Home / POEZI / Havzi Nela
loading...

Havzi Nela

HAVZI NELA

Dhjet’, e gushtit, 88-të
gjith’ kuksianët,pa frym’ ngelën
s’ishte parë ,as në mesjetë
në shesh,varën,Havzi Nelën

mos Ramiz,si s’tu drodh dora
kur me varje,firmos dekretin
mbet’ pa djalë,një nën’ e gjora…
mbeti Kuksi,pa poetin

prit Ramiz,dhe dy vjet,s’të pritet
si s’dëgjon ushtimn’ e Drinit
s’sheh Europën, po plasaritet
dhe po kërcet,mur’ i Berlinit

-Mbeçë moj nënëzeza,mbeçë
nuk jam, nën ur’ të Qabesë
në mes të Kuksit,do më gjeçë…
më varën qentë,e pabesë

eja nënë ,halle pa sosur
hajd’,më shih,jam biri yt
më fshij buzën e gjakosur
e m’liro,at’ litar në fyt

më lag ballin,eja nënë
më sill pakëz uj’ nga krojet
më vish opingën,,që m’ paska rrënë
me të, futboll,po lozin rrojet

nënëzo,mjalt’i patretur
fute dorën,në xhep’ të majtë
900 lek,që më kan’ mbetur
merri,mos mi marrin djajtë

për varrin,nënë,mos u mundoni
xhindet nënë ,u xhindosën
shkulën një shtyllë betoni
e drejt,më këmbë,më varrosën
….

Kukës,Gusht, 88-të
u fry Fierza,u bë det
turp…në shekullin e 20-të
si mund të varet një poet

Ish’ rregjimi,që nxin jetë
vranë ajkën,që kish Shqipria
vran’ shkrimtarë,vran’ poetë
Ptuuu..i vraftë Perëndia

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...