Home / POEZI / Hobi i zemrës të Poetit
loading...

Hobi i zemrës të Poetit

HOBI I ZEMRES SË POETIT

Ikonës poetike,Skënder Rusi

“…S’jam ngopur me jetën,
të gjitha që kam dashur,
s’janë bërë idhull për mua,
mjaltën-fjalë Jetë:” Dua !”…
&
Dua të kem energjinë e diellit,
të ngrihem mbi profetët,
nuk jam e s’dua famë,
të zbuloj materien e errët.
&
Të kem zemrën tokësore t’Jezuesit,
mesazhet jetësore të Muhametit
mënçurinë elektronike të shpikësit,
bisturinë humane të mjekësisë.
&
Dua,fuqinë e Zeusit,
mesazhet e urta Biblike,
mjaft më ogurzezën politikë,
rrezatimin e piramidës të Feniksit…
&
Nuk dua të jem shenjtori,
por shpirtin eTerezës t’shenjtë,
me puthjet të shëroj kancerin,
melem për plagët,të shpetoj miletin.
&
Të bëj dasmë me shqiptarët,
jo armiqësi midis vellëzërve,
t’i shtroj konak në majë t’Tomorit
të martoj tokën me qiellin.
&
Dua t’i ngre,t’i ngjall të vdekurit,
tifoza të fushës së sportit,
ata që më kanë bërë kokën,
përmbi retë, prindërit të parët.
&
Nënat e baballarët pa anë,
për bukë e mall,mos vuajnë,
edhe guri të mos qajë,
të gjithë gjënë e gjallë.
&
Dua,që asnjëri të mos vdesë,
të parët fëmijet e nxënësit tanë,
mbesat,nipërit të rriten në paqe,
në udhën e qumështit të vallzojnë.
&
Dua,matkën e familjes,
zotin që lind e rrit ëngjëjt,
yllin që na fal jetën,
Gruan,hyjni me perëndinë!
&
Dua, paqe me kombet në planet,
të zhduk urrejtjen e armiqësinë,
të gjithë ligësinë,në gjithë njerëzinë,
të mbjell ndër Galaktika dashurinë.
&
Dua,lirinë pa rrobër e skllevër
të vdesin luftërat, të mos mbijnë,
dhe plumbi kur të godasë,
Dua, të jetë lule në ballë.
&
Dua, jo për vete, për botën mbarë,
ta le thesar trashëgimie, uratë në vesë,
vëllezër shqiptarie të një gjaku, pa anë,
-Shqipëria Mëmë, Zonjë të mbesë…! ”
&
-Jua them një sekret,është modest,
për kë digjet, përgjërohet poeti,
hobi i tij, fjalët e arta të zemrës ?!…
“Do,që asgjë të mos vdesë !!!”

Luan Kalana

P.s.
Nëpërmjet vargjeve modeste,kam dashur të bëj portetizmin e shpirtit,
figurës simbolike të poetit,idhulli paqësor i shoqërsisë njerëzore.
Ja dedikoj, mikut ,kolegut e bashkëfshatarit tonë,
Skënder Rusit,ikonës së poezisë tonë lirike,
dhe të Letërsisë tonë mbarë Kombëtare,
me të cilin jemi rritur e kemi punar bashkë,
në një fshat e në një shkollë,Vishocicë,Devoll,
mësues të Gjuhes shqipe e të Letërsisë.
Ai mban titullin e lartë,Qytetar Nderi i Devollit…
Skënderi,mbi të gjtha, është Njeri me shpirt njeriu,
me një zemër të madhe dashurie dhe humane,
shumë i dashur e i çiltër me fashatarët,shokët,kolegët
e nxenesit e miqt e tij të shumtë, tij.
Ai është nje talent i lindur ,me prirje në të gjitha fushat,
jo vetëm në letërsi,por edhe në art,kulture e në sport,
një sulmues i talentuar,”Maradona” i futbollit vishocicar.
Nje aktor i talentuar dhe më pas një Dramaturg profesionist,
me dramat e tij të sukseshme në Teatrin “A.Z.Cajupi KORÇË”.
Një dashamirës i talentuar i Librit,themelues dhe organizator
i Konferencave të Talenteve të reja,
dhe sot drejtues i Biblotekës “Thimi Mitko” të Korçës.
Ai qe ndër të parët që përqafoi idetë e punoi per reformat demokratike,
duke u bërë pishtar i saj dhe drejtues i gazetës Korça Demokratike.
Prej vitesh jeton e punon me familjen në qytetin e Korçës,
duke qënë një ithtar i qytetit të serenatave dhe bilbil i lëndinave të lotëve.
Në kofidiencë miqësore, kujtojmë me respekt ,poezinë-këngë të tij,
për dashurine tonë, të “mësuesit me traktoristen”,
duke ruajtur po atë respekt e dashuri edhe sot për kusherirën e tij.
Ne jemi krenar dhe me familjen e tij,dhe për djalin e tij,
Eris Rusi,një prozator i talentuar dhe i sukseshëm.
Për më shumë dhe botimet e tij letrare lexoni në websitet letare.
Me respekt të përzemërt,
Familja Kalana,SHBA

loading...

Komento!

loading...