Home / POEZI / JAM DEVOLLI
loading...
Shpetim Myrto
Shpetim Myrto

JAM DEVOLLI

JAM DEVOLLI

Jam Devolli, prandaj po shkruaj për Devollin,
duke mos kopjuar kurrë, Dritëro Agollin.
Po shkruaj për Devollin si luginë,
si dhe për Devollin malësi e krahinë.

Po shkruaj për gurin, edhe për atë baltë,
si dhe për mollët e ëmbëlta si mjaltë.
Po shkruaj për kallirin që rri me kokë ulur,
si dhe për vrreshtat, nga rrushi përkulur.

Si Devolli kam mall të shoh vatanë,
të shoh nënën, babanë, motren e vllane.
Deshire kam te degjoj kendez pa gdhire,
si dhe qingjin, qumeshtin duke pire.

Jam Devolli, dhe për te duhet shkruar,
për Braçanjin tim, ku kam lindur e punuar,
për atë fshat me plot gjallëri e jetë,
që si në dimër e në verë nuk esht’ i qetë.

Po shkruaj për bujkun, edhe për tokën,
për vëndin ku prindërit kanë lenë kokën.
Po shkruaj për gruan, motrën e vllanë,
si dhe për mikeshat ku janë e ku s’janë.

Jam Devolli, prandaj po shkruaj këtë poezi,
me thellësinë e shpirtit, thjesht ashtu si di.
Kënaqem me pranverën si vjen në Dëmbravë,
si dhe për monopatet, lart në Moravë.

Si Devolli, deshire kam të shkoj në arë,
të shoh bujkun kur punon dhe hedh farrë.
Kam mall të kalaroj ate kalin me shalë,
si dhe të shoh çupkën, që se kam parë,

Kam qejf te shoh vajzat ne rini,
të gëzuara dhe te etura per dashuri.
Qejf kam, dasëm devollite të shikoj,
dhe mezet me mish dhe turshi ti shijoj.

Kam deshire qe, afër pusit te pushoj,
dhe bashke me cupkat e devollit te kendoj.
Të dëgjoj blegërimë, dhe të dëgjoj këndez,
dhe ti them Devollit: Mirëmëngjez !

Shpetim Myrto

loading...

Komento!

loading...