Home / KULTURA / Kapelkashtat faqekuqe
loading...

Kapelkashtat faqekuqe

Kapelkashtat faqekuqe…

Sa melodoize jane vargjet e këngëve të poezive brilante ,të poetit lirik Skënder Rusi,tek personifikon vajzat,gratë e nënat devollesha ,vishocare,pasi është përkundur në perherin e tyre,me simbole dhe epitete klasike miteologjike,duke i i ngritur ato në peidestal, si “perendesha të bukurisë” , “vajza nusërie” ,

Kapelkashtat Faqekuqe

Kapelkashtat Faqekuqe

” Nënat princesha”…

Ne do të shtonim një epitet që populli i ka kënduar në folklorin e tij në këngët bejte popllore,me perkëdheli dhe ëmbëlsi me fjalët mjaltë , si “kapelkashtat faqekuqe”.
Ky sinonim simbolik ,i shkon për shtat ,me vello nusërije,siç këndon poeti..
Fisnikërija dhe bukurija e tyre,i ka kaluar kufijtë e përshkrimit dhe protretizimit ,pasi ato shkojnë deri te udha e qumështit ne Mars, në gojëdhënat e legjendat popullore si të jetuara,duke u glorifikuar si serena,mermeta,perendesha ,….
Të tilla janë rëfimet,siç është ajo për bukurinë e tyre,nga ku i kanë dhënë emrin fshatit Vishocicë, apo e “Bukura ( e gjata) e vareve të Gorës”, si dhe “Gruaja e Ormanit”,në lumin e Devollit dhe “Vajza e pellgut te Sabriut” …

Le të ndalemi tek “kapelekashtat”…

Ato qenë të parat në shoqerinë e atehershme , jo vetëm që kapërxyen pragun e patriarkalizmit,por hodhën pa ndrojtje hapat e para të emancipimit te femrës shqiptare ,në të gjitha fushat e jetës .
Duke mos lenë pas dore të gjitha punët ,sa në shtëpi,me edukimin e fëmijve,me gatimet ,me bagetitë, por edhe në fushë që punonin burat, si mjeshtre bujkesha të zonja,duke ia kaluar edhe atyre….dhe pa harruar punët e dorës njëhkohësisht…
Kur delnin në kopësht apo në arë, ato mbanin në kokë një kapele prej kashte të madhe, gati sa një ombrellë e vogël,për të mbrojtur fytyrën të bardhë nga dielli, që i rinte tërë ditën mbi kokë …
Nën kapele mbanin,lidhinin një shami shkumbë të bardhë,qe ia mbanin flokët të shndritshme e buta. ..Një “make up” natyral, ndersa sot vajzat e grate, s’lene kimikate pa perdorur per ta mbajtur fytyren te paster e floket te buta…..
Kur vinin në shtëpi e hiqnin atë dhe e varin aty në koridor..dhe i hynin punëve të shtëpisë, me themel- thonë ato. Pastërtore e nikoqire dhe amvisa të rralla në shtëpi,blegtore që s’i ha qeni shkopin,në përpunimin e bulmetit,shefe e guzhinjere të tilla që nuk gjenden ne botë,gatueset e “arit te bardhë” i kam quajtur,të byrekeve e lakrorëve nga llojet me të shumta, të pergatitjes embelsirave e reçelrave te shumtë.
Ato jane mjeshtre të përgatitjes të zaireve të dimrit,ushqimet e thata e te konservuara,të vënies me mjeshtri të turshive aq të shijshme, sa të lëpije gishtat,kujtoj piperkat me gjizë…
Edukatore dhe Nëna gojëmbla,melem e mjaltë për plagë,…mjeshtre të artit të qendisjes,të grepit,të makinës qepse,të thurjes së leshit me lloje -lloje shtija të fanellave e trikove nje mjeshtëri me vete,,e të tjera …
Duarartat,gjenin kohë dhe për një mjeshtri tjetër ,për te cilën nisem të shkruajmë këto rreshta modeste,,ate të thurrje së kashtës se thekrit ,si gërshetë me katër fije, dhe pastaj i qepnin me finesë, ato kapela si saçe,qe s’i mbronin nga dielli ,era e shiu.Nje teknologji artizanale e pergatitjes per thurjen e kashtes,qe nga stazhionimi ne uje ,prerjet e zgjedhjet e fijeve e deri tek thurja e qepja. Pa le që thurnin kapela e per burrat ,për djemtë te stilit “Republika”..
Kur ngritën nëpër fshatrat e Devolllit epkspozitat artizanale të puneve të dorës,nje aksion kulturor i shkollave dhe i mësuesve,midis të tjerave mbaj mend ,që mblodhem relike shume lloje kapelash dhe sende te bëra nga thurja e kashtes.Ato me të mirat dërgoheshin ne Korce apo ne Tirane,ishte nje traditë me vlera kulturore e bukur,nejse,tani le te jetë bisnes..
Pa le qe i varnim neper mure si ornamente zbukuruese e neper dhoma.Shume shofera i varnin ne kabinat e tyre keto zbukurime prej kashte,si kreherka,apo si tip gondoleje,e te tjera.
Shumë fotoreporterë mbaj mend i mbushnin kopertinat e revistave, me protete vajzash devolleha ,me kapelekashtat faqekuqe….

Ku janë ato tani..?!

A mund të na tregoni një kapelkashte të faqekuqeve..?!
A ruhet tani ajo mjeshtëria artistike e thurjes së thekrishtes,jo vetëm për traditë, por do te shtoja e per eksport,pse jo dhe për suvenir per turistët,nga Devolli,nga “kapelekashtat faqekuqe”…

Në mbyllje të kontekstit të portretit te tyre ,le të përcjellim mesazhin e vargjeve të këngës popullore, si një prolog i hapur bashkëbisedimi për vazhdimësinë e traditës :

“kapelekashtat faqekuqe/ qëndisin fushën me lulekuqe”
Nderim ,mirënjohje dhe respekt

Luan Kalana

loading...

Komento!

loading...