Home / BOTIME / FURRA e BUKES “CEGORA”
loading...
FURRA e BUKES "CEGORA"
FURRA e BUKES "CEGORA"

FURRA e BUKES “CEGORA”

FURRA e BUKES “CEGORA”

Ne oren 2 te mbasdites,hapej dyqani i bukes,aty ne te dale te Korces. Elmaz Kodra priste,duke soditur prej xhameve, buket e stivosura nepetr raftet e drunjta.Era e Moraves te thante,duke perplasur ne xham dhe fjolleza debore te coroditura
Ne mendje i shkoi,se mos priste kot.Jo se nuk do te hapej dyqani, dyqani do hapej ne oren e caktuar,por dicka tjeter e mundonte…A do te ishte me fat te merrte nje buke.Ose te pakten gjysem..Kjo nuk i dihej. Buka ndahej me liste..Vetem per banoret e lagjes..Ne nje regjister gjysme te grisur,ishin shenuar emrat e kryefamiljareve dhe perbri numri i anetareve te familjes..Vetem nga 500 gr.buke per njeri.Kaq ishte caktuar me ligj qeverie
Elmaz Kodra,priste e shpresonte,duke hedhur syte here-here nga Biglla.Rete ishin varur,ngarkuar me deboren e ftohte.Mendonte ato 4-5 ore rruge,gjer ne Arreze..Aty ne Fusha e 2-te e Minieres se Drenoves do te takoheshin te gjithe pazaraket,te shumtit arrzare,por edhe sinicare ,dardhare e nikolicare.Aty do ti tregonin dhe njeri -tjetrit,nese kishin gjetur ndonje buke,dy ,tre,sa te mundnin.Ne fshat fura e kooperatives kishte vetem buke misri,por edhe kjo e pamjaftueshme,nuk arinte racioni.Keto mendonte,dhe perseri syte i hidhte nga Biglla.. Duhej patjeter qe Bigllen ta kalonin pa i zene nata,se pastaj ne tatepjete te shtyheshin kembet vete,edhe pse eresire

Keto mendonte Elmazi,kur nje mi i vogel,doli nga diku brenda dyqanit,dhe filloi te sodite raftet.Dukej sikur lozte valle neper buket e stivosura..Kerce ketu e kerce atje,fyt hundet ketu e fut atje,derisa i fjeti mendja ne nje buke,ne cep,ne raftin e fundit.Miu,futi koken ne buke,dhe i kenaqur filloi te hante, duke hapur nje goxha vrime.Elmazi goditi ne xham..miu u tremb e u fsheh,pas bukeve te tjera,duke lene pas,ate buken e “plagosur”,me nje vrime ne ane.
-Kjo buke patjeter qe me mbeti mua-mendoi.Patjeter qe nuk do ta merrte,asnjeri prej atyre qe ishin ne liste.Kjo buke i takonte ndonje “te paligjshmi”,por per momentin vetem Elmazi e dinte qe ku ndodhej kjo buke

Ne kete kohe erdhi shitsja ..Ne cast u mblodhen dhe plot bleres,te cilet e dinin orarin.Shitesja shenonte per secilin ne rregjister nje kryq qe tregonte se buken e kishte marre,..Te paligjshmit,kryesisht fshatare prisnin me ndrojtje..I erdhi rradha Elmazit
-Shoqe dua 2 buke- i tha Elmazi duke i zgjatur nje 250-tshe
-Dyyy….-u cudit shitesja,-c’eshte kjo,ti nuk je ne lagjen tone mor’xhaxha,nuk e ke emrin ne liste…Te pakten kerko nje gjysem buke ose nje, e shumta,te kete lezet..Po ti kerkon dhe dy pernjeheresh..Dy buke nuk i marrin dhe ata qe jane ne liste..Hajde xhaje hajde…hahahaha-qeshi shitesja duke hedhur syte nga klientet e rradhes

-Degjo moj shoqe-ja preu Elmazi,-une njëzë e kam dë torbët,por si do behet per nje te dytë
Gruaja e shtoi habine- Po ku eshte kjo njëzë, qe e paske te siguruar?
-Ja -i thote Elmazi-shko merre ate buken ne qoshe,ne raftin e trete,ajo eshte buka qe e kam dë torbët..ajo buke me takon mua..Shitesja u zgjat dhe e morri..kur e sheh, te shpuar nga miu..
Qeshen, edhe shitesja ,edhe te pranishmit

-Merre te takon,jo vetem kjo por dhe dy buke te tjera-dhe shitesja ja solli mbi banak,..Te takojne xhaxha, vetem per humorin…Elmazi i futi ne thes te tria buket,i pershendeti te pranishmit dhe doli..Morri mushken e lidhur ne nje shtylle aty afer,dhe u nis drejt Drenoves,per tu takuar me te tjeret
..Buka nje ceshje qe nuk u zgjidh kurre, ne afro 50 vitet e socializmit…Mbas clirimit ndarja e bukes,behej me metoden e triskave te Frontit,me pas, as reforma agrare nuk e zgjidhi problemin..As aleatet tane lindore,jo… Bile, Nikita Hrushov,thoshin, qe kishte deklaruar se, aq grure sa doni ju shqiptaret,ne na i hane minjte.Pastaj na del Enver Hoxha e na thote qe ne jemi nga ata qe,edhe buke kemi,por, edhe bar do hame.Prapë del Enver Hoxha e na thote se ne ishim te paret ne bote qe siguronim buken ne vend..Po ku pa..Ne fshataret u beme lipcare,per nje buke gruri,shpesh dhe te thata,te mykura,te demtuara,apo dhe te ngrena nga miu..As kooperativat, as tufezimet as Kina e madhe moter,as Mao Ce Duni ,nuk na ndritne.Buke me racion dhe me liste
Kane kaluar me shume se 3 dekada,dhe nuk e di si mu kujtua, kjo historia e bukes se Elmazit.Dhe te gjithe ne qe e kemi njohur, e kujtojme per humorin qe e karakterizonte,aq sa dhe skamja,hidherimi,lodhja ,gezimi,te gjitha kaloheshin me humor.Humoriste popullore,thuajse artiste,si Xha Elmazi,Sicja,Lani i Cakallit,Dania i Cegores,Alizoti,Safeti i Orhanit,Emini,Selua i Zaimit,e plot e plot te tjere,qe e germonin shakane dhe humorin,dhe me batutat e tyre,shpesh te verteta,e haroje dhe momentet me te veshtira
.
Shtator 2014…Para disa kohesh, u ndodha ne shtepine e Tani Anellit,nje shtepi
e re,bashkekohore. Po kryente punimet e fundit te mobilimit,por i duhej te bente
nje ndryshim prize per televizorin..Me thirri dhe shkova ta ndihmoja,mbasi xheku i fut duart..Aty erdhi Aliu,Ali Braholli..Sa hyri e morra vesh se kush ishte,por emrin nuk ja kujtoja dot sakte..Kurse Aliu fillimisht me ngateroi me vellane e mesem,Anin,por si u mendua pak u vet korigjua
-Jo, je Meti..

Po i thashe-dhe u perqafuam..35vite, ne mos me shume,qe nuk ishim pare, mbasi une jam larguar i vogel nga fshati..Ishte me djalin e vogel,nje djale i qeshur rreth te 20-tave
Ne bisede e siper me tha qe kemi hapur nje furre buke,e ka hapur djali tjeter,ja ka marre doren.Aty kujtuam dhe xha Elmazin,me historine e bukes de torbe.Mbeti per humor.Te qeshim pak dhe ne brezi tjeter,pse jo dhe brezat pas nesh..Me Shkelqimin,djalin e vogel te Elmazit ,jemi te nje moshe,shok klase .Aliu eshte nja dy vjet me i madh se ne, por mu duk si me i ri,nuk ka rrene fare..Si te bjerre,,,vetem fol e qesh

Te nesermen nuk mu durua,me duhej te gjeja furren e djalit te Aliut.Pak a shume ma thane se ku ndodhej..U Befasova kur pashe nje tabele me mbishkrimin “CEGORA”.Fisi Cegoreve,me i degjuari ne Arreze..Babai me tregonte se ne kishim patur hyrje-dalje me Cegoret,shkonim mire..Ndjeva njefare krenarie te brendshme..Furra “CEGORA”,..Neper bisneset rrotull e rrotull,shikon emra greke,italiane,angleze,etj.,kurse ketu shenohet emri i rrenjes,origjines.Furra ” CEGORA”. Bukur…Ku te veje me bukur

Ne dyqan hynin e dilnin bleres te ndryshem..Hyra duke bere kembe, me kemben e djathte,keshtu e kemi patur zakon,kemba e djathte tregon mbaresi…Ka mbetur nga te paret..dhe ne keshtu e kemi gjetur dhe , keshtu ta leme…Nje vajze e re sherbente me shpejtesi dhe me kulture profesionale.Prodhime nga me te ndryshmet,lloje-lloje bukesh,prodhime brumi tradicionale dhe embelsira.Klientet benin perzgjedhjet e tyre,secili sipas gustos,buke rrumullake,panine,buke te tradites etj…Kliente nga me te ndryshmit..Nje grua pak nazelleshe,e zgjaste gishtin tregues drejt rafteve,duke kerkuar nje buke pak te rreshkur,ashtu i pelqente..Vajza i solli tre kater dhe gruaja duke i shtypur me dore buket,zgjodhi buken qe i pelqente,dhe e kenaqur e falenderoi shitesen..Nuk e di si njeheresh, mu kujtua perseri xha Elmazi,me ate historine e bukes..Dhe jo vetem Elmazi,por edhe une qe po shkruaj keto rreshta,dhe te gjithë ne, Cegorë,Fidanë,Hanellinj,Hysollinj,Kodrallinj,Zotollinj,Memellinj,te gjithe i kemi provuar,rolin e lipcarit per nje buke,ne dyqanet e bukes ne Korce.Edhe vete Aliu,pronari i ketij bisnesi e ka provuar rradhen si i “paligjshem”,per nje buke gruri,dhe te gjithe bashkemoshataret e Aliut,dhe te gjithe bashkemoshataret e mij,edhe une,dhe te tjeret dhe te tjeret

Dhe Aliu dikur “i paligjshmi”,ne furrat e bukes,sot ka vete nje furre buke.. Nje bisnes per tu marre shembull,per nga pastertia,sherbimi,gatimi,cilesia,shija…Bera dhe une blerjet e castit.Mora pak nga te gjitha,sidomos embelsira..Djali i vogel i Aliut,hyri nga jashte,kishte marre dicka per furnizim.. E pergezova per bisnesin,duke i uruar suksese..Nje bisnes tamam bashkekohor,europian,ndonese modest per momentin..Mbare tu veje djema,mbare,..Ju ndihmofte fati,ju ndihmofte emri “CEGORA”,ju ndihmofte Gobergora,lart e me lart..Zoti tua shperbleje guximin,kurajon.
Dhe do tua shperbleje patjeter
..
Meti Fidani….

loading...

Komento!

loading...