Home / POEZI / Kaçka e tim Eti
loading...

Kaçka e tim Eti

Kaçka e tim Eti

Baballaret tane te pavdekshem,
devollinj trima ,te mencur e bujq mjeshtra….

Një ditë në perëndim portokalli vjeshte,
kur isha i ri,provoja te shkruaja poezi
mes degëve te arrës që rrinte për karshi,
nëpër rrezet e diellit si flaka e farkëtarit,
një zë foshnje me ngacmonte në dritare.

E lashë ditarin e nxënësve të mi,
muza me mua kish rene ne dashuri,…
I frymëzuar shkrova mbi një fletë,
figurat me radhë, si gurët e shahut
siç vihen njerëzit pas nuses në valle.

Me një dore shtrëngoja metaforën,
fabulën ma fali muza si Abetare,
me tjetren trokisja ritmin me rimë,
nuk e di shkruaja a kendoja melodi.

Lëvroja fjalët si avlëmend me nxitim,
perzieja si piktori njgjyrat me fjalë,
te mulliri i vjetër priste ” poezia ” tjetër,
traktoristja e parë,vasha vishocare.

I hidhja, i prisja figurat si xhongleret,
i ngjitja i zbrisja, si fëmija shkallët,
i numëroja kur i ngjitja, kur zbrisja,
rrëshqisja si femijet mbi sanë.

“-Ç’mendohesh,ç’je skuqur, s’më sheh,
si disk fluturues që vjen nga lart?
Jam pema,arra e babait tënd,
degjon ,jam kaçka e tit Eti !…

Degët e mia kanë hipur mbi çati
sëpatat katile duan të më presin!,
E do, apo s’e do babanë ti?!
S’të dhimbset, do mbetet pa krahë! “

Ishte mit pagan i vjetër,
i frikshem e pak supersticioz,
po te thahej kaçka, mbaronte
ky ishte fundi , vdekja e të Zotit.

Terë jetën babai im,kur ishim çiliminj,
e perkedhelte, kujdesej ai për të,
e ujiste e krasitte gjethet ia fshinte,
sikur e kishte femijë,fshehurazi i fliste.

U rit u bë e madhe,zaptoi oborrë,
na pelqente te rinim ne hijen e saj,
te hanim lakrore, pershesh me dhallë,
vraponim si kuajtë ne lëmë me litarë.

Kur e mësuam ishte vonë,
babai kish fluturuar lart në qiej,
kaçka si nuse stolisur kish zgjatur degët ,
si parashute , me ombrellë nën retë.

Na thoshte komshiu përherë:
“-Yt ate s’ka vdekur,arra s’eshte tharë,
ajo ka marre retë,sa rron kaçka juaj,
Yt ate,shpirti i tij është gjallë! “

Eshtë historia e permallur e tim Eti ,
dashuria e poezisë sime të parë.
Babai s’ron më,tretur ne varet,
Kaçka, fjalet e poezia e tij mbeti.
LUAN KALANA
Dhjetor ,2003 SHBA
Redaktoi:Vullnet Mato

Ç farë është Kaçka?.

Në djalektin e devollit (Arra pemë frut) quehet Kaçkë

Devolli.net 14-02-2012

loading...

Komento!

loading...