Home / LAJME / PERSONALITETE / Jashar Zenel Bitincka (Mersuli)
loading...

Jashar Zenel Bitincka (Mersuli)

JASHAR ZENEL BITINCKA (MERSULI)

Lindi rreth viteve 1870 ne fshatin Bitincke, Devoll.
Mbaroi studimet ne Universitetin e Stambollit.
U emerua mesues ne shkollen e mesme te Manastirit.
Nje nder anetaret e pare te Komitetit per krijimin e alfabetit te gjuhes shqip ne Manastir me 1908, dhe pjesemarres ne Kongresin e Manastirit per kete ceshtje.
Nje nder anetaret e pare te Komitetit per krijimin e cetave ne lufte per clirimin nga pushtuesit turq.
Nje nder anetaret aktive per hapjen e Shkolles Normale te Elbasanit dhe shkollave te tjera per mesimin e gjuhes shqip.
Pjesemarres ne qeverine e Ismail Qemalit.
Prefekt i qytetit te Korces nen qeverine e Ismail Qemalit.
Ndron jete ne vitin 1917.
Nuk u harua nga regjimi Zogist.
Nuk u permend nga regjimi komunist.

— Prej kohesh kam dashur te shkruaj dicka per Jashar Bitincken si nje figure e Rilindjes Kombetare qe me dashakeqesi u harua nga diktatura komuniste, dhe per inerci as nuk pati ndonje reagim konkret per t’u vleresuar nga qeverite e pasdiktatures kjo figure. Jashar Bitincka u “harua” per t’u mohuar, tamam si nje njeri qe s’ka qene, s’ka jetuar, i panjohur per vendlindjen e tij Bitincken e krahinen, Devollin, per te mbetur absolutisht i haruar per kombin e Atdheun. Keshtu, do te dilte ne plan te pare nje tjeter devolli, bir i Bitinckes edhe ky, por ithtar i flakte i diktatures komuniste, komandanti Zija Kambo.
Lufta e klasave qe u praktikua ne diktature mund te kuptohet ne shume forma, por une e perkufizoj ketu me “lufte me te gjallet e me te vdekurit.” Kete beri dhe komandanti Zija Kambo. Ai luftoi nipin e Jasharit, Sami Mersulin, tentoi ta vrase ate duke e ndjekur kemba kembes ne Zicisht te Devollit ku vrane pabesisht toger Zija Gashin dhe shoke te tjere nacionaliste te Samiut, por qe s’mundi dot te vrase Samiun, dhe sipas thenies “me nje gur vriten dy zogj”, ai goditi xhaxha e nip, Jashar e Sami Bitincka, Samiun se gjalli, dhe Jasharin se vdekuri. Sa jazek Iago thoshe Othello. Samiu ishte vetem nje vit foshnje kur xhaxhai i tij Jashari ndroi jete me 1917.

— Po le te kthehemi te flasim per Jasharin. Mbiemri i vertete i Jasharit eshte “Mersuli”. Ai e mbajti “Bitincka” per nder te vendlindjes se tij. Gjyshi i Jasharit, Ymeri, dhe babai i tij, Zeneli, kane qene te dy oficera te Turqise. Perkohesisht oficer i Turqise ka qene dhe vellai me i madh i Jasharit, Rexhepi, por me vone dha doreheqjen per t’u marre me bujqesi ne fshat dhe per te qene prane familjes. Rexhepi ishte babai i Samiut. Une kam vetem nje foto me te cilen njoh nenen time te dashur, dhe ajo mundi te ruaje ne jeten e saj te shkurter vetem nje foto te xhaxhait te saj, Jasharit, me te cilen une njoh Jasharin, dhe me vjen keq qe s’kam mundesine ta paraqes foton e tij ne kete shkrim mbasi nuk e kam ketu ne Amerike. Pershkruaj se ka dale me nje paraqitje fisnike ku deshmon intelektualitet e miresi me besimin per te realizuar nje ender te madhe. Ne foto eshte dhe bashkeshortja e tij, Ikbal.

— Ne Korrik te vitit 1999, me deshiren e Sami Mersulit dhe timen njekohesisht, shkova per here te pare dhe te fundit here per t’u takuar me dajen tim, Samiun ne Mynih te Gjermanise, mbasi ai ndroi jete ne fillim te 2000-es. Vizita ime ne familjen e tij ishte 10 ditore. Bashkeshortja, djali dhe vajza e tij nuk dinin asnje fjale shqip. I lodhur nga mosha e jeta Samiu perkthente e fliste ngadale, e here pas here i duhej te pushonte pak per te vazhduar me tej biseden. Folem gjate, me tregoi per te kaluaren e tij dhe te familjes, me tregoi dhe per Jasharin, per punen e tij per ceshtjen kombetare. Por ai kish bere nje plan me te mire per te lene te verteten e jetes se vet dhe familjes. Shkruar me shkrim dore ne gjuhen amtare shqip ne nje liber prej 400 faqesh titulluar “Jeteshkrimi im, Liber Biografie i Sami Mersulit”, Samiu pershkruan gjithcka per jeten e vet deri ne Shtator 1950, dite qe niset nga Greqia per te banuar pergjithmone ne Gjermani. Ishte deshira e Samiut, dhe bashkeshortja e tij ma dhuroi mua kete liber ku Samiu ka shkruar edhe ate qe dinte per Jashar Bitincken.

— Le te mos bej asnje ndryshim, Samiu ka shkruar: “Vellai me i vogel i babait tim ka qene Jashari. Daten e lindjes se tij nuk e di ( rreth vitit 1870, shenimi im). Ky mbasi mbaroi shkollen fillore, e cila ne ate kohe ka qene turqisht, shkoi ne shkollen e mesme, dhe me ne fund, ne Universitetin e Stambollit. Mbasi mbaroi shkollen u emerua si profesor ne shkollen e mesme ne Manastir ku vazhdoi per shume vjet ne kete pune. Me vone erdhi ne Korce dhe atje ra ne dashuri me nje vajze qe quhej Ikbal, dhe me kete u martua. Mbasi jetuan te dy vellezerit per nje kohe bashke, Rexhepi qendroi ne fshat, ndersa Jashari vendoset me banim ne Korce.
Tani le te shohim se cfare roli ka luajtur ne ceshtjen kombetare: Ne kete kohe, Atdheu yne, Shqiperia, ka qene i roberuar per 500 vjet me radhe nga Turqia, e cila me zhdukjen e Familjes se Kastrioteve, u be zoteruesja e vendit tone. Rreth vitit 1888 filloi per here te pare qe te nxjerrin zerin per liri shqiptaret qe ndodheshin jashte Shqiperise si ne Bukuresht, ne Sofie, Stamboll, Egjipt, Amerike e te tjera vende, mbasi ata qe ishin ne Shqiperi nuk ishin te lire per t’u marre me ceshtje kombetare. Keta, me shkrimet e tyre, munden qe te shkundnin pak popullin e shkrete nga gjumi i rende 500 vjecar i Turqise. Ne kete kohe ne vendin tone nuk ka patur shkolla shqipe, por edhe as nje alfabet te gjuhes shqip. Gjithe shkrimet te gjuhes shqipe shkruheshin me alfabete te huaja si greqisht, sllavisht etj. Pra, puna e pare ishte krijimi i nje alfabeti tamam i gjuhes sone. Keshtu, shohim se me 1908 ne Manastir u krijua nje komitet per te formuar Alfabetin e gjuhes shqipe. Ne kete komitet ka marre pjese edhe xhaxhai im, Jashar Mersuli, i cili nuk e kurseu jeten e tij, bashke me te vellane, rexhepin per t’ia aritur qellimit te tyre, clirimit te Shqiperise nga zgjedha e Turqise. Me 1909 u ngrit e para shkolle e mesme shqip ne Elbasan per te nxjerre mesues per shkollat fillore qe do te hapeshin me vone ne te gjithe Atdheun e roberuar. Ne kete levizje ka marre pjese aktive edhe Jashari deri ne clirimin e plote te Shqiperise nga Turqia.
Me 28 Nentor 1912, me perpjekjet e shqiptareve jashte dhe brenda Shqiperise, dhe me ndihmen e shteteve te medha si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, dhe ne menyre te vecante nga Imperatoria Austro-Hungareze, dhe nga Italia, Shqiperia e fitoi lirine e saj mbas 500 vjetesh te roberise. Ne kete kohe u formua e para qeveri shqiptare nen kryesine e te ndjerit Ismail Qemali. Ne kete qeveri morri pjese dhe xhaxhai im Jashari. Mirepo intrigat e shteteve fqinj per ta copetuar Shqiperine vazhdonin pareshtur duke nderhyre shume here edhe me fuqi te armatosur brenda vendit tone. Te gjithe ate qe nuk u nenshtroheshin fuqise se tyre i grabisnin, i perdhunonin grate, u digjnin shtepite, e te tjera mizorira, por shqiptaret nuk u perulen dhe vazhduan pune e tyre kombetare pa marre parasysh interesat personale. Ne keto perpjekje eshte shquar edhe Jashari dhe gjithe familja jone. Kjo ka qene koha me kritike qe ka kaluar vendi yne permes shekujve. Ne njeren ane greket kerkonin Korcen dhe Gjirokastren, ne anen tjeter Jugosllavia deshte te dilte ne Shkoder, dhe Italia deshte te mbante buzen e detit Adriatik. Porse me 1913 u caktua nje komision nga fuqite e medha per te caktuar perfundimisht kufite e Shqiperise duke i dhene fund njehere e pergjithmone nderhyrjes se shteteve fqinj ne punet e brendshme te Shqiperise. Ne kete kohe Jashari u caktua prefekt ne qytetin e Korces.
Me 1914 plasi lufta e pergjithshme boterore e cila vazhdoi deri ne vitin 1917. Po ne kete vit ra gripi i cili shfarosi nje pjese te madhe te popullit shqiptar qe ishte i raskapitur nga vuajtjet, lufterat, torturat etj. Nga ky grip, me 1917 vdiq edhe xhaxhai im Jashari pa mundur qe te gezoje edhe nje here frutin e punes se tij. Pak me vone (pas disa ditesh, shenimi im) vdiq edhe gruaja e tij se bashku me djalin, i vetmi djale qe Jashari kishte. Keshtu, jashari nuk mundi te lere nje trashegimtar per familjen e tij.”

— Por Jashar Bitincka la niper e mbesa plot. Brezi tjeter i tyre jetojne ne Gjermani, Argentine, Spanje, Amerike, Kanada, si dhe ne Shqiperi, ne Atdheun e dashur per te cilin Jashari nuk kurseu asnje dite te jetes se tij se shkurter per ta pare Shqiperine te cliruar dhe kombin e tij te shkruante me alfabetin e gjuhes shqip. Falenderoj Zotin qe fati me paska caktuar mua te shkruaj per Jasharin, ta kujtoj ate publikisht per veprimtarine e tij kombetare si Rilindas dhe shqipetar i denje i Shqiperise, edhe pse sot kane kaluar 96 vjet nga dita qe ai jeton vetem si shpirt. Shpirti i Jasharit besoj se me fal mua sot qe s’kam mundesine te pershkruaj gjithe punen dhe perpjekjet e tij hap pas hapi mbasi informacionin e kam te kufizuar. Ajo qe une di eshte se qeveria Zigiste nuk e haroi Jasharin. Ministri i aresimit te asaj kohe e priti me shume dashamiresi sami Mersulin kur beri kerkesen per vazhdimin e Shkolles Normale te Elbasanit per faktin se ishte nipi i Jashar Bitinckes, si nje nga pjesemarresit e hapjes se asaj shkolle.
C’ndodhi me qendrimin e regjimit komunist? — Jashar Bitincka ishte shoku dhe bashkepunetori me i ngushte i Bajo Topullit, Fehim Zavalanit, Sejfi Vllamasit etj. Bajo Topulli ishte nendrejtor i gjimnazit te Manastirit dhe Jashari mesues ne kete gjimnaz. Keshtu, ata ishin ne cdo hap se bashku; kolege ne shkolle, bashkepunetore per levizjen kombetare. Regjimi i Enver Hoxhes nuk e hodhi poshte Bajo Topullin, apo ta haronte sic beri me Jasharin. Per Cerciz e Bajo Topullin shkruhej dhe ne librat e historise se shkollave 8-vjecare. Per Jasharin nuk u tha asnje fjale e vetme. Sigurisht kjo e ka nje shpjegim: Ose burrat e nderuar “Topulli” nuk lane ndonje pasardhes nacionalist ne familjet e tyre si Sami Mersuli, ose prane tyre nuk pati ndonje tjeter Zija Kambo komunist qe ishte i etur te luftonte Sami Mersula.
Bitincka e di kush ishte Jashari, ashtu sic e di edhe kush ishte Samiu. Bitincka heshti per Jasharin dhe konfiskoi ne emer te ligjit komunist shtepine e pronen e Samiut menjehere pas arratisjes se tij te detyruar. Samiu duhej te pranonte ja burgun ja spiunllekun, dhe ai zgjodhi arratisjen. Bitincka heshti per Jasharin se u Kambozua apo u Zijazua aq shume sa edhe ata qe s’kishin te benin fare me Kambot, ndronin mbiemrin dhe benin Kambo per te qene sa me afer me komandantin. Devolli ndoshta nuk u Kambozua, por akoma hesht per Jashar Bitincken ne shenje nderimi per komandantin Kambo. Te tjeret kane filluar te shkruajne edhe per Jasharin. Ja c’thote Zenun Fero ne gazeten “Mokra” Gusht 2009, ne artikullin “Festa e Gurit te Kamjes:” — Komiteti i Fshehte i Manastirit ishte kthyer qender organizuese dhe u jepte udhezime organizatave patriotike per krijimin e cetave dhe armatosjen e tyre . U formuan ceta ne Korce, Pogradec, Gore, Opar, Moker, etj. Patriotet me ze Bajo Topulli, Halit Berzeshta, Gjergji Qiriazi, Fehim Zavalani, Jashar Bitincka, Nuci Naci, me drejtues Bajo Topullin shpallin fillimin e kryengritjes kunder xhonturqve ne Pogradec. Kjo ka ndodhur me 28 Korrik 1912.

— Me gezoi dhe me cuditi njekohesisht nje shkrim, shkruar nga zonja Kozeta Zavalani publikuar ne TemaOnline me titull “Me pasardhesit e delegateve te alfabetit shqip ne Manastir”. Ajo qe me gezoi eshte permendja e Jashar Bitinckes ketu, por ajo qe me cuditi eshte si ka mundesi qe jashari te perfaqesohet nga Fatos Bitincka!… Ai nuk eshte as gjak as soj me Jasharin. Pasardhesi i vertete qe duhej te perfaqesonte Jasharin eshte Muhamer Xhacka, nga fshati Bracan i Devollit. Nuk qe problem per ta gjetur. Zoti Fatos Bitincka patjeter qe ka nje etike profesionale te zhvilluar, por ne kete rast etika morale e tij duket e venitur.

— E thena troc te gjen ne hall e ne mall. Nje hall i madh i ka pushtuar disa mendje me demek kush do ta shkruaje Historine e Shqiperise, dhe a kemi historiane te mirefillte per ta bere ate. Per historine kontribon cdo individ nese di dicka dhe do, mjafton te thote te verteten se di troc, pa dorashka. Historia eshte pjeseza nga te thenat troc, dhe nga ku historianet kane nderin t’i bashkojne keto pjeseza ku duhet dhe si duhet ne nje te tere qe e quajme “Histori.” Historia s’do filosofi; une thashe nje te vertete troc per jashar Bitincken dhe kaq.

— Perfundim: “100 vjetori i pavaresise se Shqiperise u festua vitin e kaluar si asnjehere ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Diaspore dhe kudo qe banojne shqiptare. Ismail Qemali mbetet i nderuari si i pari kryeminister i qeverise se tij ne nje shtet te pavarur. Kryeministra shqiptare kane ardhur e kane ikur, do te vine e do te ikin, ky eshte regulli e ligji; shpresoj te vine shume me te mire se kryeministri aktual shqiptar z. Sali Berisha, por z. Berisha pati nderin e madh te jete kryeminister ne 100 vjetorin e pavaresise, pati nderin te qendroje ne postin qe z. Ismail Qemali qendroi 100 vjet me pare si i pari kryeminister shqiptar.
Po keshtu, per prefekturen e Korces do te vine e do te iken shume prefekte te tjere, uroj shume me te mire se prefekti aktual z. Andrea Mano, por z. Mano pati nderin te qendroje ne postin qe Jashar Zenel Bitincka qendroi 100 vjet me pare si i pari prefekt i qytetit te Korces ne nje shtet te pavarur.

Ne paqe me Zotin,

Hysen Cifligu
Florida, SHBA

loading...

Komento!

loading...