Home / INTERVISTA / Intervistë me këngëtarin Gjon Karrica: E dua pafund muzikën dhe artin
loading...

Intervistë me këngëtarin Gjon Karrica: E dua pafund muzikën dhe artin

Intervistë me këngëtarin Gjon Karrica: E dua pafund muzikën dhe artin

Gjon Karrica

Gjon Karrica

Artisti Gjon Karrica është një këngëtar nga Gjakova. Në 1998 largohet nga vendlindja për në Zvicër ku jeton dhe sot. Pasionin e tij, muzikën e bëri karrierë në vitin 2008 dhe e mori seriozisht hobin e tij. Në 2010 Gjoni përfundoi shkollën private të muzikës dhe këndimit. Gjatë karrierës së tij të sukseshme ka bashkëpunuar me artistë shqiptarë dhe të huaj. Krijimet e tij të para janë “Qësht Dashuria” dhe “Një Kosovare virgjëreshë”, me producentin Anton Nuo

Videoklipi: 
[youtube link=”http://www.youtube.com/watch?v=VM-w2W-lasc” width=”590″ height=”315″]

Në performancat e tij i talentuari Gjon Karrica di si të emocionojë publikën me entuziasmin dhe interpretimin e bukur të muzikës shqiptare, si në këngët tradicionale dhe në zhanra të tjera.
“Dua të falenderoj miqtë dhe fansat e mi për përkrahjen. Kam kënaqësinë që t’ju them se ju jeni adrenalina e karrierës sime. Kam akoma shumë punë për të bërë. E dua pa fund muzikën dhe çdo gjë të bukur që quhet ART. Ndoshta dashuria shumë e madhe për këngën ka bërë që të këndoja gjithë kohën duke kënaqur veten. Nga dita në ditë pres të sjell krijime të reja, gjithmonë për t’ju argëtuar juve që më dëgjoni dhe duke u mbështetur te ju miqtë e mi,” tha artisti Gjon Karrica.

Intervista me Artistin Gjon Karrica
Bisedoi Ermira Babamusta, New York
Gjon, keni kohë që merreni me muzikë. Cili zhanër përshkruan më mirë stilin e muzikës tuaj nëpër vite?

Gjon Karrica: Asht një Mix, Pop, House, R`n`B.

Cila është kënga e parë që keni kënduar?

Gjon Karrica: Kënga e parë që kam kënduar është “Unë do t’jam i joti”. Këtë kang e këndoj për një person shumë të veqantë.

Videoklip juaj “Qësht Dashuria” është mirëpritur dhe pëlqyer shumë nga fansat tuaj. Na trego më tepër për krijimin e videoklipit.

Gjon Karrica: Videoklipi është filmua në Winterthur të Zvicrës, në nëntor 2009. Mbaj mend që ka qenë një ditë shumë e ftohtë edhe ishte shumë vështirë që të realizohet. Madje, ka në shumë vene që vërehet që kam nirth shumë. Regjizori turk Uğur Gültekin ka kryer projektin. Jam shumë i kënaqur me realizimin e kësaj video. Video është lançuar në shumë televisione të Kosovës dhe Maqedonisë.
Cila ka qenë performanca live më e preferuar për ju?

Gjon Karrica: Performanca më e pëlqyra ka qenë në finalen e programit famoz pasioni im, Finalen e Zürich.

Ku dëshironi të performoni në të ardhme?

Gjon Karrica: Ku do që ka Shqiptar.

Cilat janë synimet dhe ëndrra juaj në jetë?

Gjon Karrica: Ëndrra ime ma e madhe kishte me qenë nje këngë në gjuhën shqipe ta bënim të njohur në shkallë ndërkombëtare.

Me çfarë projekti po merreni tani?

Gjon Karrica: Tani po merrem me një projekt të ri i cili quhet, Shqiptar, a jeni gati se po vjen Lugati. Tekstin e kam shkruar unë dhe Anton Nue. Muzika nga Anton Nue. Është një kang shumë e mirë edhe mendoj që ka një stil të veqant, është party song. Kurse kangët e tjera që janë në realizim kanë të bëjnë me mua, sepse nëpërmjet muzikës time mund t’i shprehi të gjitha idetë dhe talentin tim.

(https://www.facebook.com/GjonKarricaFanpage).

loading...

Komento!

loading...