Home / SOCIALE / GAZETA “DEVOLLI” E HAPUR PËR TË GJITHË
loading...
GAZETA -DEVOLLI
GAZETA -DEVOLLI

GAZETA “DEVOLLI” E HAPUR PËR TË GJITHË

GAZETA “DEVOLLI” E HAPUR PËR TË GJITHË

Versioni i pa korigjuar i artikullit Shkruar per gazeten DEVOLLI
JANAR 2015

Botimi I Gazetes Devolli ka qen preukupimi i perhershem I Shoqates Devolli.Gazeta del regullisht njehere ne muaj me nje Tirazh 300 koje.Tashme ajo ka formuar personalitetin e saj,duke ruajtur ne strukturen baze te saj pasqyrimin e aktiviteteve te shoqates.Shume figura dhe emra te degjuar kane kontribuar per ecurine e Gazetes ATA kane qene burimi I furnizimit me artikuj,fotografi,kujtime dhe monografi kushtuar krahines tone.Te tjere kane kontribuar finanaciarisht dhe duke e shperndare deri tek lexuesi.

Pavarsisht luhatjeve ne nivelin e perfaqsimit apo numrit te kufizuar te kopjeve apo vonesave ne Botim ne me mburje prape e themi se gazeta I ka paraprire dhe pasqyruar aktivitetet e shoqates.AJO ESHTE BERE GOJA E SHOQATES.Nje shoqate pa Gazete eshte si nje memece qe nuk mund te kendoje.

Sruktura kockore e Gazetes perbehet nga pasqyrimi I kultures popullore,I traditave te krahines tone,I kengeve dhe valleve te saj,I gjuhes megjithe dialektizmen tone,I kujtimit te figurave kombetare te Devollit,I partizaneve,I bukurive te natyres,I aktiviteteve dhe problemeve qe ka .
Financimi dhe shperndarja e Gazetes eshte realizuar me financime te vogla modeste nga biznesi Devollinjeve. Eshte per te ardhur keq qe dhe nje TIRAZH kaq I vogel te diskutohet. Lidhur me kete problem dua te sjell ne vemendjen e biznesit Devolli se njerzit e pasur te krahines tone I jane gjendur prane financiarisht figurave kombetare si fan Noli e faik Konica nga devolliu Hasan Bitincka,apo finnancimi I shoqerise VATRA nga devollinjte e kohes.
Per gazeten shkruajne intelektuale Devollinj.Shkruajne mesues,inxhinjere,agronome,bujq e punetore.Sipas konceptit te tyre,sipas menyres se vet. Gazeta I ka pasqyruar ato.
Sot Gazeta del dhe lexohet ne INTERNETme adrese devolli.net
Deri ketu cdo gje duket normle,sikur cdo gje ka ecur mbi vaj.

Realiteti eshte edhe ndryshe:

Tematika e varfer e gazetes shpesh vjen nga informacionet e pakta qe vijne nga rethet. Vihet re nje neglizhence shume e madhe per te furnizuar gazeten me material operative.Materialet qe vendosen ne gazete jane jo me te mirat,pasi ka pak larmi ne dergesa,kjo sjell qe redaksia te mos kete mundesi perzgjedhje.

Emrat qe shkruajne jane pothuaj te njejte,jo nga preference e Redaksise sesa nga arsyet qe thame.Shkrimet ruajne nje monotoni duke mbajtur konstante boshtin e gazetes.
Ne diskutime te lira neper tavolina kafeneje te gjithe bejne KOPETENTIN.Sapo perballen me kerkesa reale apo me argument terhiqen duke mos vazhduar debatin public apo individual.

Ne disa raste Gazeta sjell per te njejten tematike informacine te teperta.Kjo ndodh kur shfytezohen material publike te gatshme.
Ka patur nje mendim te drejte apo te gabuar se Gazeta dominohet nga shkrime me perkatesi politike te majte.(Dikush me tha verini emrin Kushtrim breza).ky mendim eshte kultivuar pasi pak vend kane zene ne faqet e Gazetes figura te denuara nga regjimi dictatorial.
Ne takimin e fundit ne zyren e Shoqates Devolli ne Tirane zoti Kambo me te drejte tha:
|HAPENI GAZETEN e nderuara Redaksi.
Ne e gjykojme se kjo thirje eshte e drejte ndaj ju bejme thirje te gjithe Devollinjeve te cilet ndjejne nje OBLIGIM patriotic te shkruajne per Gazeten.Tematika eshte e LIRE.sejcili te shprehe pikpamjet e tij per cka mendon se kontributi I tij eshte pozitiv per jeten e shoqates.

Gazeta do ta luaje rolin e saj kur ti vije ne ndihme Fermereve Devollinj,te haruar nga politikeberjet e Qeverive per thithjen e produkteve te tyre me politikat nxitese dhe ruajtjes te interesit te prodhimit vendas.Gazeta do te luaje rolin e saj kur te ngrihet me foce dhe te mbroje interesat e Devollinjeve te pushuar nga puna padrejtesisht,si rezultat I politikave klienteliste te cfardo partie qofte,si nga e majta dhe nga e djadhta.

Gazeta do te kape tema te rendesishme te cilat prekin dhe politiken shqiptare,pa hyre ne komente dhe opinione duke mos ndikuar ne bindjet politike te Devollinjeve.Fjala vjen:
“Gazeta nuk ka pse te mos shkruaje kur nje force politike ne Devoll nuk eshte e Afte te zgjedhe Kryetarin e saj,por si rezultat I nje koncepti primitiv grindet dhe pranon diktatin nga qendra”(kjo pa dallim per te gjithe forcat politike)
Te kemi ne vemendje se Partite politike jane ASETE te POPULLIT DEVOLLI.Eshte Ai qe I formon,I mbeshtet dhe nepermjet tyre shpreh vullnetin e vet.

Atehere pse ne nuk paskemi te drejte ti mbrojme keto ASETE? Pse duhet te kemi frike me idene e gabur se po bejme Politike?
Ne do te punojme dhe do te shkruajme ne faqet e gazetes TONE duke lartesuar Aktivitetin e te Gjithe Bizneseve te Devollinjeve me qellim per te beret e mundur nje LOBING te mbrojtjes te interesave te njerzeve te cilet sot nuk kane mundesi punesimi,nuk kane mundesi zgjidhje te problemeve jetike per shkak te ngecjes neper dyert e pushtetareve qendrore e locale te paafte.
Te marim nga shoqatat si motra eksperiencen me te mire per kesi punish.
Ne do te shkruajme per heshtjen e Institucioneve shtetrore dhe locale per heshtjen qe tregojne per kerkesat e shoqates Devolli qe te nderojme BIJTE tane me nderime muzeume,buste,dhe dekorime per meritat ne pune,vuajtjet dhe zbulimet shkencore qe ata kane bere.

Trajtimi I prblememve te mesiperme nga ana jone nuk perjshton apo eleminon mbrojtjen e tyre ne organet e tjera publike qofte keto dhe politike.kjo nenkupton dhe mirekupton bindjen e sejcilit,perte respektuar mendimine tij te lire,te pa ndikuar nga kerkesat tona.
Publikimi I tematikave do te behet dhe kur temat jane ne opzicion me mendimet e Redaksise.Parimi jone do te jete” RESPEKTOJ mendimine lire dhe kur eshte ne opnence me bindjet e stafit redaksues.
Te vleresuarit te mendimit kundershtar nuk varet vetem nga Ai qe ngre problemet kurajoze,por dhe nga klima pozitive,vleresuese dhe mirepritja qe do te beje REDAKSIA.

Kurajoja qytetare me culture do ti pershkoje shkrimet e kesaj Gazete.Ne do te synojme qe Devolliu te mos e mare gazeten me zor,dhe kur ta mare ose te mbeshtjelle buken,ose ti hedhe nje sy kur te jete hipur mbi kale,apo per te shtyre nje cope rruge ne autoboz.Ne na nevojitet mendimi JUAJ per cdo gje dhe ne cdo kohe.
Detyra jone do te quhet e realizuar kur Gazeta te kete deshire nga te gjithe te LEXOHET,kur devollinjte ne kjo GAZETE do te gjejne mbrojtesin e interesave te tyre,te shohin me realitet pasqyrimin e cultures,te gjuhes,te kenges,te tradites DEVOLLITE.
Ftoj te gjithe intelektualet,njerrzit e arsimuar,popullin Devolli ne nje debat mbarekrahinor meqellim qe te ndikojme ne ritjen e cilesise te shkrimeve.Neqoftese do te hezitojme do te mbetet dhe ky shkrim si nje thirje ne eresiren e nates,si ne perpjekja e radhes e deshtuar dhe keq per NE.

Keto qe shpreha jane perpjekje te drejta apo te gabuara,por vijne si nevoje e nje NGRITJE te nivelit te Gazetes Devolli e cila sot eshte ne nje monotoni gjumi letargjik.Do te kete dhe REAGIME kunder ketyre mendimeve,por eshte me mire te debatojme,te harxhojme dije,mendime,energji se sa te rime keshtu si deri me sot.
Te gjitha keto qe I shkova me lart nuk kane asnje qellim personal.Jam perfshire ne drejtimin e kesaj gazette se mendoj se po bej nje detyre Qytetare qe cdo devollli do ta kish bere neqoftese I besohej dhe do ti kish mundesite time.

 LEXONI GAZETËN DEVOLLI ONLINE DUKE KLIKUAR KËTU

Qemal Zyfi

loading...

Komento!

loading...