Home / POEZI / JU LUTA DUHANXHIUT
loading...

JU LUTA DUHANXHIUT

JU LUTA DUHANXHIUT

Tu luta,si më hoxhë,duhanin mos e nis
mushkërinë qelibar,e llangos,e nxin pis
pse e mbush me blozë,katran, e skëterë
tu luta,tu luta,moos,tu bëra ferrë

një kollë,guu e guu,e sheh,të mbyti sot
në grykë,shuk një lëmsh,të foret,se shkul dot
fjalët s’mi dëgjove,s’mi morre për bazë
ndaj sot, shkul zorrët,e pështyn gëlbazë

ç’është kjo që nxjerr,nga mushkëritë,o mik
aty ke tymin,ke cigaret,të mirë, e të lig
deshe nikotinë, ja ku e ke,të mbledhur
aty ke paqetat,me çibuk,me të dredhur

ç’është kjo që nxjerr,shtërngoju me pahir
e ke blerë me para,dëgjomë, mos e nxirr
gëlltite prapë,mbaje brenda llumbëtirën
thirri mendjes vëllaçko,po flak më të mirën

të lodhi kjo kollë,aman,s’të duroj dot
me llumra nikotinash,gjoksin mbushur plot
nëpër tubat pneumone,këllira e bloza mbeten
ç’të të them, i shkreti:- Më qafë paç veten.

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...