Home / POEZI / KAM NJË INAT ME HËNËN
loading...

KAM NJË INAT ME HËNËN

KAM NJË INAT ME HËNËN

Moj hënëz,dëshmitare,e të parës dashuri
me ty,veç me ty,e mbaj një inat
un’ i përndjekuri,me njoll’ në biografi
prej teje e humba dashurinë e pafat
ne uleshim nën pemë,ti erdhe na gjete
dhe qeshe, kur në gjoksin e vashës u preha
arin e rezeve,nëpër flokë, ja trete
po buzët nuk ja pe,me puthje ja fsheha

sa pranë na erdhe,moj hënëz rezeartë
degët ngarkuar vezullim mbi kokë
ngjitu në qiell,o hënëz, atje lartë
se kam hënën time,këtu poshtë,në tokë

por doli atë çast,një re skëterë
ngarkuar luftë klasash,biografi ngarkuar
dil moj hënëz,dil dhe njëherë
lësho pakëz dritë ,për dy të dashuruar

zgjate pakëz vetullën,ndriço,pas asaj reje
mos u fsheh ndër yje,e lot me kolotumba
na le, si dy zogj të trembur,foleje
dhe diku rrëshqita,e dashurinë e humba

e humba rininë,dashurinë për fare
dhe vashëzën ma more,e fshehe pas reve
mos të duhej dritë,moj hënë ziliqare
që ‘ fap”, zgjate dorën,e peng ma rrëmbeve
…………
Mbrëmjeve ulem, tek pema degëthyer
në qilimin e tokës,me lule sherebel
ju pres me shikimin, në horizont mbërthyer
ju pres të dyjave,ti e vetme, më del

moj hënëz ziliqare,që lind e perëndon
dhe ti më dënove,për njollën n’biografi
vashën nuk ma ktheve,vashën s’ma tregon
qënke kryeneçe,ndaj të mbaj mëri
më ke borxh, një dashuri

Qershor 1979
Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...