven, ai u bë mal me fletë, por sytë”devolliut” të moshuar iu mbushën me lot ,dhe ishte gati të qante me zë si fëmijë.

…gjesti lartë humanitar vëllazërimi ,gjatë Lutës së Kosovës….
Më ke do, që bisedonte i fliste hapur: -A marin vullnetar, të shkoj e njeherë të luftoj për Kosovën….por tani ishte i moshuar dhe..
Ato kohe lufte erdhën familjet kosovare edhe në Devoll,në fshatin e tij.Iu lut kryeplakut të fshatit t’i sillte nja dy familje kosovare në shtepinë e tij,se ishte vetëm me plakën se i biri me fëmijet kishte në Amerikë.Rinte tërë ditën me ta .I pyeste me rënjë e me degë se mos njihnin ndonjë nga ata që kish njohur ai.,por ata ishin nga ana e Pejës.”Ju kam si fëmijet e mij,”-i përseriste shpesh keto fjalë, i deshte i përqafonte, e ndate me ta kafshoren e gojës, nuk dinte si t’ia shpërblente, atë nder e dashuri e vëllazëri ,qe kishin treguar kosovarët për të gjatë Luftës se Dytë botërore, ia kishin shpëtuatr jetën ,..
Ardhja e demokracisë, qe një nga aspiratat e tij të luftës për liri,vetëm atëhere ai merrte frymë lirisht dhe fliste hapur,për Kosovën,për vëllezerin tanë të një gjaku,i cili nuk i harroji terë jetën e tij..Kur bisedonte me të birin e me nipin e mbesat në amerikë i pyeste gjithmonë ,se a e keni ju andej kosovarë dhe se ai takoni,..Kishte një merak të madh ne shpirt……Dhe familja e të birit ne amerikë, u bënë copë per ti ndihmuar vëllezerit kosavarë, me aq sa munden, kur erdhen nga lufta ne Amerikë ,me ta kanë miqësi edhe sot, sikur të jenë vëllezer devollinj.
Le të mbeten këto rreshta modeste e fragmentare si shenjë respkti e nderimi për vellëzerit Kosovare, luftërat e tyre për liri e pavarësi, dhe në kujtim të “devolliut”,se kështu thirej kudo që shkeli e la gjurmë këmba e tij, i paharuri “trimi devolli”, një epitet që e trashëgoi ,e pagëzoi luta për liri e demokraci, dhe një mesazh urimi për Kosove e lirë e të bashkuar me Shqipërinë,amanet i të pareve tane, nuk i tret dheu…
Presidiumi i Kuvendit Popullor për meritat e kontributin e tij në luftë e pas saj, e ka dekoruar “devolliun”, me Urdhëra e Medalje si ato të Trimërisë,të Ushtrisë, të Clirimit e të Lirisë..

Endërra për Kosovën,u trashëgua në gjak në brezat e rinj,si vëllezer të një gjaku.Kosova idhul i lirisë dhe i vëllezerve devollinj ,sot simbol paqeje ,u bë realitet historike vetëm nga epopeja e luftes çlirimtare të bijeve të vet , dhe nga kontributi i ish Presidentit amerikan ,Bill Klinton,nderim dhe mirënjohje.
Nderim ,respkt,mirenjohje dhe krenari kombëtare.

Devolli.net
tetor ,2012

loading...

Komento!

loading...