Home / POEZI / HIMNI I FLAMURIT
loading...

HIMNI I FLAMURIT

Kemi flamurin, dhe himnin me te bukur ne bote,himn ku i kendohet flamurit. Por kemi dhe nje te vertete te hidhur.Femijet tane,ngaqe vazhdojne shkollen greke ketu ne Greqi,…mesojne historine dhe gjuhen qe u serviret,duke harruar historine tone,,bile dhe hymnin tone nuk e dine fare,kur ate te grekut e thone me symbyllur…per fat te keq…

HIMNI I FLAMURIT

Oh,do çmendem,do marr malë
me kokë,ti bie murit
20 vjeç,e goxha djalë
nuk di himnin, e flamurit

Ktu n’kurbet,për bes’ të burrit
si ta them,po si të hesht
pyet për himnin e flamurit
me i miri,di një rresht

ti pyeç për himnin e grekut
si e dinë,fund e krye
mua më rrëmben orteku
lug’ i shpirtit,mu gërrye

mëso himnet, ç’ka në botë
në daç tërë, OKB-në
në s’di tëndin,ësht’e kotë
je kopil,pa bab’ e nënë

në e harrofshim atdhenë
erdhi lumi, e na mbyti
Ismailë e Skënderbenë
i varrosëm ,për së dyti

himni jonë ,dërmon strallë
dhe, në shekuj,që të rrojë
këndojeni,se ju mban gjallë
më ju lumtë, ajo gojë

kur tundet flamuri n’ erë
nga gëzimi, m’rrjedhin lotë
pa le shqipja, me dy krerë
më të bukur,s’ka në botë

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...