Home / POEZI / HALLET TONA,S’KAN’ TË SOSUR
loading...
Meti Fidani
Meti Fidani

HALLET TONA,S’KAN’ TË SOSUR

HALLET TONA,S’KAN’ TË SOSUR

Hallet tona, s’kan’ të sosur
rradh’ e madhe, thon’, në Sharrë
Nuk ka vend,për tu varrosur
lum ai,që vdiq më parë

hallet tona, s’kan’ të sosur
për në Sharrë,s’ka më bileta
na, dhe rradhë,për tu varrosur
rradhë,rradhë,na u iku jeta

rradhë,rradhë, për një biletë
se, siç erdhëm, dhe do shkojme
një dilem’,ky fat i shkretë
hall të vdesim,hall të rrojmë

të vdeç,do menduar mirë
nuk ka bosh ,as një pëllëmbë
lum ai,që u varros shtrirë
ne të tjerët,në varr,më këmbë

pra, mos vdisni ,se nuk gjen varre
thon’, ka dal’, pronar’ i tokës
se po vdiqe,të qethën fare
paguan ,qimet e kokës

plot, një thes me pare, plot
ndryshe, mbete pa varrosur
dhe të vdesësh,nuk vdes dot
hallet tona,s’kan të sosur
katraur’ ,e katranosur…

Meti Fidani

loading...

Komento!

loading...