Home / KULTURA / Korça, qëndra e bektashizmit feston me madhështi Sulltan Novruzin
loading...

Korça, qëndra e bektashizmit feston me madhështi Sulltan Novruzin

Korça, qëndra e bektashizmit feston me madhështi Sulltan Novruzin

Korçë-  Mëngjesi i 22 marsit erdhi krejt ndryshe për qytetin e Korçës. Besimtarët bektashianë filluan ceremonitë e festës së tyre të Sulltan Novruzit. Shumë banorë lanë shtëpitë e tyre dhe iu drejtuan teqesë së Turanit, e cila është një nga teqetë më të vjetra të Korçës, e ngritur nga vetë dervish Sari Salltiku. Kështu kanë bërë gjithnjë që prej disa shekujve. Banorët e Korçës zbresin drejt teqesë së Turhanit, ndërsa banorë të tjerë të këtij rajoni shkonin në teqetë e tyre më ta afërta: në teqenë e Melçanit, të Vloçishtit, të Qatromit, të Plasës, të Pulahës, të Lavdarit, të Mazrekës, të Vrëpckës, të Kuçit, të Poloskës, të Ersekës, të Starjes, të Kreshovës, të Qesarkës, të Orgockës, të Barmashit të Polenës apo edhe ne teqe të tjera. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Korça së bashku me Prishtën, Krujën, Elbasanin, Frashërin dhe Gjirokastrën ka qënë një nga gjashtë Gjyshatat bekatshiane
më të rëndësishme të vendit. Ditën e 22 marsit rajoni i Korçës merr një pamje tjetër. Gjithë njerëzit  ngrihen herët në mëngjes dhe nisin nga ceremonitë e tyre mistike. Megjithatë festa e madhe bëhet më 25 mars, ku nuk mungon asnjë mysliman.  Sulltan Novruzi është një ditë e rëndsishmë për ta. Kjo datë shënon dhe lindjen e Imam Aliut, të parin e 12 imamve. Besimtarët nderojnë dhe Haxhi Bektash Velinë (1248-1341), i cili është themeluesi i bektashizmit, por kujtojnë me respekt edhe Nënë Terezën, e cila dha ndihmesën e saj për rifillimin e veprimtarisë së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Ditën e 22 marsit  të vitit 1990, kur bektashimzi rinisi ruëgën e vet, Nënë Tereza ishte e pranishmë në këtë ditë të rëndsishmë për bektashinjtë.

Mëngjesi

Mëngjesin e 22 marsit gjithë rajoni i Korçës është në lëvizje. Kështu ndodh edhe në datën 25 mars. Njerëzit përshëndesin njëri- tjetrin, luten për paqe dhe mirësi dhe nisen për udhë. Në çdo rrugë sheh njerëz: të rinj e të moshuar, gra dhe vajza, burra dhe djem që ecin së bashku. Kështu ndodh edhe me banorët e qyetit të Korçës. Ata,  pasi lënë shtepitë e tyre, më së shumti  parapëlqejnë që rrugën deri në teqenë e Turanit ta bëjnë në këmbë.  Jo vetëm për faktin se teqeja është afër, por edhe sepse rruga që të çon deri atje shtrihet buzë lumit të Drenicës. Ky tregim mund të duket paksa i çuditshëm, veçanërisht për ata që kujtojnë se Korça është një qytet i pastër ortodoks, por në të vërtetë jo vetëm si rajon, por edhe qyteti i Korçës dominohet nga besimi mysliman. Megjithatë bashkëjetesa në këto treva është e mrekullueshme.  Bashkë me besimtarët bektashianë bashkohen edhe  mjaft  njerëz të
besimit ortodoks.  Ditët e festës së Sulltan Novruzit ofrojnë një pamje hyjnore. Ndoshta ndodh kështu nga që njerëzit ndihen më të lumtur dhe më të afërt me njeri -tjetrin. Dikush vëren çeljen e një luleje, një tjetër fluturimin e një zogu, një i tretë dëgjon heshtur këngën e lumit të Drenicës apo kundron buisjen e gjelbërimit. Të gjitha këto besimtarët  i shohin si atribut të ditëlindjes së Imam Aliut.  Megjithatë gjithkush mezi pret të mbërrijë në teqenë e Turanit dhe të takohet edhe me njerëz të tjerë. Pas kësaj fillon festa. Është një festë e paparë, ku nuk mungon as mishi, as vera dhe as rakia. Madje në raste të tilla këndohet dhe kënga: “Eja zahid, bëja respektin verës, Mysliman behu, braktis llafet e kota,/ Të aftëve hallall, leshkove haram,/ Ne pijmë, prej saj skemi zarar…”  Shumë djem e vajza vijnë në teqe për të shpallur fejesën ose  për t’u fejuar. Celebrimi i një ngjarjeje të tillë në nj
ë vend të shenjtë do të thotë që gjithë jeta të ketë mbarësi. Për bektashinjtë, gruja dhe burri janë të barabartë: gruja është toka dhe burri është qielli

Krenari

Vargu i njerëzve që shkojnë drejt teqesë nuk ka të mbaruar, festa duket sikur ka filluar që me daljen e tyre nga shtëpia. Madje nuk mungon as kënga: “Çelni sytë e shikoni/ jetën si u bë!/ fletë-fletë ta lexoni/ botën gjer më një. Mirsevjen, mirsevjen Nevruzi Sulltan!/ Merhaba, merhaba Nevruzi Sulltan…”. Mes tingujve të këngës sheh gjyshër që mbajnë nipërit për dore, sheh gra që mbajnë fëmijë të vegjël në krah. Që të gjithë janë nisur për atje, të vendi i Zotit. Bektashnjtë nuk rrinë dot pa kujtuar faktin se edhe Skënderbeu ka qënë bekatshi, edhe Ali Pashë Tepelena, edhe Ismail Qemali, edhe vëllezërit Frashëri,  edhe Gjysh Ali Gjirokastra, edheSyrja Vlora, edhe  Faik Konica, edhe Musine Kokalari, edhe Baba Ali Tomori, edhe shumë të tjerë. Që të gjithë  njihen për përpjekjet e tyre për gjuhën shqipe dhe për një shqipëri të lirë. Po teqeja e Turanit ka edhe diçka tjetër të veçantë:  Në shtator të vitit 19
29, në këtë teqe, nën drejtimin e Baba Kamber Prishtës u mbajt një nga kuvendet e besimtarëve bektashinj. Në atë kuvend morën pjesë përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, të cilët miratuan rregulloren e bektashinjve shqiptarë dhe vendosën për krijimin Kryegyshatës Botërore Bektashiane në Shqipëri. Qëndra e kryegjyshatës do të ishte teqeja e Melçanit në Korçë. Në vitin 1930, Kryegjysh do të ishte Njazi Dede, i cili ishte nga  Kolonja e Korçës. Janë shumë arsye, që ditën e Sulltan Novruzit korçarët e kthejnë një festë madhështore

Festa

Gjithkush që ka patur rastin të jetë në Korçë ditën e Sulltan Novruzit, ka mbetur i befasuar. Kjo ditë shndërrohet në një festë të madhe. Nuk mungojnë as këngët, as vallet, nuk mungojnë as veglat muzikore.  Babai i teqesë këndon bashkë me besimtarët. Nuk mungon as ngritjae dollive. Të gjithë ndihen si në qiellin e shtatë. Atë ditë askush nuk do të donte të ishte në një vend tjetër, qoftë ai edhe më i bukuri. Zoti është aty. Pasi kanë kryer gjithë adetet e tyre, festojnë se bashku, ndajnë mes tyre gjithçka kanë dhe i luten Zotit për paqe e mirësi. Atë ditë çuditërisht fillojnë të ndihen më pranë Zotit, të jenë më të mirë e më të dashur, më të dhimbsur e më të ndjeshëm Duket sikur  dita e Sulltan Novruzit ngjason me një lloj vetëpastrimi shpirtëror.  Kur festa përfundon gjithkujt i vjen keq. Megjithatë të gjitha ata që kanë qënë të pranishëm ditët e Sulltan Novruzit për ditë të tëra me radhë nuk
do mund të harrojnë dot çastet e madhërishme që kanë kaluar atë ditë. Korça,  një nga qëndrat më të mëdha të bekatshizmit, di t’i japë shkëlqimin hyjnor kësaj dite. Nëse nuk ishit atje më 22 mars, ejani në datën 25, dhe do të shihni që mrekullitë ndodhin vërtet

Vepror Hasani

loading...

Komento!

loading...