Home / LAJME / Komuna e Bozhgradit në 25-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë
loading...

Komuna e Bozhgradit në 25-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Komuna e Bozhgradit në 25-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

(Sipas informacionit të kryetarit të komunës, datë 26.8.1937)
AQSH f.337

Katundi Ziçisht

Rrugët: Rruga e Bilishtit mbrenda katundit me gjatësi 600 m, gjerësi 4 m shtruar krejtësisht me kalldrëm.
Rruga e Kishës mbrenda katundit gjatësi 300 m gjerësi 5 m shtruar me kalldrëm.
Rruga e Lagjes së Mesme gjatësi 150 m, gjerësi 4 m shtruar me kalldrëm.
Rruga e Çipanit mbrenda katundit gjatësi 40 m, gjerësi 4 m shtruar me kalldrëm.
Rruga e Shëntanasit e cila lidh katundin Ziçisht e Shënkollas gjatësi 1500 m, gjerësi 4 m shtruar me çakëll e zhur.
Rruga Moçel e cila lidh katundin Çipan vetëm traseja gjatësi 400 m gjerësi 4 m. Ka për t’u shtrue me zhur e kalldrëm mbrenda një kohës shkurtër.
Rruga Brodat me gjatësi 500 m, gjerësi 4 m shtruar me çakëll e zhur lidhet me katundin Sul e qendrën e Komunës si të plotësohet dhe rruga e Llabanit që i përket katundit Sul.
Shkollat: Një shkollë me gjatësi 17 m, gjerësi 9 m, lartësi 4 m me dy dhoma, zyrë e sallon.
Çezmat: Çezma e Shëntrinisë sjellja e ujit me kanal gjatësi 200 m, çezma Zotollar me gjatësi 60 m sjellë me kanal, çezma e Thanave sjellur me kanal gjatësi 150 m, çezma e bregut sjellja e kanalit me gjatësi 130 m. Që të katra të mbulume nga mprojtja e shirave, etj dhe të plotësume me postaf gurit.
Urat: Ura e Reçishtës me gjatësi 4 m, gjerësi 2½ m, lartësi 2½ m e cila lidh rrugën Ziçisht Shënkollas. Ura Shëntanasit me gjatësi 2 m, gjerësi 3 m lidh po rrugën e sipërme.

Kurila

Çezmat. Çezmë e luadheve sjellur me kanal gjatësi 50 m plotësue me postaf.
Rrugët. Rrugë mbrenda katundit gjatësi 150 m shtruar me kalldrëm.

Vid-hovë

Rrugët. Rruga e xhamisë mbrenda katundit gjatësi 500 m, gjerësi 4 m shtruar me kalldrëm.
Rruga e malit me gjatësi 200 m, gjerësi 4 m mbrenda katundit shtruar me kalldrëm.
Rruga e Padinavet jashtë katundit me gjatësi 3000 m, gjerësi 4 m shtruar me kalldrëm e cila lidh katundit me qendrën e kësaj komune.
Rruga e Varshovës me gjatësi 500 m, gjerësi 4 m me kalldrëm e cila lidh mëhallën e Merasë me rrugën e sipërme.
Shkollat. Një shkollë me gajtësi 17 m, gjerësi 9 m, lartësi 4½, plotsu karabina, tash po vazhdon ndërtimi i mbrendshëm ku parashifet mbarimi i saj mbrenda këti vjeti.

Braçanj

Rrugët. Rrugë mbrenda katundit me gjatësi 800 m, gjerësi 5 m shtruar me çakëll e zhur.
Rruga e mullirit me gjatësi 2000 m, gjerësi 4 m shtruar pjesërisht me kalldrëm e zhur lidh rrugën publike Bilisht – Dardhë.
Rruga e Bilishtit me gjatësi 2000 m, gjerësi 5 m shtruar 1000 m me zhur dhe tjetra vetëm traseja. Kjo pjesë ka për tu plotsue mbrenda këti vjeti. Kjo rrugë lidh katundin Vishocicë me qendrën e nënprefekturës.
Çezmat. Çezmë Myrtelliu sjellja e kanalit me gjatësi 10 m, çezma e Shekleve sjellja e kanalit me gjatësi 4 m, çezma e korijes sjellja e kanalit me gjatësi 400 m, çezma e Brahos sjellja e kanalit me gjatësi 2 m, çezma e Hankotasë sjellja e kanalit me gjatësi 10 m, çezma e çifligut sjellja e kanalit 10 m.
Urat. Ura e Mogilës me gjatësi 30 m, gjerësi 3 m, naltësi 2½ m shtruar me pllakoma. Kjo urë lidh katundet Ponçarë, Sul, Kurilë, trestenik, Mengulas e Shënkollas.

Koshnicë

Rrugët. Rruga e mullirit mbrenda katundit me gjatësi 400 m, me gjerësi 4 m shtruar me kalldrëm e cilat lidh shtëpitë me rrugën e sipërme.
Rruga Krehka jashtë katundit gjatësi 500 m shtruar pjesërisht me zhur e kalldrëm.
Rruga e Sallatashit me gjatësi 100 m, gjerëi 4 m shtruar me kalldrëm.
Shkollat. Një shkollë me gjtësi 12 m, gjerësi 5 m, naltësi 3½, vetëm karabina.
Çezmat. Një çezmë e mullirit sjellja e kanalit me gjatësi 20 m.
Urat. Një urë mbenda katundit e cila lidh dy mëhallat me gjatësi 7 m, lartësi 3 m, gjerësi 3 m.

Ponçara

Rrugët. Rrugë mbrenda katundit gjatësi 600 m, gjerësi 5 m shtruar me çakëll e zhur.
Rrugë e mullirit me gjatësi 2000 m, gjerësi 4 m, shtruar me zhur, lidh katundin Braçanj.
Rruga e Mogilës me gjatësi 1000 m, gjerësi 5 m, traseja dhe materjali i gatshëm, mbetet vetëm shtruesija e materjalit e cila ka për tu plotsue këto dit.

Dobranj

Rrugët. Rrugë mbrenda katundit me gjatësi 300 m, gjerësi 4 m shtruar me çakëll e kalldrëm.
Rruga e luadhit të Kalosit, gjatësi 1500 m, gjerësi 4 m shtruar me çakëll e zhur e cila lidh rrugën provinciale Bilisht – Dardhë.
Rruga e Dëmbravës me gjatësi 1000 m, gjerësi 4 m asht plotsue traseja dhe materjali me zhur, kurse hapja e materjalit ka për tu ba mas mbarimit të punëvet bujqësore.
Çezmat. Çezma e Madhe sjellja e kanalit me gjatësi 6 m, çezma e re sjellja e kanalit me gjtësi 8 m, çezma e Metos sjellja e kanalit me gjatësi 25 m.
Bamja e një vijës uji për vaditje me gjatësi 1000 m, gjerësi 1 m, thellësi ½ m.

Shënkollas

Rrugët. Rrugë mbrenda katundit gjatësi 300 m, gjerësi 5 m, shtruar me çakëll e zhur.
Rrugë e Ziçishtit gjatësi 500 m, gjerësi 5 m shtruar me çakëll e zhur e cila lidh katundit Ziçisht.

Mengulas

Shkollat. Një shkollë me gjatësi 17 m, gjerësi 9 m, lartësi 3½ m, dy dhoma e një sallon, vetëm karabina. Tash fillon dhe ndërtimi i mbrendshëm.
Rrugët. Rrugë mbrenda katundit me gjatësi 400 m, gjerësi 5 m, shtruar me zhur e kalldrëm.

Mblodhi: Kosta NAKE

loading...

Komento!

loading...