Home / POEZI / GRUAJA “MATKA” e NJEREZIMIT
loading...

GRUAJA “MATKA” e NJEREZIMIT

GRUAJA “MATKA” e NJEREZIMIT

( vazdim i poezise ‘Hobi i Poetit”)

&Dua t’i ngre,t’i ngjall të vdekurit,
tifoza të fushës së sportit,
ata që më kanë bërë kokën,
përmbi retë, prindërit të parët.
&
Nënat e baballarët pa anë,
për bukë e mall,mos vuajnë,
edhe guri të mos qajë,
të gjithë gjënë e gjallë.
&
Dua,që asnjëri të mos vdesë,
të parët fëmijet e nxënësit tanë,
mbesat,nipërit të rriten në paqe,
në udhën e qumështit të vallzojnë.
&
Dua,”Matkën” e familjes,
zotin që lind e rrit ëngjëjt,
yllin që na fal jetën,
Gruan,hyjni me perëndinë!
&
Dua, paqe me kombet në planet,
të zhduk urrejtjen e armiqësinë,
të gjithë ligësinë,në gjithë njerëzinë,
të mbjell ndër Galaktika dashurinë.
&

Dua,lirinë pa rrobër e skllevër
të vdesin luftërat, të mos mbijnë,
dhe plumbi kur të godasë,
Dua, të jetë lule në ballë.
&
Dua, jo për vete, për botën mbarë,
ta le thesar trashëgimie,uratë në vesë,
vëllezër shqiptarie të një gjaku, pa anë,
-Shqipëria Mëmë, Zonjë të mbesë…! “
&
-Jua them një sekret,është modest,
për kë digjet, përgjërohet poeti,
hobi i tij, fjalët e arta të zemrës ?!…
“Do,që asgjë të Mos Vdesë !!!”

Luan Kalana…

p.s. matka,bleta femer,Nena,qe ben vezet ne hojet.

loading...

Komento!

loading...