Home / KULTURA / Konferenca e shoqatës “Devolli”
loading...

Konferenca e shoqatës “Devolli”

Konferenca e shoqatës “Devolli”

Bilisht, 26 tetor. Në një nga lokalet e qytetit të Bilishtit u zhvillua konferenca vjetore e degës së Shoqatës Kulturore Atdhetare “Devolli”. Merrnin pjesë anëtarë të kësaj dege nga shumë fshatra të Devollit dhe përfaqësues të shoqatave të tjera që veprojnë në Devoll. Ishte edhe nënprefekti i Devollit Z. Artan Keco dhe përfaqësuesit e kryesisë së shoqatës Z.Hysen Koçillari dhe Z.Gure Seferi. Analizën vjetore të punës e bëri Z.Agron Kordalli, kryetar i degës së shoqatës për Devollin. Diskutantët e shumtë vlerësuan arritjet dhe ngritën probleme për forcimin cilësor të punës në të ardhmen. Në fund u bënë zgjedhjet e reja për këtë degë. Kryetar u rizgjodh Z.Agron Kordalli, zv. kryetarë Febi Kanina dhe Violeta Donushi, sekretar Syrja Kambo.

Kosta Nake

loading...

Komento!

loading...